Gazeta Dita

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka shokuar këdo, por ai ishte kjo diçka e pritshme?

-

Përgjigja ndaj kësaj pyetjeje kërkon analiza të informuara e të vëmendshme për Rusinë dhe rolin e saj në rendin e ri botëror që u krijua pas përfundimi­t të Luftës së Ftohtë dhe shpërbërje­s së Bashkimit Sovjetik. Të paktë janë ata studiues shqiptarë që janë marë me këtë çështje. Ndër ta, ai që spikat mbi të gjithë është Fatos Tarifa, ambasadori i Shqipërisë në Uashington në vitet 2001-2005 dhe aktualisht profesor i sociologji­së dhe i gjeopoliti­kës në Universite­tin Europian të Tiranës. Në vitin 2010, fill pas kthimit të tij nga Shtetet e Bashkuara, Tarifa botoi librin “Fati i një shekulli”, i cili përmban një kapitull edhe për Rusinë. Në të, pra qysh 12 vite më parë, Tarifa argumenton­te se “marshimi rus në Gjeorgji, në gushtin e vitit 2008 dhe njohja e njëanshme prej Moskës e pavarësisë së rajonit të Osetisë Jugore dhe Abkhazisë, sado surprizë të na jenë dukur, nuk mund të ishin ngjarje krejt të papritura për ata që i kanë ndjekur me vëmendje zhvillimet politike në Rusi që nga rënia e Kremlinit në duart e Vladimir Putinit. Sipas tij, ajo që rusët bënë në Gjeorgji ishte, ndoshta, “testimi i parë” i politikës së re të Putinit. Qysh në atë kohë, Tarifa ka parashikua­r me një qartësi të habitshme se “ajo që Rusia bëri në Gjeorgji mund të mos jetë një ngjarje e rastit dhe as një episod i vetëm” dhe se “një aventurë e ngjashme me atë të Gjeorgjisë, por e proporcion­eve shumë më të mëdha” mund të përsëritet edhe në vende të tjerë”. Në kontekstin aktual të ngjarjeve në Ukrainë, kjo analizë e Prof. Tarifës ndihmon së tepërmi për të kuptuar edhe më mirë sjelljen agresive të presidenti­t rus Vladimir Putin dhe synimet e tij në Ukrainë e më gjerë, prandaj edhe po e botojmë atë pa i ndryshuar asgjë, në dy numra të gazetës Dita.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania