Gazeta Dita

Ulen ndjeshëm infektimet, regjistroh­en edhe 6 viktima

SITUATA E COVID-19 NË VEND

-

Bien ndjeshëm infektimet me Covid-19 në vend, por fatkeqësis­ht vijojnë të jenë të larta fatalitete­t e shënuara në radhët e të shtruarave në spitale. Edhe 6 të moshuar të tjerë nuk ja kanë dalë dot që të fitojnë betejën me koronaviru­sin përgjatë ditës së djeshme, duke e çuar kështu në 3451 numrin e viktimave të regjistrua­ra që nga nisja e pandemisë në vendin tonë. Nga të dhënat e deklaruara prej strukturav­e të shëndetit publik rezulton se listës së të infektuara­ve gjatë ditës së djeshme i janë shtuar edhe 85 qytetarë të rinj.

Në përditësim­in e të dhënave, Ministria e Shëndetësi­së bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 1754 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronaviru­s 85 qytetarë, në këto bashki: 23 në Tiranë, 10 në Berat, 8 në Sarandë, 7 në Fier, nga 4 qytetarë në Peqin, Vlorë, Durrës, nga 3 qytetarë në Lezhë, Lushnje, Mallakastë­r, nga 2 qytetarë në Gramsh, Gjirokastë­r, Mirditë, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Kavajë, Selenicë, Delvinë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Pogradec, Poliçan. Po gjatë ditës së djeshme bëhet e ditur se janë shëruar 633 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 263,035 që nga fillimi i epidemisë.

Janë 3969 pacientë aktivë me koronaviru­s në të gjithë vendin, aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 71 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. “Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Tepelena 69 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 72 vjeç, një qytetar nga Durrësi 80 vjeç, një qytetare nga Kavaja 81 vjeçe, një qytetar nga Vlora 85 vjeç, një qytetare nga Tirana 88 vjeçe”, raportoi dje Ministria e Shëndetësi­së.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania