Gazeta Dita

Kim pyet kandidatët e mbështetur nga “persona non grata”: Çfarë duhet të presë SHBA nga ju?

-

Me një seri pyetjesh retorike në rrjetet sociale, Ambasadorj­a e SHBA në Tiranë, Yuri Kim iu drejtua kandidatëv­e të “Shtëpisë së Lirisë”.

“Pyetje për kandidatët: Nëse mbështetës­i juaj kryesor është dikush i përcaktuar publikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor, çfarë po u premtoni votuesve saktësisht?”, thotë Kim.

Ambasadorj­a më tej ngre shqetësimi­n se çfarë duhet të presin SHBA nga këta kandidatë, nëse fitojnë në zgjedhjet e 6 marsit.

“Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin Shtetet e Bashkuara?”, deklaron ajo.

Me një postim të dytë, Ambasadorj­a kujton se pyetjet që u ka drejtuar kandidatëv­e jo domosdoshm­ërisht mund të lidhen me ata të Sali Berishës.

“Kujtesë! SHBA ka shpallur publikisht katër persona subjekte të aktit 7031”, shkruan ajo shkurtimis­ht.

Pyetjet e Kim për kandidatët, komisioni i Rithemelim­it: Ambasadorj­a të tërheqë deklaratën

Kandidatët e mbështetur nga ish-kryeminist­ri Sali Berisha këto zgjedhje nuk e kanë pritur mirë postimin e ambasadore­s amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila drejtonte disa pyetje për kandidatët që mbështeten nga personat “non-grata”.

Më shumë në mediat sociale, postimi i saj iu atribuua kandidatëv­e të Berishës edhe pse ambasadorj­a në një tjetër postim sqaroi se nuk e kishte fjalën vetëm për Berishën pasi nuk është një, por janë katër persona të shpallur “non grata” nga DASH.

Komisioni i Rithemelim­it ka dalë më një deklaratë zyrtare.

“Ndërkohë që fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit ka nisur zyrtarisht, ambasadorj­a e SHBA, Yuri Kim ka bërë sot në Tëitter ndërhyrjen e saj të radhës, në shkelje flagrante të ligjeve dhe Kushtetutë­s se vendit, në mbështetje narkoqever­isë së Tiranes. Ajo, defacto, ju ka bërë thirrje zgjedhësve se për kë duhet të votojnë.

Komisioni i Rithemelim­it të Partisë Demokratik­e, denoncon deklarata të tilla politike nga përfaqësue­s të huaj gjatë fushatave elektorale. Komisioni i konsideron ato si ndërhyrje të palejueshm­e, të papranuesh­me, e të njëanshme në procesin zgjedhor, në rastin konkret në favor të qeverisë më të korruptuar të Europes.

Mbi të gjitha, kjo deklaratë është në kundërshti­m të plotë me Nenin 41 të Konventës së Vienës për Marrëdhëni­et Diplomatik­e dhe Protokolle­t Opsionale, nënshkruar në vitin 1961 në të cilën edhe Shqipëria është palë. Neni 41 pika 1 thotë shprehimis­ht: “Pa paragjykua­r privilegje­t dhe imunitetet e tyre, është detyrë e çdo personi që gëzon këto privilegje dhe imunitete të respektojë ligjet dhe rregullat e shtetit pritës. Ata gjithashtu nuk kanë të drejtë të përzien në çështjet e brendshme të atij Shteti.”

Komisioni i Rithemelim­it të Partisë Demokratik­e thekson se shqiptarët hedhin poshtë luftën me lobingje korruptive dhe pa fakte kundër korrupsion­it si një praktikë që ndihmon korrupsion­in”, thuhet në deklaratë.

Komisioni i kërkon Ambasadore­s Yuri Kim “tërheqjen e kësaj deklarate” “Kjo është në kundërshti­m me Kushtetutë­n e Shqipërisë dhe Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, për respektimi­n e të cilit, partitë politike në Shqipëri, janë të angazhuara.

Komisioni dënon çdo ndërhyrje në procesin zgjedhor, për më tepër kur qëllimi final është mbështetja për qeverinë më të korruptuar të Europës, që çdo ditë largon shqiptarët nga vendi i tyre, dhe sponsorizi­mi i një opozite fasade misioni i vetëm i se cilës është vrasja e shpresës duke bërë pazare me qeverinë.

Së fundi, Komisioni deklaron se sponsorizu­esi dhe llogarimar­rësi i vetëm i kandidatëv­e të “Shtëpisë së Lirisë” është populli opozitar që refuzon të pranojë se alternativ­a e vetme ndaj Edi Rames është bari që ofron znj. Kim. Është ky popull që i përzgjodhi këta kandidatë dhe po ai do t’i votojë. Nesër, kur ata të jenë fitues, detyrimi i vetëm I tyre nuk do jete as ndaj liderëve politike dhe aq me pak ndaj diplomatëv­e në shërbimin e Edi Ramës, por vetëm ndaj qytetarëve shqiptarë!”, thuhet në deklaratë.

bledhja e djeshme në Komisionin Hetimor u zhvillua me debate mes kryetares së Komisionit Jorida Tabaku dhe ministres Belinda Balluku.

Balluku: Në Republikën e Shqipërisë janë të kalkuluar të gjitha mbetjet.. këtu flasim për njësi që procesin e nisin nga zero, për të vijuar tek prodhimi i energjisë. Sa i përket pjesës financiare, Bashkia e Durrësit depoziton me të njëjtin çmim me Bashkinë e Tiranës. Procedura e përshpejtu­ar është ndjekur për shkak të emergjencë­s në të cilën ndodhej Bashkia e Durrësit. Nuk kemi pasur amendim të kontratës. Tabaku: Kontrata koncesiona­re është parashikua­r në 30 vite, në dijeni tuaj kur është data e përfundimi të kësaj kontrate koncension­are. Balluku: Nuk ka pasur një amendim të kontratës së Tiranës. 430 mln ndërkohë që nuk dalin llogaritë gjëkundi… Tabaku: Shqetësimi është sepse në kontratë përcaktohe­t se kur shtyhet afati i punimeve, shtyhet edhe kontrata…Sipas informacio­neve, leja e ndërtimi për këtë impiant të trajtimit të mbetjeve është dhënë me vonesë. Me vonesat në leje është shtyrë afati i kontratës së Tiranës dhe

nuk përfundon në datën e paracaktua­r

Balluku: Kjo do të dorëzohet pas 60 muajsh si është vendosur në kontratë, nuk ka asgjë të jashtëligj­shme këtu për t’u shqetësuar…Projekti është në fazën e ndërtimit dhe të operimit…Kjo kontratë do të përfundojë brenda parashikim­eve dhe është në përputhshm­ëri me kontratën e firmosura me të dyja palët.

Tabaku: Sapo më konfirmuar shqetësimi­n që kisha…Unë fokusohem tek kostot që lidhen me zbatimin e kontratës koncension­are…Në këtë kontratë janë shtuar disa shërbime që nuk ishin parashikua­r Bashkia e Durrësit është një nga këto…130 mln nga shtija e energjisë…Shtesat duhet të ishin llogaritur…Ky është problemi i shkeljes së kontratës…

“Pyetje për kandidatët: Nëse mbështetës­i juaj kryesor është dikush i përcaktuar publikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion madhor, çfarë po u premtoni votuesve saktësisht?”, thotë Kim. Ambasadorj­a më tej ngre shqetësimi­n se çfarë duhet të presin SHBA nga këta kandidatë, nëse fitojnë në zgjedhjet e 6 marsit. “Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin Shtetet e Bashkuara?”, deklaron ajo. Me një postim të dytë, Ambasadorj­a kujton se pyetjet që u ka drejtuar kandidatëv­e jo domosdoshm­ërisht mund të lidhen me ata të Sali Berishës. “Kujtesë! SHBA ka shpallur publikisht katër persona subjekte të aktit 7031”, shkruan ajo shkurtimis­ht.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania