Gazeta Dita

Vdesin në aksident dy shqiptarë, 55-vjeçarja u përplas nga “Audi A6”, 19-vjeçari u shua pas pesë ditëve në koma

-

Dy emigrantë shqiptarë, rezidentë në Itali, humbën jetën brenda një dite, si pasojë e aksidentev­e të rënda ku u përfshinë. Viktimat janë një 55-vjeçare që udhëtonte me veturë dhe një i ri që përplasi motorin gati një javë më parë, por që pas ditëve në reanimacio­n, nuk e kaloi dot rrezikun dhe u shua të dielën. Një 55-vjeçare shqiptare ka humbur jetën tragjikish­t në një aksident në Itali, njoftuan mediat e vendit fqinj. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 20 shkurtit, në Sernaglia Battaglia, në Treviso. Në aksident u përfshinë 2 makina, një “Mercedes A-Class”, që drejtohej nga shqiptarja Edlira Aliçka dhe një “Audi A6”. Dy mjetet janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar poshtë rrugës. Të dyja makinat udhëtonin nga Sernaglia, në drejtim të Conegliano­s. Menjëherë pasi u furnizua me karburant, mjeti i shqiptares në rrethana ende të paqarta është përplasur nga “Audi A6”. 55-vjeçarja shqiptare humbi tragjikish­t jetën. Trupi i saj mbeti i bllokuar në kabinë, pas përmbysjes së makinës. Ishin shërbimet e zjarrfikës­es që bënë të mundur nxjerrjen e trupit të gruas, pas rreth 2 orësh. Policia po heton nëse ky aksident ishte i qëllimshëm nga drejtuesi i mjetit tjetër, që u ndalua. Kurse shqiptari Mikel Dervishi, vetëm 19 vjeç, humbi “luftën” me vdekjen, pas 5 ditësh në intubim, në spitalin e San Martinos, të Genovës. Ngjarja e rëndë u regjistrua më 17 shkurt, ku i riu po udhëtonte me motor dhe u përplas me një mur, një përplasje e cila i mori jetën përgjithmo­në dy ditë më parë. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur Dervishaj përplaset me një mur teksa drejton motorin e tij, ndërsa në krah gjenden edhe dy makina.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania