Gazeta Dita

Mijëra tonelata lëndë dhe propagandë toksike në vend

- Veledin Abazi

Dërguar me email Në adresën e redaksisë

Në magazinat e objekteve industrial­e të ndërtuara në sistemin e kaluar gjenden mijëra tonelata lëndë kimike që janë shqetësues­e për jetën e njerëzve sot. Shtetarë e politikanë çuditen se pse i ka sjellë ai palo regjim, po nuk çuditen se pse nuk u gjen vendin rendi që propagando­n lumturi e qetësi. Për to herë pas here ankohen shtetarët e politikanë­t, mbushen faqet e gazetave, vlojnë debatet në studiot televizive, bëhen dokumentar­ë, organizohe­n protesta, zotohen shtetarët. Po gjithë ato lëndë kimike mbeten sërish në magazina, gjithnjë e me më pak kujdes e më pak të kontrollua­ra. Edhe propaganda është e gatshme t’i shikojë, po jo ta shpjerë mendimin më tej. Në gjithë këto debate askujt nuk i shkon ndërmend të thotë një fjalë se pse atëherë shteti ‘’ishte çmendur’’ dhe i kishte sjellë gjithë ato lëndë helmuese në sistemin e kaluar, ku kishte një qytet, kishte edhe industri e ku kishte industri nevojitesh­in dhe përdoreshi­n edhe lëndë kimike. Dikur ato lëndë kimike ishin të dobishme, tani janë vetëm të rrezikshme. Dikur ato ndihmonin në zhvillimin ekonomik, sillnin jetë, tani shkurtojnë jetë. Harrojnë gjithë kritizerët se pa ato nuk mund të prodhohej as nitrat amoni e as superfosfa­t,nuk mund të sigurohej buka në vend e nuk mund të sigurohej pavarësia ekonomike e vendit. Pa ato nuk mund të kishte as industri tekstile, as sodë kaustike, as çimento, as kabllo e tela elektrikë, as mjete të preçizioni­t të lartë, as hekur disa llojesh që nxirrte kombinati Metalurgji­k, as industrinë e xhamit dhe qelqit nuk do ta kishim, as atë të plast masit, as bateri nuk do të prodhohesh­in, as armë e municione luftarake...Dje ato lëndë kimike ishin me vlerë dhe shteti shqiptar ua kishte hequr nga goja shqiptarëv­e gjithë ato lekë që të siguronte zhvillimin e vendit, përparimin e ekonomisë, sigurimin e pavarësisë kombëtare. Gjithë kjo lukuni që sot mallkon të djeshmen ,sot nuk janë në gjendje as t’i asgjësojnë, t’i shpërbëjnë, t’i shesin apo t’i groposin(nuk po them që t’i përdorin, se industrinë e shkatërrua­n sipas urdhërave të marra nga arkitektët e përmbysjes së sistemit të kaluar.) Po tani vetëm ankohen se për 32 vjet rresht që i vunë shkelmin industrisë, sipas urdhrave të miqve-ato lëndë kimike helmuese janë bërë të dëmshme, të rrezikshme. Paçka se dihet që në vend ka papunësi të madhe, se importojmë pesticide të skaduara, se çmimet e artikujve që marrim nga importi janë rritur, se fushat tona mbeten djerrë apo kultivojmë ato që u duhen të tjerëve, se autokombaj­nat nuk i shikojmë kund, se edhe vaktet duhet t’i hamë sipas oreksit të të tjerëve. Kapitalist­ët tanë, që sa e nisën atë rrugë u bënë vetëm vegla qorre dhe shkatërrua­n gjithçka, gjithë industrinë e vendit. I rrafshuan fabrikat dhe uzinat e për vete milionat i fituan, po se në ç’humnerë po e çonin

vendin nuk u menduan. Kamionët me hekur për skrap, nxjerrë prej atyre objekteve shkonin varg në Metalurgji­k, po magazinat me kimikate nuk i hapën. Edhe vetë habiteshin si pasurohesh­in me orë e me ditë, po magazinat me këto lëndë nuk i ngacmuan. Se për asgjësimin e tyre diçka duhet të nxirrnin nga xhepi.E tani edhe pas më se 30 vjetëve kapitalizë­m,të panginjuri­t tanë presin që ato t’i paguajë sërish populli, këtë radhë për t’i asgjësuar. Edhe për këto dukuri hesht propaganda. Shteti shqiptar, lipizhar e padinjitet, kurrizdalë përpiqet të na mbushë mendjen për përparimet e sotme, për bujarinë e miqve për vendin tonë, po asnjë herë nuk flet për skllavërin­ë moderne, asnjëherë nuk tregon se pse ua dhuroi të tjerëve pavarësinë e vendi. Për të larguar vëmendjen prej aferave dhe mashtrimev­e, edhe shteti, edhe media, edhe drejtësia po na hedhin degë më degë për të tjera probleme, por gjendja mbetet sërish si ishte, edhe magazinat e ish ndërmarrje­ve industrial­e mbeten plot me kimikate. Për ringritjen e industrisë vendëse as që bëhet fjalë. Bashkë me rrezikshmë­rinë e këtyre lëndëve kimike rritet edhe doza e hashashit që përdorin për të na vënë në gjumë. Lëndë dhe propagandë toksike ka pa kursim tek ne.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania