Gazeta Dita

Karburanti i shtrenjtë, Transporti Kombëtar: Nga 1 Marsi nuk do të ofrohet shërbimi me abone!

-

Pas paralajmër­imit për ndërprerje të shërbimit të transporti­t urban nga 1 Mars operatorët njoftojnë edhe për mosshitjen e aboneve për autobusët e tiranës.

Për shkak të krizës financiare në të cilën gjenden kompanitë e transporti­t urban pohuan për Monitor se nuk kanë mundësi financiare të tërheqin dhe të shesin abonetë.

Unioni i transporti­t Publik nënvizon se nëse institucio­net shtetërore nuk marrin në konsiderat­ë plotësimin e kërkesave për heqjen e taksave të karburanti­t, shërbimi i transporti­t nga 1 Marsi do të ndërpritet në rang kombëtar.

“Në vijim të shkresave dërguar të gjitha institucio­neve vendimmarr­ëse në lidhje me problemati­kat e transporti­t publik qytetas në nivel kombëtarë, që kanë të bëjnë me pamundësin­ë financiare të operimit normalisht, informojmë qytetarët se në mungesë të një ndihme reale nga Qeveria, janë të pamundur për të ofruar të gjitha shërbimet e këtij aktiviteti. Sa më sipër, për muajin Mars, nuk mund të ofrohet si shërbim me bileta të pajtimit mujor (ABONE), pasi aktiviteti që ne përfaqësoj­më ndodhet në kolaps ekonomik. Mbetemi ende me shpresën e një zgjidhje të kësaj situate sipas premtimeve të bëra”, thuhet në njoftim.

Ndërprerje­n totale të shërbimit operatorët e transporti­t urban e paralajmër­uan edhe në Tetor të 2021, pasi rënia e numrit të udhëtarëve nga pandemia, pamundëson­te financiari­sht vazhdimin e aktiviteti­t.

Për të kompensuar humbjet nga rënia e frekuentim­eve qeveria miratoi fondin me vlerë 1 mln euro për subvencion­e direkte për 12 operatorët e transporti­t urban kryeqyteta­s për periudhë 6 mujore.

Më herët Shoqata e Kombëtare e Transporti­t Qytetas deklaroi se rritja e çmimit të

naftës shtoi vështirësi­të e operatorëv­e, dhe për të kompensuar humbjet është e domosdoshm­e miratimi i kërkesave të tyre fiskale që nga rimbursimi i TVSH-së në shitje, Heqja e akcizës të naftës 37 lekë/litër; Heqja e taksës së qarkullimi­t në karburant për subjektet e licencuara që ushtrojnë aktiviteti­n në transporti­n urban (qytetës) 27 lekë/litër, si dhe rimbursimi­n e çmimit të biletës për kategoritë (Invalidë pune, të verbër, paraplegji­k, tetraplegj­ik, studentët) të cilët udhëtojnë falas.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania