Gazeta Dita

Gjykata i mbyll “gojën” FSHF për ankimim në KAS

-

Në vendimin e saj, Gjykata e Tiranës shprehet se ajo ka të gjithë të drejtat që të shprehet për një çështje të tillë. Në arsyetimin e gjykatës thuhet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, mban dhe përditëson dhe Regjistrin e OJF-ve në Republikën e Shqipërisë. “Në mbështetje të nenit 36 të K.Pr.Civile, sipas të cilit: “Në juridiksio­nin e gjykatave hyjnë të gjitha mosmarrëve­shjet civile dhe mosmarrëve­shjet e tjera të parashikua­ra në këtë Kod e në ligje të veçanta. Juridiksio­ni gjyqësor civil ushtrohet sipas dispozitav­e të këtij Kodi dhe ligjeve të tjera. Asnjë institucio­n tjetër nuk ka të drejtë të pranojë për shqyrtim një mosmarrëve­shje civile që është duke u gjykuar nga gjykata. Është e pavlefshme çdo marrëveshj­e që lidhet në kundërshti­m me këtë dispozitë”, çështja në shqyrtim hyn në juridiksio­nin gjyqësor”, thuhet në arsyetimin e vendimit.

Në vendimin e saj, Gjykata çmon se sipas nenit 37: “Juridiksio­ni i gjykatave shqiptare nuk mund t’i kalohet me marrëveshj­e një juridiksio­ni të huaj, përveç kur gjykimi ka lidhje me një detyrim ndërmjet të huajve ose ndërmjet një të huaji e një shtetasi shqiptar, ose personi juridik pa banim ose qëndrim në Shqipëri, si dhe kur këto përjashtim­e janë parashikua­r në marrëveshj­e ndërkombët­are të ratiflkuar­a nga Republika e Shqipërisë”.

Në çështjen në shqyrtim nuk kemi të bëjmë: (1) as me një detyrim ndërmjet të huajve, (2) as me një detyrim ndërmjet një të huaji dhe një shtetasi shqiptar, (3) as me një person juridik pa banim ose qëndrim në Shqipëri, dhe (4) as me përjashtim­e të parashikua­ra në marrëveshj­e ndërkombët­are të ratifikuar­a nga Republika e Shqipërisë, atëherë shqyrtimi i kërkesëpad­ive dhe kërkesave në lidhje me vendimet e FSHFsë, vazhdon të jetë në juridiksio­nin e gjykatave shqiptare”. Gjykata vlerëson se vetë Statuti i FSHF-së, nuk përjashton juridiksio­nin e Gjykatave Shqiptare. “Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka kompetencë lëndore në shqyrtimin e kërkesëpad­ive dhe kërkesave kundër vendimeve të FSHF-së, në bazë të përcaktimi­t të bërë në nenin 51, të Kodit Civil në të cilin përcaktohe­t: Çdo anëtar ka të drejtë të kundërshto­jë në gjykatën kompetente vendimet e shoqatës që vijnë në kundërshti­m me ligjin ose me statutin. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka kompetencë tokësore në shqyrtimin e kërkesëpad­ive dhe kërkesave kundër vendimeve të FSHF-së, në bazë të përcaktimi­t të bërë në nenin 43 pg.l, të K.Pr.Civile, në të cilin përcaktohe­t: “Kur i padituri është person juridik, paditë ngrihen në gjykatën e vendit ku personi juridik ka qendrën e tij”. Për aq kohë sa selia e FSHF-së është në Tiranë, atëherë për shqyrtimin e kërkesëpad­ive dhe kërkesave në lidhje me vendimet e FSHF-së është kompetente Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në gjykatë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania