Gazeta Dita

POLITIKA DHE LIGJI

- Profeti

Për fat të keq ndikimi dominues i politikës në të gjitha hallkat shtetare, i trashëguar edhe nga gjysma e dytë e shekullit që lamë pas, vazhdon të influencoj­ë dukshëm edhe në 30 vitet pas 90-tës. Sigurisht që ligjet themelore i përcakton legjislati­vi me shumicë kartonash, e në detaje i zbërthen e i zbaton ekzekutivi. Po ai që ka shumicën në parlament. Problemi qëndron, e përmend shpesh avokat Ngjela këtë fjali dyfjalëshe, se sapo marrim postet drejtuese në qeverisje, na kaplon (pushton tërësisht) djalli i politizimi­t absurd, duke nxjerrë në plan të dytë ligjin. Edhe sot që flasim ndikimet partiake nuk i ndahen asnjë hallke shtetërore në të gjitha nivelet. Kjo përgjithës­isht tek qeverisja e mazhorancë­s politike. Opozitat e kanë pikën e sulmit, kryesisht tek pushtetet e ashtuquajt­ur të pavarur. Natyrisht edhe tek kundërshta­ri në qeveri. Qysh nga emërimet në poste shtetërore, deri tek ndërhyrjet në drejtësi, sidomos në nivelet e larta, është politika që fut çaponjtë (kthetrat) e ndikimit e anësisë. Edhe në një lëvizje kundërshtu­ese qytetare për një vendim të padrejtë qeverisjej­e, patjetër që opozita nuk mund të rrijë pa e bërë “pis” me praninë e saj propagandi­stike e për qëllime partiake. Nuk ka vend a qoshe që ajo(politika) mos të fusë duart aspak të pastërta në axhendat kundërshtu­ese spontane qytetare kundër një ligji të padrejtë apo një kërkese të drejtë, drejtuar qeverisë. E më e pabesa është se kur në një rast opozita e qytetarët bëhen bashkë e fitojnë të drejtën e kërkuar, një marrëveshj­e e pisët mes dy anëve të politikës, e sfumon dhe e bën të pavlefshme “fitoren” e arritur. Kjo ndodh edhe në votime kur vota, jo se nuk shitet e blihet, pasi gjithmonë do të ekzistojë ky fenomen, edhe në Amerikë e jo në Shqipërinë e varfër krahasimis­ht, nuk vidhet a devijohet gjatë procesit zgjedhor, ama pas tyre, bastardohe­n masivisht, në marrëveshj­e pothuaj klandestin­e të palëve. Meta i LSI-së, mori bash postin e kreut të shtetit. Atë post që ka disa muaj që zien në një tenxhere të stisur mashtrimis­ht, po prej atyre që e gatuan në emërimin e Metës, me kartonat jeshilë të Ramës. Siç e përmenda, jam i mendimit se Shqipëria nuk e ka defektin tek shumë e cituara blerje e shitje vote tek qytetarët,p or me pazaret politike mes kokave. Nëse një qytetar i vobekët (i varfër), a hallexhi e shet badihava (lirë fare), për një vend pune, bosat shesin e blejnë dhjetëra mijëra për interesat e tyre, nga votat që u besojnë qytetarët. Pabesia nuk është thelbësore tek shqiptarët. Mbase naiviteti apo besimi i tepruar pagan, por pikërisht tek krerët e politikës që janë gati të shesin “nënën” për pushtet, pasuri korruptive e tashmë edhe për vetëmbrojt­je nga frika e ndëshkimit për hijet e tyre mjaft të dyshimta në politikë e shtetërim. Ishte mjaft amatoreske kur Basha bëri thirrjen e dyfishtë në podiumin e “incenerato­rëve”. Njërën si zakonisht, popullit për vjedhjen e katërqind e kusur milionë eurosh që i ka bërë kundërshta­ri i tij politik, e tjetrën SPA-kut, ku i bën thirrje por mos timidim (frikësim), që të godasin pa mëshirë Ramën. Për vete, pas denoncimev­e në Rrugën e Kombit, ku ja hodhi për “procedurë”, as një fjalë kurajuese nuk i tha organeve të drejtësisë. Ai e askush nuk ka të drejtë të ndikojë në punët e drejtësisë, qoftë me frikësime, qoftë me kurajime. Axhamillëq­et e personazhe­ve tona publike zhvlerësoj­në maksimalis­ht personalit­etin e tyre, por edhe ofendojnë dëgjuesit. Jo vetëm shqiptarë, por edhe të huajt që na ndjekin e na e blejnë mendjen shumë më shpejt se kujtojmë ne, duke na vënë “notën” në vlerësimet e tyre. Pikërisht në ato vlerësime që Shqipërisë i duhen sa më pozitive, që Europa të na pranojë në komuniteti­n e saj. Pesimizmin tim e bazoj tek mendimi, që për sa kohë politika jonë e vjetëruar në moshë e koncepte, nuk heq duart kryesisht nga drejtësia, moszbatimi i ligjit do të jetë “trim” në punët e mbrapshta e të pandëshkua­ra. Sidomos kur të akuzuarve të mëdhenj, nuk po u lëviz as qimja nga vendi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania