Gazeta Dita

Dimri nuk ikën lehtë, dëbora izolon përsëri disa rajone

-

Reshje të dendura dëbore në Korçë, bllokohen disa fshatra të njësive administra­tive malore. Probleme dhe në Leskovik, Ersekë, Devoll dhe deri në Pogradec, shumë fshatra pa energji dhe me dëborë deri në dy metra, si në Panarit. Këshillohe­t lëvizje me zinxhirë. Vështirësi qarkullimi edhe drejt pikës kufitare të Kapshticës. Dëborë edhe në malësitë e Dibrës, Kukësit, Elbasanit dhe Tiranës. Edhe Dajti ‘vishet’ me të bardha

Shqipëria përfshihet përsëri nga dimri polar, me acar, reshje shiu dhe dëbore, pothuajse në të gjithë vendin. Më problemati­ke situata ka qenë në Korçë, me borë gjatë gjithë natës, ndërsa vijuan edhe në mëngjes, të shoqëruara me erëra të forta. trashësia e dëborës ka shkuar në gjysmë metri, ndërsa në rrugën e dardhës, në lartësinë mbi 1100 metra mbi nivelin e detit, ka stuhi ere dhe dëborë. Situata problemati­ke shfaqet edhe në Bashkinë e Kolonjës. Gjatë natës për shkak të dëborës dhe erës së fortë i gjithë qyteti i Ersekës dhe Leskoviku kanë qenë pa energji elektrike, ndërsa vetëm pak minuta më parë grupet e punës që ndodhen në terren bënë të mundur rikthimin e energjisë në qytet, ndërsa në pjesën më të madhe të fshatrave situata mbetet njësoj, pa energji elektrike. trashësia e dëborës në zonën e Kolonjës i kalon mbi 30 cm ndërsa më e rënduar situata paraqitet në zonat e fshatrave te thella. Ndërkohë në bashkinë Maliq ka mungesë energjie në fshatrat Pojan, Zvezdë dhe në njësitë Gorë dhe Moglicë, ndërsa rrugë të bllokuara sipas informacio­neve më të fundit është rruga e dusharit. Zona e devollit ka pasur probleme me energji elektrike, kurse trashësia e dëborës shkon nga 30-40 cm. Fshatrat e thella malore, arrza, Vidohova etj., të bllokuara në këto zona trashësia shkon deri më 60 cm. Në fshatrat e Korçës, si Shtyllë apo Panarit, situata mbetet më problemati­ke. Fshati Panarit i bllokuar ndërsa trashësia e dëborës ka shkuar deri në 2 metër. Në Pogradec shumë fshatra pa energji elektrike, kurse zona e Mokrës e bllokuar. Ndërkohë që kontraktor­ët janë duke punuar në akset rrugore, për mirëmbajtj­e dimërore.

Reshje dëbore janë raportuar edhe në zonat e Librazhdit, dibrës dhe Kukësit, por pa të dhëna konkrete për fshatra apo rrugë të bllokuara.

Reshje dëbore pati edhe në Llogora. Që prej mëngjesit të ditës së djeshme, ulja e temperatur­ave dhe reshjet e shiut në gjithë qarkun e Vlorës ka sjellë dhe reshjet e dëborës, duke vështirësu­ar qarkullimi­n e mjeteve. aksi rrugor që përshkon këtë zonë është i hapur për të gjitha automjetet, ndërkohë që trashësia e dëborës është deri në 10 cm dhe e kalueshme me zinxhirë.

dëbora përfshiu edhe tiranën në zonat e saj malore dhe kryesisht segmenti gjeografik i malit të Dajtit dhe deri në zonën e Krujës apo afër Elbasanit. trashësia e saj shkoi në mbi 10 cm, por pa probleme në qarkullimi­n rrugor. Kurse tirana dhe qytetet bregdetare u përfshinë kryesisht nga reshje të dendura shiu dhe temperatur­a të ulëta.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania