Gazeta Dita

Mësime nga VIP-at artistë të “Big Brother”

-

Dërguar me email Në adresën e redaksisë

Pas 136 ditësh të ngujuar VIPat artistë të Big Brother dolën në liri, nisën jetën e tyre normale. Dikush nga spektatorë­t e përcolli këtë dalje me “ah, sa keq që nuk vijoi akoma1’’. Të tjerë u lumturuan me ceremoninë e daljes. U prit kjo dalje me një shfaqje festive si të pritej një ushtri fitimtare. Ceremonia, edhe se e gjatë në shtrirje kohore, nuk solli ndonjë të re nga jeta dhe vepra e VIP-ave në ngujim. Në këto 136 ditë na erdhi keq që këta vipa nuk i pamë një herë në skenat teatrore, po përsëri diçka mësuam prej tyre. Në ceremoninë e daljes së VIP-ave dhe më pas u dhanë jo pak opinione. Midis tyre, më mbeti në mendje opinionist­i Arbër Hajdari, që gjithë këtë sakrificë të këtyre artistëve e shprehu me një fjali të shkurtër “Treguan se ishin të lirë’. Ai ka të drejtë se në këto vite kapitalizë­m për këtë liri buçasin mikrofonët nga mëngjesi në mbrëmje. Për këtë liri i thuren lavde sistemit të ri që kemi instaluar e që disa e quajnë sistem kapitalist e të tjerë demokratik.

Për këtë liri mohohet gjithçka nga e kaluara, nga jeta dhe tradita shqiptare,po edhe nga historia e njerëzimit. E nga kjo liri e tyre edhe në mësuam jo pak gjëra, në sjellje, në mënyrën e jetesës, në organizimi­n e jetës, mësuam si mund të jetë tek ne edhe e ardhmja kapitalist­o-demokratik­e etj.

I pamë Vipat të flinin të gjithë së bashku, burra e gra, në një kapanon:(Kujtoj se edhe lopët e kanë veç grazhdin e tyre). Po Vipat tanë e panë të udhës të jetonin kështu, mbase për të kujtuar lashtësinë e njerëzimit, mbase për të imituar kasollet e bagëtive,mbase për të treguar thjeshtësi, mbase për të qenë më afër me njeri-tjetrin! Sidoqoftë ky ishte mësimi i parë, secili mund të bëjë komentet sipas gjykimit të vet. I pamë këta VIP-a të ngujuar që krevatët e tyre nuk i rregulluan asnjë herë, vetëm rrëmujë e sende të hedhura sa andej këtej, qëndronin lirshëm e pa asnjë ngurrim me këmbë përpjetë, këmbët e njërit tek koka e tjetrit, mënyra të ndenjuri që para fëmijëve në shtëpi nuk i bëjnë asnjë herë. Jo vetëm kaq, po pasi shëtisnin në mjediset e ngujimit, të lodhur futeshin në krevat pa hequr as këpucët.(Edhe dhia e pastron vendin para se sa të shtrihet). Ky është një tjetër mësim që na dhanë këta artistëvip­a. Po me këpucë rrinin edhe në mjediset e tjera, sa edhe me sy të lirë dukej pisllëku mbi të cilin uleshin edhe se një pjesë të mirë të kohës e kalonin duke u larë e veshur alla-moda. Duket se i përmbahesh­in parimit se në këtë mënyre krijojnë imunitet nga sëmundjet dhe papastërti­të. I pamë këta artistë disa të veshur me xhupa si për dimër e të tjerë zhveshur si në plazh në të njëjtën kohë e në të njëjtat mjedise, duke na mësuar se njeriu duhet të durojë edhe të ftohtit për hir të dukjes që të bjerë më mirë në sy nga adhuruesit dhe spektatorë­t,njeriu është i lirë të përballojë gjithçka,si na kumtoi edhe z.Arbër. Na mësuan se duke qenë të lirë kanë të drejtë edhe të shprehen për kolegët e tyre ndryshe në dhomën e rrëfimeve e ndryshe në melçiz. Sipas mësimeve të këtyre VIP-ave janë të lirë të shprehen si të duan e të shpifin sa të duan, të grinden, të shahen, boll që të arrijnë qëllimin, të qëndrojnë deri në fund në atë shtëpi ku janë ngujuar . Parimi i shoqërisë kapitalist­e se qëllimi justifikon mjetet, në rastin konkret është në veprim. Veprime e qëndrime artificial­e që të ngjallnin neveri nuk ishin të pakta. Kështu edhe lotët e tyre kur sillnin ndër mend ndonjë ngjarje nga jeta e tyre, apo kur u shkonte ndonjë familjar apo i afërt dukeshin thjesht një lojë, nuk ndjenin as mall e as dhimbje. Për çudi edhe kur dilnin nga ajo shtëpi pa mbushur ditët, sërish lotonin. Nuk merrej vesh se kur derdhnin lotë të tyre e kur kishin lot krokodili. Ishin të lirë. Duke shfrytëzua­r shprehjen e opinionist­it që atje treguan se “Janë të lirë’’nuk munguan edhe simpatitë, dashuritë, premtimet, përqafimet po që pas ngujimit ata sërish ishin të lirë dhe “ato ishin lojë”. Lojë

me ndjenjat, lojë me jetën familjare, lojë model për të ardhmen e familjes. Mësuam nga këta VIP se duhani qenka i domosdoshë­m përderi sa të gjithë nuk e hoqën njëherë nga buza. Edhe në se u mungonte ai,shpejt e zëvendëson­in me nargjilenë. Prej tyre mësuam se u shitka edhe nargjile,se paska klube që tymoset pa kursim ajo. Na kishte munguar. E mësuam prej këtyre artistëve VIP. Ja këto ishin disa nga mësimet që na dhanë këta artistë VIP gjatë ngujimit të tyre. Edhe se për inerci apo për dëshirën e organizato­rëve të këtij spektakli vijon me pas Bigut, asgjë e re nuk na jepet, vetëm se na nguliten më tepër në mendje ato që kemi parë në 136 ditët e ngujimit. Jo vetëm kaq, po edhe se kanë kaluar shumë kohë, këta Vipa artistë e kanë më të lehtë të kalojnë kohën nëpër studio televizive duke kujtuar ato ditë ‘’magjike’’ se sa t’i kthehen punës, skenës. Ndofta në punën e tyre të përditshme mund t’i kishim parë më pak e mund t’i kishim duartrokit­ur më shumë, po këto 136 ditë nuk reshtën duke na dhënë mësime përditë. E treguan veten ‘’të lirë’’ashtu si e kërkon sistemi dhe udhërrëfye­sit e tij. Ata reaguan se njeriu jo gjithnjë është ai që paraqitet. Veledin Abazi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania