Gazeta Dita

Enigma 22.02.2022

- Sefedin Çela

Kjo shifër si kriptogram, e vendosur me simetri ngaqë kështu desha , është një ditëlindje. Ndodh rrallë, në dhjetëra vjet, të kesh një përvjetor me kaq shumë numra që përsëriten njëherësh, si për gines!

do t’a zbërthej këtë shifër, t’i jap gojë e të tregoj copëza të një historie fare të thjeshtë njerëzore , e ngjashme e simetrike me fatet e secilit, nga fëmijëria, kur nuk kishim ato që donim e, hiq e këput, nuk na mungonin ato për të cilat kishim nevojë, duke filluar nga ëndrrat. Shpesh gjërat për të cilat ke nevojë, të mbyllin gojën. Gjimnazi i Fierit, aty ku sot është shkolla e mesme artistike Jakov Xoxa, ishte i vetmi në llojin e vet : tre vjeçar, me profil kryesisht për matematikë e gjuhë letërsi, me konvikt, me nxënës nga Veriu në Jugë, nga Shkodra, Vlora, Saranda, Gjirokastr­a, Lushnja, Mati, Skrapari, kryesisht nga zonat e thella fshatare. Vendi ende kishte shumë gropa të mëdha, mungesa për godina shkollash por dhe për arsimtarë. Kontingjen­tet që përfunduan për tre vjet këtë gjimnaz parapërgat­itor u çuan për shkollim të mëtejshëm të lartë në institute pedagogjik­e.

Mbi 500 djem e vajza, me disa klasa paralele, filluan në vitin 1963 e përfunduan në vitin 1966, nuk pati pas tyre vit tjetër të parë e nuk gjetën maturantë të tjerë para vetes . Historia e këtij profili fillon e mbaron me ta.

Në 50 vjetorin e përfundimi­t të gjimnazit , në vitin 2016, gjetën njëri tjetrin në rrjetet sociale , të shpërndarë tashmë edhe në kontinente të tjera, pas fëmijëve, të hedhur si me hobe, kështu një ditë të bukur u gjendën të rreshtuar në oborrin e shkollës si dikur, në vitin 1963.

Shumë prej tyre nuk ishin parë më që nga dita e ndarjes në 1966! Ishin të ngjashëm me mësuesit e tyre të dikurshëm, fizikisht të tjerë, duhej të prezantohe­shin kush ishin!

U kishte thënë në ndarje mësuese ana, një rumune e martuar me mjek vendës. “Fëmijët e mi, do të rriteni e do të ndryshoni, nuk do t’u njoh më kush jeni. do të plakem dhe vet e do të harroj, po këto vite kurrë. Besoj se nuk do të harroj emrat Mina Pina, Kici Bici, Xhixh Xhixhi!” . dy të parët ishin lushnjarë dhe i treti krutan. dikush kujtoi edhe Haxhi Haxhiun, nga Miloti, përsëritur një herë si emër në të pa shquar e si mbiemër në të shquar, por për mësuese anën nuk dihet pse s’ ishte nga ata emra që s’ duhej t’i harronte...

-Jam këtu ! - tha krutani Xhixh Xhixhi, pesëdhjetë vjet më vonë, në vitin 2016, veç mësuese Ana nuk ishte më. Për një si ajo, nëse kishte botë tjetër, duhet të ishte duke shëtitur në kopshtet e Parajsës me doktorin e saj, buzagaz, ndoshta me emrat Mina Pina, Kici Bici, Xhixh Xhixha në mendje. Për të pranishmit shprehja më e zakonshme e emocioneve ishin lotët! Jorgji Shundi, mësuesi i frikshëm tiranas i fizikës, emër i njohur ndërkombta­risht si arbitër volejbolli, me prefiks 8 në vitet e tij, gjeti me vend të hapte zemrën ndoshta si kurrë më parë.

- Vija nga tirana, Fieri më dukej si fundi i botës jo se ishte larg, po prej jush, të mbledhur nga ana e anës, të qethur me gërshërë të mëdha arnash, që flisnit secili në dialektin e vet, që fshinit fytyrën me mëngë e që më dukeshit të gjithë kokëqoshe, ku nuk mund të zinte vend asnjë ligj i Njutonit. U sfidova prej jush që ato tre vjet e u sfidova gjatë tërë këtyre dekadave për atë që keni bërë. Se puna e mirë bën këmbë e ecën e dëgjohet edhe pse nuk bërtet.

- U kërkoj ndjesë sot, - tha ai, - nuk është kurrë vonë të kërkosh ndjesë e të shikosh te vetja!

Vuri dorën në ballë, pastaj te sytë, sikur fshiu një lot brenge, dhe tha :

- Kishim një orë të madhe muri në sallën e mësuesve. Në pritje të ziles, dërgova një piciruk t’a shihte. ai shkoi e u kthye e nuk tha asgjë. ai nuk e njihte orën!

- isha unë! – u dëgjua një zë nga fundi i rrjeshtave. të gjithë kthyen kokën!

ishte një emër i njohur për të gjithë , jo për atë që kishte qenë, po për atë që ishte bërë e kishte bërë. ishte Bashkim Koçi.

Le të jetë gjithçka e shkruar më sipër një hyrje e gjatë.

Gjithçka më poshtë ka të bëjë me këtë emër, Bashkim Koçin, se jam i sigurtë që edhe bashkë gjimnazist­et do të gjejnë veten, madje do të gjejnë veten edhe bashkëmosh­atarët e bashkëfejs­buksat e mij,si gjej veten edhe unë.

duhej të hapje sytë të shihje e mësoje ca gjëra që i shihje e mësoje për herë të parë. ishin shumë gjëra njëherësh e duheshin mësuar me radhë:

Mësuese Meliha dodbiba, të cilën druheshe t’a shihje në sy, aq e mirë dhe e veshur bukur ishte, pas mësimit vinte dhe në mensën e ngrënies, dilte në krye të sallës , ngrihej në majë të gishtave e thoshte : “Fëmijë, mbajeni mbyllur gojën kur hani, ja kështu!”. dhe mbyllte buzët e bënte sikur përtypej.

Gati çdo mëngjes te oborri i shkollës shfaqej i shoqi, Piroja, i madhi i rrethit, i jepte një trëndafil e ikte në punë t ë vet. Sikur nuk e kishte në shtëpi. Vonë kuptohet se disa gjëra, sidomos grave, u pëlqen të duken që të quhen! Pak burra i marrin vesh këto, shumë nuk i kuptojnë e nuk i bëjnë gjithë jetën.

ishte rrugë e gjatë ajo që kishte bërë Bashkimi i vogël nga Prishta në gjimnaz, me shumë kthesa. Së pari ndjeu se kishte një dhunti për mbledhjet e zbritjet, për shumëzimin e pjesëtimin, edhe pse hesapet nuk i dilnin ashtu si dëshironte : Kishte ardhur vjeshta, bashkë me të ftohtit e ai nuk kishte çorape! i qëndisi një letër të atit, pyeti rrotull e rrotull si ishin të gjithë, si po ia dilnin me zahirenë e dimrit, deri sa arriti të thotë se i duheshin 50 lekë për çorape!

Një pasdite, në orën e studimit, ia behu në klasë ministri i arsimit, thoma deliana. Sa kishte filluar reforma për kthimin e shkollave të ciklit të ulët nga shtatë në tetë vjeçare e ky kontigjent nxënësish ishte përcaktues për një fillim të mbarë.

Ministri pyeste për gjithçka, për gjëra të thjeshta , nga ato që fillojnë nga mëngjesi , që i has përditë e që gati nuk i vë re e nuk u vë as emër, sa harron të pyesësh. Zakonisht nuk i vënë re ata që gjëra të tilla nuk u mungojnë. Bashkimit këto i mungonin, i prishnin hesapet e gjumin . Ngrinte të dy duart të përgjigjej, në këmbë, edhe që të binte në sy, nga që ishte sa një trumcak.

Nga pas shpinës së ministrit drejtoresh­a e konviktit Ksanthipi Bufi i bënte me dorë, “fol, fol!” Përgjigje pas përgjigjej­e, atij i erdhi zëri, madje guxoi e bëri përpara në rreshtin midis bankave.

Ndaloi kur ministri nuk po e shihte në sy po poshtë, te këmbët. Uli kokën dhe vet. Kërcinjtë , deri te ato që quheshin këpucë, ishin skuqur nga të ftohtit si të përcëlluar­a me hithra! U ndje ngushtë, po nuk i erdhi në mendje asgjë për të qenë e për të thënë . Bëri një prapaktheu e gati me vrap shkoi e u fsheh pas shokut diku në rreshtin e fundit.

Sa doli ministri nga klasa ngjeshën hundët te xhamat e dritares për t’a parë përsëri. ishte e para herë që shihnin kaq afër një ministër. ishte dhe hera e fundit. Vetë ministri pas disa kohësh pagoi shtrenjtë faturën e asaj reforme që kërkonte zemër e kokë po jaqë dhe të hante kokën. disa minuta më vonë mësuese Ksanthipi u kthye në klasë e u drejtua te banka e fundit. ai fshehu edhe fytyrën me të dy duart. -Eja me mua! - tha ajo.

Shkuan drejt e te magazina. Shkolla kishte dy magazina me vetëm një magazinier­e. ajo dilte paradite për t’i lënë kuzhinieri­t tërë artikujt e nevojshëm për menynë e ditës, dilte edhe pasdite e mbante hapur magazinën e veshmbathj­eve për çdo porosi që jepej për konviktorë­t.

- dëgjomë tani, - tha mësuese Ksanthipi, - do të ma veshësh këtë djalin nga koka te këmbët! tani!

- Por sikur... dukej se magazinier­ja hezitonte për diçka.

- Bëje tani. E di , nesër do të të sjell vendimin e këshillit të shkollës, mos ki merak! - Si urdhëron, drejtoresh­ë!

Ksanthipi Bufi ishte drejtoresh­ë e konviktit e atyre u dukej se e çmonin më shumë po ta thërrisnin mësuese.

Gjysmë ore më vonë ai ishte veshur nga koka te këmbët si një kalli misri , me disa shtresa. Provoi dy tre kostume, se i vinin të mëdha, sidomos te mëngët, solli nëpër duar çorapet. Mban mend edhe sot këpucët çeke, shumë të forta, aq të forta sa hoqi dorë prej tyre vetëm kur u rrit e iu rritën këmbët!

të nesërmen shkroi letër në shtëpi duke filluar “ato 50 lekët nuk më duhen më”, e pastaj tregoi me hollësi “kështu e kështu e kështu!”..

Kësaj radhe llogaritë i dolën ashtu si nuk e kishte menduar. Zakonisht kështu trajtohesh­in fëmijët e jetimoreve! ai nuk ishte një përjashtim: për të gjithë konviktorë­t ardhur nga zona të thella rurale trajtimi ishte njëlloj, mësim, ushqim, veshmbathj­e falas. Vendi ishte ende në pasluftë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania