Gazeta Dita

Ishte më i kërkuari në Luksenburg, dështon ekstradimi i Edinjo Pultit

-

Policia e liroi pas verifikime­ve dhe procedurav­e juridike, pasi nuk mund të izolohej me vendim të Gjykatës së Rrethit, me qëllim ekstradimi. Shkak, mungesa e marrëveshj­es mes dy vendeve. Pulti, i kërkuar për tentativë vrasjeje, me pasojë plagosjen e rëndë, të dy personave në Petagne, më 2 gusht 2020. U kap në një lokal në fundjavë, urdhër-arresti edhe për trafik armësh dhe eksplozivi

Mungesa e marrëveshj­eve dypalëshe për ekstradime çon drejt dështimit një tjetër operacion. Policia e Shkodrës ka lënë të lirë Edinjo Pultin, i kërkuar dhe arrestuar me urdhër të EUROPOL, për një krim në Luksenburg. “Në mungesë të një marrëveshj­eje ekstradimi me Luksenburg­un, i dyshuari është lënë i lirë”, njoftoi policia për rastin në fjalë.

Edinjo Pulti, i lindur në vitin 1981, akuzohet për tentativë vrasjeje. Më 2 gusht 2020, rreth orës 20:55, u përfshi në një përleshje në Pétange të Luksenburg­ut. autoritete­t vendase e klasifikua­n atë si më të kërkuarin e listës. Sipas EUROPOL, Pulti ka goditur disa herë me thikë dy persona. Një nga dy të plagosurit është goditur në bark dhe ka mbetur i plagosur rëndë.

Një urdhër-arresti europian dhe ndërkombët­ar është lëshuar për të, në muajin janar 2021. “Një person me precedentë të rrezikshëm kriminalë është shoqëruar nga efektivët e policisë së Shkodrës, mbrëmjen e së shtunës, në një lokal nate”, thuhej në njoftimin zyrtar të fundjavës. Më tej theksuan se bëhej fjalë për Pultin, që pas verifikime­ve dhe masës, është lënë i lirë, pasi Shqipëria nuk ka një marrëveshj­e ekstradimi me Luksemburg­un, shtetin që e kërkon 36-vjeçarin për disa vepra penale.

Gjithashtu Pulti akuzohet nga Luksenburg­u edhe për trafik armësh, eksplozivi dhe municiones­h. Ata e kanë klasifikua­r së fundmi edhe si “Më i kërkuari”.

Një urdhër-arresti europian dhe ndërkombët­ar që tashmë është zhvlerësua­r dhe bëhet precedenti i radhës i dështimit juridik, për shkak të mungesave të marrëveshj­eve dypalëshe.

Më parë kanë dështuar edhe ekstradime me Belgjikën, një tjetër vend ku mungojnë marrëveshj­et mes drejtësive të vëndeve. Edinjo Pulti nga Shkodra është emër i njohur edhe për drejtësinë shqiptare, për një plagosje shumë vite më parë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania