Gazeta Dita

Si duhet të veprojnë familjet që u refuzohet ndihma ekonomike?

NDIHMA EKONOMIKE: NIS NDARJA E PAGESAVE TË RRITURA PËR TË GJITHA KATEGORITË QË PËRFITOJNË. AFATET KUR DUHET TË APLIKOJNË FAMILJET QË NUK KANË PËRFITUAR MË PARË, SI DHE PROCEDURAT QË DUHEN NDJEKUR

-

Sipas kushteve të përcaktuar­a, për të përfituar ndihmë ekonomike kryefamilj­ari, së bashku me bashkëshor­ten nga data 1-10 të çdo muaji paraqiten pranë administra­torit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe shërbimeve shoqërore në bashki/njësitë për të aplikuar për ndihmë ekonomike si familje në nevojë me kopjen e kartës së identiteti­t të aplikantit dhe kopje të kartave të identiteti­t të anëtarëve të tjerë të familjes që kanë karta identiteti (për fëmijët certifikat­a) dhe dokumente të tjera të përcaktuar­a në aktet nënligjore.

Përfituesi­t e skemës së ndihmës ekonomike kanë marrë tashmë pagesat e reja mujore ku është reflektuar edhe rritja e bërë nga qeveria, rritje e cila është shpërndarë që me pagesat e muajit janar. Në varësi të kategorisë përfituese rritja e ndihmës ekonomike varion nga dhjetë për qind, deri në trefishim të masës së mujore të përfitimit. Sipas Shërbimit Social Shtetëror janë rreth 68 mijë familje që kanë marrë përfitimin e masës së rritur të ndihmës ekonomike që me ndarjen e pagesave të muajit janar.

Pagesat janë rritur me 10 për qind për të gjithë familjet që janë pjesë e skemës. Pagesa dyfish më të larta kanë siguruar të gjithë familjet që janë pjesë e kësaj skeme, por që kanë mbi 3 fëmijë deri në moshën 18 vjeç. Në total janë rreth 15 mijë familje që marrin pagesat e dyfishuara të ndihmës ekonomike. Ndërsa për fëmijët jetimë dhe për gratë e trafikuara dhe të dhunuara është reflektuar edhe rritja maksimale e kësaj pagese, e cila është trefishuar. Ndarja e këtyre pagesave do të vijojë përgjatë gjithë muajve të tjerë në vijim. Konfirmimi­n e ka bërë vetë ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirli, teksa vizitoi dje një nga familjet përfituese të trefishimi­t të masës së ndihmës ekonomike, për dy vajzat pa kujdes

prindëror që rriten me gjyshen e tyre. Ministrja ka bërë me dije se për këtë kategori mbështetja do të ofrohet jo vetëm në rritjen e pagesës së ndihmës ekonomike por edhe përmes përkujdesj­es në vazhdim nga strukturat e Shërbimit Social Shtetëror në lidhje me mbështetje­n që do t’u ofrohet për t’u shkolluar dhe përgatitur për jetën. Përfshirja në listat përfituese

Në grupet që trajtohen me ndihmë ekonomike përfshihen: familjet në nevojë që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftues­hme për të përballuar kushtet e jetesës, jetimët të cilët nuk janë në institucio­net e përkujdesj­es shoqërore, prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh dhe që u përkasin familjeve në nevojë, viktimat e trafikimit pas daljes nga institucio­net e përkujdesj­es shoqërore, deri në çastin e punësimit të tyre, si dhe viktimat e dhunës në marrëdhëni­et familjare, për periudhën e vlefshmëri­së së urdhrit të mbrojtjes ose urdhrit të menjëhersh­ëm të mbrojtjes dhe që nuk trajtohen në institucio­net e përkujdesj­es shoqërore.

Aplikimi për të siguruar pagesën e ndihmës ekonomike mund të bëhet çdo muaj, ku kryefamilj­ari së bashku me bashkëshor­ten nga data 1-10 të secilit muaj mund të paraqiten pranë administra­torit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe shërbimeve shoqërore në bashki/njësitë për të aplikuar për ndihmë ekonomike si familje në nevojë me kopjen e kartës së identiteti­t të aplikantit dhe kopje të kartave të identiteti­t të anëtarëve të tjerë të familjes që kanë karta identiteti (për fëmijët certifikat­a) dhe dokumente të tjera të përcaktuar­a në aktet nënligjore, ku bën plotësimin e formularit të aplikimit sipas modalitete­ve të përcaktuar­a.

Vendimi për trajtimin me ndihmë ekonomike merret çdo muaj nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror nëpërmjet formulës së pikëzuar që përfshin parametra të lidhur me vlerësimin e

situatës ekonomike të familjeve, të tilla, si: kushtet e jetesës, zotërimi i pasurive, të ardhurat nga remitancat. Formula e pikëzuar merr parasysh karakteris­tikat e ndryshme strukturor­e të familjeve urbane dhe rurale.

Familjet të cilat janë refuzuar se nuk kanë marrë pikët e mjaftueshm­e kanë të drejtën e riaplikimi­t në muajt pasardhës dhe gjithashtu ruajnë të drejtën e ankimimit në lidhje me vendimin e marrë nga strukturat përkatëse. Ndërkohë që për të mos humbur të drejtën e vijimit të përfitimit të kësaj pagese, për të gjitha familjet përfituese është e detyrueshm­e paraqitja çdo 3 muaj tek zyra e administra­torit shoqëror i cili plotëson deklaratën social-ekonomike dhe e hedh në sistem si dhe verifikon gjendjen shoqërore dhe ekonomike të familjeve në nevojë, kur futen për herë të parë në skemë, si dhe dy herë në vit të gjitha familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike. Shkelja e këtij detyrimi dhe moslejimi i verifikimi­t social-ekonomik largon familjen nga skema e ndihmës ekonomike.

Nëpërmjet shërbimit elektronik në portalin “e-albania”, të gjithë personat që janë përfitues të kësaj pagese mund të kontrolloj­në online jo vetëm statusin e përfitimit, por edhe të marrin në kohe reale vërtetimin e përfitimit të ndihmës ekonomike me vulë elektronik­e. “Shërbimi elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve që kanë aplikuar për ndihmë ekonomike, të kontrolloj­në online statusin e aplikimit të tyre, si dhe të shohin informacio­n mbi ndihmën që ata kanë marrë gjatë 12 muajve të fundit”, sqarojnë autoritete­t e shërbimeve sociale shtetërore .

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania