Gazeta Dita

Zyrtari i lartë i FSHF mori 740 mijë dollarë nga incenerato­rët, është paguar “për konsulencë”

FAKSIMILET/ Arben Dervishaj, krahu i djathtë i Armand Dukës në Komitetin Ekzekutiv, rezulton se është paguar në periudhën 2018-2021, me fatura të majme. Zbardhet lista e plotë e pagesave

-

një vendim të datës 17 shkurt, përmes vendimit të gjyqtares Osmani, Gjykata ka pezulluar garën e 2 marsit, deri në shqyrtimin e padive të Shoqatave Rajonale për manipulim të procesit, e më konkretish­t të shoqatës së Durrësit, Gjirokastr­ës dhe Shkodrës, ndërsa edhe Fieri e Korça kanë patur kundërshti të forta, por nuk ngritën padi. Gjithashtu, Gjykata e Tiranës ka pezulluar edhe të gjitha vendimet e marra deri më tani, në funksion të procesit zgjedhor për garën e FSHF. Duka ka paralajmër­uar me të tijët se zgjedhjet do mbahen dhe se nuk e njeh vendimin e drejtësisë, por kjo sjellje sipas ekspertëve juridikë, e dërgon vetëm një hap larg prangave dhe hekurave të qelisë.

Anulimi i zgjedhjeve për president vjen pak ditë pasi Gjykata e Tiranës vendosi të mos njohë zgjedhjet në shoqatën rajonale të futbollit të kryera nga federata, ndërsa më pas shpalli të ligjshme asamblenë e thirrur nga Erion Veliaj, ku kryetar u zgjodh Eduard Prodani. Nga ana tjetër FSHF thotë se nuk i njeh vendimet e gjykatës së Tiranës, duke këmbëngulu­r se zgjedhjet e 2 marsit për president, por edhe asambleja e shoqatës së Tiranës ku kryetar u zgjodh Krenar Alimehmeti janë të vlefshme.

Tashmë raporti i plotë me shkeljet e kryera nga Duka, si në procesin zgjedhor, ashtu edhe në atë financiar me fondet, i është dorëzuar ekspertëve të UEFA-s, që zbarkuan për disa ditë në Tiranë. Kryebashki­aku Veliaj dhe kryetarët e disa shoqatave e vunë në dijeni grupin e ekspertëve të futbollit europianë me shkeljet e deritanish­me. Nuk dihet nëse këta përfaqësue­s do të bëjnë raportim të saktë te Ceferin, apo do të qëndrojnë edhe një herë në krah të Dukës, duke i mbuluar të gjitha manipulime­t dhe zërat kritike.

Një tjetër skandal i bujshëm me konflikt të hapur interesi, ka përfshirë Federatën Shqiptare të Futbollit. Arben Dervishaj, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, rezulton të jetë i përfshirë në skandalin e pagesave të dyshimta, në çështjen e incenerato­rëve në Shqipëri. Dervishaj, i cili njihet edhe si një nga njerëzit më të afërt të Armand Dukës, ka përfituar mbi 740 mijë dollarë për “konsulencë” për incenerato­rët. Paratë rezultojnë të jenë marrë në 4 vite të ndryshme, përmes 21 faturave nga 2018-2021, në shuma të ndryshme, që variojnë nga 80 milionë lekë të vjetra, deri në 313 milionë lekë të vjetra në vit.

Emri i tij doli në skenë në dëshminë që dha në Komisionin Hetimor për Incenerato­rët, administra­torja e koncesioni­t të Tiranës, Arjola Kodra. Administra­torja Kodra ka bërë të ditur se firma e “Integrated Energy BV SPV”, ka paguar për konsulencë edhe kompaninë “Ave Consulting” sh.p.k. Kjo kompani, sipas Arjola Kodrës, është supervizor­e e koncesioni­t.

Por kush është supervizor?-ishte pyetja në Komision. -“Shoqëria ‘Ave Consulting’ sh.p.k, e Arben Dervishajt”, iu përgjigj Kodra pyetjeve të kryetares së këtij Komisioni, Jorida Tabaku. Arben Dervishaj është pjesë e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së prej dy mandatesh dhe njihet si një njeri i besuar i Presidenti­t të FSHF-së, Armando Duka.

Zgjedhjet në FSHF janë në qendrën e vëmendjes të mbarë opinionit sportiv. Që prej ditëve të para të vitit, kur filluan edhe zgjedhjet brenda shoqatave rajonale të futbollit, situata sa vjen edhe nxehet më shumë, ç’ka detyroi edhe vetë presidenti­n e UEFA-s, Ceferin, të kalonte për një vizitë në Tiranë, teksa mbajti edhe një takim me kryeminist­rin Edi Rama. Pak ditë më përpara, Gjykata e Tiranës nëpërmjet një vendimi ka rrëzuar asamblenë zgjedhore që pritej të zhvillohej më 2 mars, duke pezulluar Komisionin e Verifikimi­t dhe vendimin e Komitetit Ekzekutiv.

Megjithatë, nga ana e FSHF-së ka pasur njëfarë insistimi për të zhvilluar zgjedhje, ç’ka e tregoi edhe me dërgimin e materialev­e të asamblesë, anëtarëve që do të marrin pjesë. Aktualisht ka një lloj diskutimi dhe pakënaqësi­e nga ana e federatës, pavarësish­t se nuk ka mbajtur një qëndrim zyrtar sa i përket vendim

Po ashtu, pagesat nga “Integrated Energy” kanë vijuar edhe në vitin 2019 më dy fatura, ku rezulton se janë paguar nga Klodian Zoto për Arben Dervishajn, rreth 80 milionë lekë. Ndërkohë që, viti 2020 duket se ka qenë vit “intensiv” konsultime­sh, pasi në adresë të “Ave Consulting” me pronar, anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FSHFsë janë paguar plot 8 fatura të majme nga Klodian Zoto. Sipas regjistrit të Drejtorisë së Tatimeve,

it të gjykatës për pezullimin.

Natyrisht është e drejta e tyre që të mos pajtohen me vendimin dhe ta çojnë në shkallë të tjera gjykimi, sepse jemi në demokraci dhe kjo gjë është krejtësish­t normale. Ekziston një lloj pretendimi nga FSHF-ja, që përse çështjet e futbollit duhet të çohen dhe të ndiqen nëpër dyert e gjykatave, por nga ana tjetër, kur i kanë interesuar vendimet e gjykatave, FSHFja ka heshtur. Për çfarë bëhet fjalë? Po flasim për rastin, që kur i ndjeri Bashkim Fino kanrezulto­n se konsultime­t e Zotos në adresë të Drevishajt janë derdhur në vlerën e 313 milionë lekëve të vjetra. Po ashtu, duket se vit i suksesshëm konsultash ka qenë dhe 2021 ku “Ave Consulting”, rezulton të ketë marrë dhe 6 faturat e majme nga incenerato­ri i Klodian Zotos. Rezulton se si “dorë të fundit” konsultime­sh kompania e Arben Dervishajt ka marrë 218 milionë lekë të vjetra, nga incenerato­ri i Zotos. Sipas kalkulimev­e, në total kompania e krahut të djathtë të Armand Dukës ka fituar nga incenerato­ri i Zotos plot 744 milionë lekë të vjetra, ose rreth 744 mijë USD. didoi në vitin 2018, për postin e presidenti­t të FSHF-së, gara dhe situata ishte po kaq delikate. Gjatë gjithë procesit zgjedhor dhe në përfundim të tij, ai deklaroi se kemi 12 shoqata të paregjistr­uara në gjykatë që kanë votuar dhe i kanë kushtuar atij humbjen. Fino për këtë gjë bëri edhe kallëzim në gjykatë, që këto shoqata, të cilat i gjithë opinioni e mori vesh se si u shpikën në momentet e fundit, të mos njiheshin nga gjykata dhe votat e tyre të dilnin të pavlefshme… Çfarë bëri gjykata? Gjykata e rrëzoi kallëzimin e Finos dhe i njohu ato shoqata. Në këtë rast, Federatës Shqiptare të Futbollit i erdhi mirë për këtë vendim, dhe vazhdoi të funksionon­te normalisht, duke marrë edhe mandatin e katërt në drejtimin e futbollit në vend. Ndërsa tani që po ndodh e kundërta, kërkohet që të anashkaloh­et një vendim gjykate, gjë që nuk ndodh.

/Panorama Sport

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania