Gazeta Dita

TË JESH, E JO TË BËSH SIKUR JE

-

Tek çdo njeri ekzistojnë dy mundësi përshfaqje në ambientin që e rrethon, kur realisht ai vetë në thelb është një qenie sapiente. Ashtu si ADN-ja apo organizimi natyror i strukturës së tij fizike e psikike dhe nga ana tjetër sjellja e tij. Me fjalë më të thjeshta qenia njerëzore është dydimensio­nale në aktiviteti­n e tij social apo edhe jetësor. Një dimension është ai që realisht ekziston, e tjetri ai që hiqet apo bën sikur është. Pyeta një ditë dy studente se si mendonin për këtë temë me përqindje, duke u bazuar sinqerisht në sjelljet e tyre të përditshme. Përgjigjet qenë të ndryshme. E para tha se nuk e dinte si përqindje, por i përdorte të dy variantet. E dyta tha se ajo ishte qind për qind vetvetja. Reagimi im ishte duke përkrahur të parën e duke korrigjuar tjetrën me së paku 50% gënjeshtër. Për t’ju larguar bisedës me studentet, them se ekziston një shifër magjike në jetë e që unë e konsideroj me një “fifty fifty” (pesëdhejet­ë me pesëdhjetë). Sigurisht me luhatje, por në total unë e quaj një shifër ekuilibri, mbase edhe universal, por në jetë jam i bindur. Por ka një problem në pjesën e rolit sikur je. Nëse sillesh si ta thotë ndjesia e sinqertë e reagimit me “këmbët e zemrës” nuk ka nevojë të kesh aftësinë e aktrimit. E kundërta ndodh kur hiqesh sikur je. E nëse epërsia e kohës në dispozicio­n anon nga loja e dobët në rol, atëherë sfumohet ndjeshëm ajo që ti përfaqëson realisht. Natyrisht që momentet e qenësisë natyrore do të ndodhin për të mbërritur në ekuilibrin që thamë, por tek të tjerë e në rrethana të ndryshme. Për “spektatorë­t” e parë ti je nul në të dy aspektet, e detyrimish­t nuk mund të pretendosh më për sukses e audiencë. Kjo ndodh edhe tek njerëzit e thjeshtë, por është më e dukshme e publike, pikërisht tek protagonis­tët socialë, ku sigurisht në vend të parë janë politikanë­t. Nuk them për artin,pasi ka klauzola e specifika të tjera analistike,pasi politika është shumë më vulgare dhe e lexueshme lehtë krahasimis­ht. Duke u mbështetur në ligjin e kompensimi­t,mendoj se sa më keq të luash rolin e të bërit sikur, aq më naivisht do të sillesh ashtu siç je,duke rrezikuar viktimizim­in e vetvetes. Problemi qëndron tek përqindja barazuese,që të bëhesh i pranueshëm në të dy aspektet. Ndryshe e pëson si ca liderë tanë të ananakroni­zuar politikë që janë degraduar o në aktorë të këqinj në shtirje, o në budallenj në atë që janë realisht.

Profeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania