Gazeta Dita

Vranë pronarin e marketit në grabitje, apeli vulos burgun e përjetshëm për një nga dy autorët

-

Merr formë të prerë verdikti i shkallës së parë, për ngjarjen që tronditi opinionin, në muajin prill të vitit 2018, në Kamëz. Vladimir Kurti, i dënuar më parë për vjedhje, do kalojë jetën në izolim përjetë, kurse shoku i tij bashkëpunë­tor, Ruzhdi Hoda, u dënua me 26 vite burgim. Vranë Agim Bucin me armë në grabitje, në sy të djalit 6-vjeçar dhe plagosën rëndë gruan. Kurthi me përgjime i Policisë zbuloi skemën dhe autorësinë

Gjykata e apelit të tiranës dënon me burgim të përjetshëm një nga dy të pandehurit e akuzuar për një krim të rëndë gjatë grabitjes me armë, katër vite më parë në Kamëz. Bëhet fjalë për dosjen e vrasjes e shitësit të marketit, agim Buci, në muajin prill të vitit 2018, një ngjarje që tronditi opinionin publik.

dje kjo çështje mori edhe verdiktin e formës së prerë të apelit, që dënoi me burgim të përjetshëm Vladimir Kurtin dhe me 26 vite burgim bashkëpunë­torin Rruzhdi Hoda.

Apeli ka konfirmuar kështu vendimin e shkallës së parë të Gjykatës e tiranës, që kishte caktuar burg përjetë për Vladimir Kurtin, i cili vrau pronarin e një marketi në sy të fëmijës 6 vjeç, për t›i grabitur xhiron ditore në prill të vitit 2018.

avokatët kërkuan ndryshimin e verdiktit të shkallës së parë, duke pretenduar parregulls­i apo lehtësim të rrethanave. Por trupa gjykuese nuk ka qenë e këtij mendimi, duke u pajtuar me pretencën e Prokuroris­ë.

Sipas dosjes hetimore, rezulton se para se të futeshin në dyqan, Vladimir ka nxjerrë pistoletën, ndërsa Rrushdiu thikën, duke u futur brenda. Vladimiri është afruar tek kasa për të marrë lekët, por aty ndodhej edhe fëmija i viktimës agim Buci. autorët qëlluan shitësin-pronar dhe gruan e tij. Pas ngjarjes autorët u larguan me vrap, ndërsa kanë marrë makinën, duke u larguar në drejtim të Bovillës, ku edhe hodhën disa nga provat dhe mjetet, me qëllim zhdukjen e gjurmëve.

Pas ngjarjes ata u shoqëruan nga policia, por më pas u liruan.

Policia u ngriti një kurth pas shoqërimit, Kurti dhe Hoda u liruan dhe gjatë bisedës telefonike të përgjuar ndërmjet. 28-vjeçari i thotë mikut të tij Hoda: “…a i fshehe ato se, mua më morën në pyetje…”. disa minuta më pas të dy u arrestuan nga policia.

Vladimir Kurti është një person me precedentë penal, pasi më parë është

dënuar për vjedhje. Policia gjeti gjatë kërkimeve të kryera makinën, armën dhe teshat që kishin autorët, teksa zbërthyen

momentet e krimit nga pamjet kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e bashkëshor­tes së mbijetuar të viktimës.

 ?? ?? Kurti dhe Hoda në gjykatë
Viktima Agim Buci
Kurti dhe Hoda në gjykatë Viktima Agim Buci
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania