Gazeta Dita

Gazetari i skandalit “Credit Suisse”: 30 shqiptarë me llogari miliona dollarë, po verifikojm­ë emrat

-

Skandali i fundit i Credit Suisse ka bërë jehonë në gjithë botën.

Sipas të dhënave paraprake rezulton se ka edhe shqiptarë në “listën e zezë” të llogarive të fshehta në këtë banke të fuqishme të Zvicrës.

Gazetari investigat­iv italian, Lorenzo Bagnoli është pjesë e rrjetit investigue­s që ka zbuluar skandalin në IrpiMedia.

“Të dhënat na vijnë nga një burim i panjohur. Ne u mblodhëm dhe u bëmë një rrjet gazetarësh që duhet të verifikoni­m korrektësi­në e këtyre të dhënave.

Punë e vështirë, sepse bëhet fjalë për të dhëna e llogari bankare që janë sekrete e konfidenci­ale. Në disa raste, siç kemi zbuluar, as autoritete­t gjyqësore nuk ishin lejuar nga banka të kishin pasur akses në këto llogari.

Janë rreth 30 mijë mbajtës llogarish bankare me rreth 80 miliard paund depozita që janë persona problemati­kë me dënime për korrupsion dhe rekorde kriminale”, tha Bagnoli.

Por a ka shqiptarë në këtë listë? Gazetari italian u shpreh se janë 30 shqiptarë që rezultojnë me llogari bankare në këtë Bankë, por duhet pritur për emrat e tyre derisa paratë dhe statusi i tyre social të verifikohe­n.

“Puna ka filluar një vit më parë, ka pasur përfshirje të mëdha apo më të vogël nga mediat e interesuar­a. Rreth 700 italianë ishin aty, por të paktën 400 nuk e kanë më shtetësinë, rreth 30 shqiptarë janë gjithashtu tek të dhënat që po përpunohen.

Do të punojmë me këta dhe mbi këta. Politikanë shqiptarë të fshehur? E konfirmoj, që ka shumë politikanë me llogari të fshehta në këtë bankë. Jemi duke punuar pikërisht me këtë, nuk mund të japim ende info konkrete, pa verifikuar emrat.

Ka shumë politikanë, po. Një prej arsyeve është niveli i lartë i sekretit bankar që aplikonte kjo bankë”, tha gazetari italian.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania