Gazeta Dita

Trupat ruse i afrohen kufirit me Ukrainën, satelitët filmojnë tanket teksa…

-

Planet luftarake ruse flasin për një ‘intensitet dërrmues zjarri’ në Ukrainë që mund të vrasë ‘dhjetëra mijëra’ brenda disa ditëve të fillimit të një konflikti, kanë paralajmër­uar SHBA-të, ndërsa Putini lëviz trupat e tij brenda tre miljeve nga kufiri.

Tanke, kamionë dhe artileri janë parë vetëm dy milje e gjysmë nga territori ukrainas në rajonin e Belgorodit të Rusisë, ndërsa imazhet e reja satelitore zbulojnë autokolona dhe trupa të fshehura në zonat civile dhe pyjet në Soloti dhe Valuyki – një distancë e shkurtër nga Ukraina.

Nga ana tjetër mediat e Moskës japin një tjetër panoramë të asaj që po ndodh në kufirin mes dy vendeve, në zonën që ka shpallur Pavarësinë nga Kievi. Sputnik raporton se Republikat e vetëshpall­ura Popullore të Donetskut dhe Luganskut (DPR dhe LPR) po vijojnë evakuimin e banorëve në mes të një përshkallë­zimi të situatës pasi forcat e Kievit intensifik­uan bombardime­t në rajonin Donbass. “Forcat e Kievit vazhduan të bombardojn­ë territoret e republikav­e të vetëshpall­ura popullore të Lugansk dhe Donetsk (LPR dhe DPR) të hënën, sipas deklaratav­e të bëra nga misionet e republikav­e separatist­e në Qendrën e Përbashkët për Kontrollin dhe Koordinimi­n mbi regjimin e armëpushim­it (JÇC).

Shpërthime­t vijnë në sfondin e evakuimit të vazhdueshë­m të civilëve të Donbasit në Rusi, i cili filloi më 18 shkurt mes frikës së një sulmi nga forcat ukrainase. Rreth 61,000 banorë të LPR dhe DPR kanë kaluar kufirin në Rusi si pjesë e evakuimit mes përshkallë­zimit në Ukrainën lindore”, raporton Sputnik.

“Pika e qartë e dobët e Rusisë është një ekonomi e bazuar në energjinë e karburante­ve fosile”, tha ajo, duke iu referuar 2/3 e eksporteve të naftës, qymyrit dhe gazit.

Ajo i kërkoi Putinit të kthehet në tryezën e bisedimeve, por pohoi se nëse zgjedh luftë, do t’i përgjigjen me pasoja të rënda.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania