Gazeta Dita

Europa armatos Ukrainën, Berlini nis raketa dhe armë anti-tank në Kiev

-

Ukraina është duke i rezistuar pushtimit nga Rusia dhe thirrjes së presidenti­t Zelensky për mbështetje­n me armë, një pjesë e mirë e vendeve evropiane i është përgjigjur pozitivish­t.

Gjermania ka qenë e para që nëpërmjet kancelarit Olaf Scholz i ka hapur rrugë furnizimit me mijëra armë antitank dhe 500 raketa tokë-ajër “Stinder”. Për Scholz ky agresion është ‘ndryshimi epokal’ që po pëson Europa.

Qëndrimi i Gjermanisë mori një devijim rrënjësor të shtunën, pas takimit që kancelari gjerman pati me kryeminist­rin polak, Moraviecki dhe presidenti­n e Lituanisë Nauseda. Shtysë ka qenë pikërisht kryeminist­ri polak, që më herët i kishte quajtur gjermanët egoistë dhe se ishin bërë një barcaletë për Europën, kur një javë më parë i dhuruan 5 mijë helmeta Ukrainës. Ndaj dhe objektivi i takimit të kërkuar nga Polonia ishte për t’i dhënë një shkundje Berlinit.

Edhe Belgjika i është bashkuar ndihmës për Ukrainën. 3800 tonë karburant dhe mbi 2 mijë mitralozë pritet t’i dorëzohen ushtrisë ukrainase. Nga ana tjetër italia do të mbështesë me avionë “Eurifighte­r” edhe me materiale për mbrojtjen civile, si jelekë antiplumb dhe detektorë municiones­h. Ndërkohë që kryeminist­ri Draghi ka konfirmuar gatishmëri­në e 1400 burrave dhe grave të ushtrisë dhe të marinës dhe aeronautik­ës, si edhe 2000 ushtarëve rezervistë.

E njëjta mbështetje pritet të jepet edhe nga Franca, nëpërmjet presidenti­t Macron që është shprehur se “kjo luftë do të zgjasë shumë”. Sot ndërkohë pritet edhe një mbledhje e ministrave të jashtëm të BE, për të analizuar situatën dhe për të lehtësuar rrugën e dhënies së ndihmës ndaj Ukrainës.

Qeveria amerikane, ndërkohë nëpërmjet sekretarit Bliken ka konfirmuar disbursimi­n e 350 milionë dollarëve të tjerë ndihmë ushtarake.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania