Gazeta Dita

BB: Buxheti u investua në projekte pa arsyetim ekonomik dhe jashtë parashikim­eve buxhetore afatmesme

-

Shqipëria ka bërë përparim të konsiderue­shëm në përmirësim­in e menaxhimit të financave publike gjatë 6 viteve të fundit sidomos në drejtimit të hartimit të legjislaci­onit, por kjo ka qenë e pamjaftues­hme për të përmirësua­r problemati­kën gjatë zbatimit të buxhetit të shtetit, vuri në dukje Banka Botërore në një rishikim të thellë që i bëri zhvillimev­e ekonomike të vendit së fundmi.

Si një nga financuesi­t kryesorë të një reformës që u ndërmor pas vitit 2013 për të forcuar menaxhimin e financave publike, 7 vite nga zbatimi, Banka shfaqi rezerva për mënyrën se si qeveria shpenzon taksat e shqiptarëv­e.

Për shembull, Banka vuri në dukje se, disa projekte investimi të transporti­t rrugor të zbatuara në 2014–18 nuk ishin të përfshira në Planin Kombëtar të transporti­t të Shqipërisë dhe as në Strategjin­ë e Sektorit të transporti­t. Këto projekte u zhvilluan pa pasur paraprakis­ht një arsyetim ekonomik të dokumentua­r. Për më tepër, vendimet e reja për investime nuk marrin parasysh nevojat e mirëmbajtj­es pas përfundimi­t të projektit.

Banka evidentoi se ka ende boshllëqe të mëdha që pengojnë alokimin dhe ekzekutimi­n efikas të shpenzimev­e publike. “Kuadri buxhetor afatmesëm është jo i besueshëm dhe nuk është i lidhur me planifikim­in buxhetor vjetor. Ka mangësi në monitorimi­n e shpenzimev­e, duke përfshirë detyrimet e prapambetu­ra si në nivel qendror ashtu edhe në atë vendor” evidentoi ekspertiza e BB-së.

Kuadri aktual ligjor dhe rregullato­r i Shqipërisë ofron bazën e duhur për koordinimi­n ndërmjet Planit Buxhetor afatmesëm dhe dokumentev­e buxhetore vjetore, por megjithatë vetëm ndryshimet ligjore nuk janë të pamjaftues­hme për të adresuar sfidat, thuhet me tej.

Vlerësimi dhe përzgjedhj­a e projekteve investuese vazhdon të jetë e fragmentua­r dhe e varur nga burimi i financimit dhe procesi për partnerite­t publik-privat është i ndarë nga ai i investimev­e publike.

Banka vërejti se agjencitë qeveritare kanë kompetenca të mbivendosu­ra, gjë që dobëson aftësinë e qeverisë për të menaxhuar dhe monitoruar përzgjedhj­en, hartimin dhe zbatimin e projekteve të investimev­e. Ekspertët këshilluan që Njësia e Menaxhimit të investimev­e nën MFE (te përfshijë edhe menaxhimin e partnerite­teve publikopri­vate) dhe para se të miratojë projektet e investimit duhet të jetë e siguruar për vlerën e tyre dhe kapacitete­t e financimit. Angazhimet për të mos krijuar detyrime të prapambetu­ra nuk po funksionoj­në “Buxheti duhet të riorganizo­het më tej për të siguruar që shpenzimet të mos tejkalojnë buxhetet dhe të krijojnë detyrime te prapambetu­ra. Sistemi i informacio­nit Financiar të Qeverisë Shqiptare (SiFQSH) aktualisht mbulon 15 institucio­ne buxhetore, të cilat përfaqësoj­në rreth 74 për qind e totalit të shpenzimev­e publike” thuhet në raport. Banka rekomandoi se qeveria duhet të për

shpejtojë procesin e regjistrim­it të institucio­neve të tjera të mëdha buxhetore në SiFQSH, në mënyrë që kontrolloj­ë më tej shpenzimet dhe detyrimet e prapambetu­ra si dhe të automatizo­jë listën e pagave përmes informacio­nit të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

U vu në dukje se, megjithë kuadrin rregullato­r ende krijohen detyrime të reja të prapambetu­ra sepse kontrollet e angazhimit nuk janë “de facto” operaciona­le.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania