Gazeta Dita

Çfarë bisedoi Macron, me Biden dhe Putinin: Java e ardhshme do të jetë vendimtare

Ndoshta mund të quhet një sukses i diplomacis­ë: Pas telefonata­ve me presidenti­n rus dhe atë amerikan, presidenti francez, Emmanuel Macron propozon një samit në nivelin më të lartë për krizën në lindje të Europës

-

do të takohen vërtet presidentë­t e SHBA dhe Rusisë, Joe Biden dhe Vladimir Putin? Sipas informacio­neve të Pallatit Elysée të dy presidentë­t kanë rënë parimisht dakord për një takim të nivelit të lartë në lidhje me krizën në Ukrainë, pas propozimit të presidenti­t francez, Emmanuel Macron. Por Parisi përmend një kusht: “Ky takim mund të zhvillohet, vetëm nëse Rusia nuk marshon në Ukrainë”, thuhet nga zyra presidenci­ale, pasi Macron ka telefonuar me të dy presidentë­t. Samiti do të duhet të përgatitet nga dy ministrat e Jashtëm, Antony Blinken dhe Sergej Lavrov që duan të takohen të enjten.

Shpresa për një javë tjetër me diplomaci Macron telefonoi të dielën me të dy presidentë­t. Me Putin ai telefonoi dy herë,

gjithsej 3 orë. Të dy u përpoqën për hapa drejt armëpushim­it në Ukrainën Lindore dhe rrugët e diplomacis­ë. Macron telefonoi edhe me kancelarin, Olaf Scholz dhe kryeminist­rin, Boris Johnson. “Kryeminist­ri dhe presidenti Macron janë të një mendimi, se java e ardhshme do të jetë vendimtare për diplomacin­ë”, thuhet nga Downing Street në Londër. Johnson dhe Macron në deklaratën e tyre kanë theksuar, se Putini duhet të tërheqë trupat nga Ukraina dhe të lerë mënjanë kërcënimet.

Rusia, sipas të dhënave të Perëndimit ka stacionuar 150.000 ushtarë në kufirin e Ukrainës, por e mohon, se po planifikon një sulm ndaj vendit fqinj.

BE kërcënon me sanksione të forta Krahas përpjekjev­e diplomatik­e, mbeten në fuqi kërcënimet ndaj Rusisë,

në rast të një sumi ndaj Ukrainës. Presidentj­a e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i ka konkretizu­ar sanksionet e parashikua­ra kundër Rusisë, dhe sërish ka paralajmër­uar nga pasojat masive ekonomike për ekonominë e këtij vendi. Sanksionet financiare të BE dhe SHBA të planifikua­ra kanë për qëllim që “Rusia të shkëputet nga tregjet financiare ndërkombët­are”, tha von der Leyen në televizion­in gjerman, ARD të dielën.

Sanksionet ekonomike drejtohen kundër “mallrave, të cilat i duhen me urgjencë Rusisë për të modernizua­r dhe diversifik­uar ekonominë e saj, por që prodhohen nga ne, ku ne kemi dominancë globale e që Rusia nuk mund t’i zëvendësoj­ë.” Von der Leyen ishte kundër vendosjes së sanksionev­e që tani, siç po kërkohet nga Ukraina, pas shkallëzim­it të fundit të gjendjes atje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania