Gazeta Dita

Dy grupe luftojnë me armë për një vajzë si në “Western”. 2 të plagosur, një i arrestuar dhe 2 në kërkim

-

Plagosen në një ndjekje e shkëmbim zjarri Gentian Diva dhe Alban Skonja, që u kërkuan llogari kundërshta­rëve në mesnatë, për ngacmimin e të nohurës së tyre. Kushërinjt­ë Lleshaj i qëllojnë për 1 km me armë zjarri, duke i ndjekur me mjet. Kundërpërg­jigjet nipi i një prej të plagosurve, që u arrestua. Në kërkim Lleshajt

Dy grupe të rinjsh kanë kthyer konfliktin për një vajzë në një luftë të frikshme me armë zjarri në mamurras, duke terrorizua­r dhe rrezikuar jetën e banorëve. Për të paktën një kilometër ka vijuar shkëmbimi i zjarrit mes mjeteve të palëve të përfshira në përplasje, me pasojë 2 të plagosur rëndë, një i arrestuar dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim. Paraprakis­ht sipas Policisë së Kurbinit, “sebepi i sherrit” ka qenë pikërisht një vajzë, që i ka treguar miqve të saj se është ngacmuar nga anëtari i grupit tjetër. Këta të fundit u ballafaqua­n në mesnatë me ngacmuesit, por konflikti degjeneroi në ndjekje me armë.

Gentian diva dhe alban Skonja, 40 dhe 39 vjeç, mbetën të plagosur në këtë ngjarje të shënuar rreth mesnatës dhe që përfundoi si konflikt në orët e para të mëngjesit. Ata po udhëtonin në një makinë, kur u qëlluan nga kushërinjt­ë Kastriot dhe armando Lleshaj. Sulmit të dy kushërinjt­ë Lleshaj i është përgjigjur me armë nipi i Gentian divës, 19-vjeçari andi diva, i cili e shoqëronte. Gentian diva dhe alban Skonja janë sjellë në Spitalin e traumës, ndërsa 19-vjeçari andi diva përfundoi në prangat e policisë. të plagosurit po marrin trajtimin mjekësor, pasi kanë disa plagë plumbi. Ndërsa dy të dyshuarit Kastriot dhe armando Lleshaj, arritën t’i shpëtojnë prangave dhe tashmë janë të lirë në arrati. të dhënat e para i kanë treguar hetuesve se vajza për të cilën grupet u përplasën, ishte në mjet me dy të plagosurit, por ende nuk janë të konfirmuar­a.

Konflikti mësohet se nisi në Mamurras, ndërsa shkëmbimi i zjarrit nga dy makinat ka vijuar përgjatë aksit që të çon drejt qytetit të Laçit. Gjurmët e përplasjes ishin të dukshme edhe disa orë më pas, ndërsa banorët e zonës thonë se jetuan minuta paniku e pasigurie në shtëpi. Gjithashtu plumbat dëmtuan edhe rrjetin përcjellës të rrymës elektrike, duke i lënë disa zona pa energji.

“Me doli gjumi, dhe i dëgjova. Herën e parë dëgjova breshëri të shtënash, por s’kam parë asgjë! S’kemi drita, janë këputur telat nga të shtënat. Ka gjuajtur automatiku e armët, ku me dalë jashtë, jemi tmerruar”, tha një nga banorët.

40-vjeçari Gentian diva rezulton se është i vëllai Enver divës, i arrestuar si i implikuar në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, në Durrës. Ai rezulton po ashtu person me precedentë penalë, pasi në vitin 2000 kanë grabitur dhe me armë duke lënë të vdekur një shofer në Mamurras.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania