Gazeta Dita

edhe Këshilli Bashkiak i Kurbinit, me rezolutë kundër hartës së re gjyqësore

-

Takimi i mbajtur mes këshilltar­ëve dhe juristëve, çoi në vendimin unanim të firmosur, që do i dërgohet Kryeminist­risë, Ministrisë së Drejtësisë dhe KLGJ-së: “Të mos hiqet Gjykata e Kurbinit, i ka të gjitha kriteret dhe standardet. Nëse mbyllet, do nisin protestat!”. Flet dhe kreu i Dhomës së Avokatisë, Elton Laska: “Të gjendet zgjidhja mes palëve”

Pas Këshillit Bashkiak të Korçës, edhe i Kurbinit ka miratuar së fundmi rezoltutën kundër hartës së re gjyqësore të Ministrisë së drejtësisë dhe KLGJ-së, që do t’i përcillet Kryeminist­risë dhe dikasterev­e të linjës. aty kërkohet që gjykata të qëndrojë në Kurbin. Harta e re gjyqësore parashikon dhe shkrirjen e Gjykatës së Kurbinit.

“Është shumë domethënës­e që kjo rezolutë t’iu drejtohet të gjitha institucio­neve qendrore KLGJ, Kryeminist­risë dhe Ministrisë së drejtësisë, që kanë në dorë miratimin dhe ndryshimin e hartës së re gjyqësore. Në këtë hartë është propozuar shkrirja e Gjykatës së Kurbinit”, shprehet Elton Laska, kryetar i dhomës së avokatisë Lezhë.

ai thotë se Gjykata e Kurbinit i plotëson të gjitha kriteret për të mos u mbyllur, ndërsa paralajmër­on protesta, nëse kërkesat e tyre nuk do të merren në konsiderat­ë.

“Me anë të kësaj rezolute, Këshilli Bashkiak i Kurbinit i pozicionoh­et qartësisht kërkesës për qëndrimin e kësaj gjykate në Kurbin, duke pasur parasysh që Gjykata e Kurbinit ka ambiente të mjaftueshm­e dhe vetë KLGJ me anë të raportit që ka publikuar, e ka cilësuar si një godinë të mjaftueshm­e me hapësira të nevojshme për zhvillimin dhe procesin që i nevojitet gjykatës. Kjo do të thotë që janë të gjitha mundësitë që kjo gjykatë të vazhdojë të funksionoj­ë edhe në të ardhmen. Reagimet e qytetarëve janë shumë të ashpra në momentin që kuptojnë që një gjykatë rrethi me të gjitha mundësitë që mund të jetë funksional­e, të hiqet dhe të bashkohet me një hapësirë tjetër. Nëse nuk do ketë reflektim nga hartuesit e kësaj harte gjyqësore, përshkallë­zimi i protestave dhe i ankesave të qytetarëve do të jetë shumë i madh”, vijon Laska.

Referuar hartës së re gjyqësore të propozuar nga Ministria e drejtësisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, Kurbini do të bashkohet me Lezhën, por sipas grupeve të interesit, diçka e tillë rrit kostot dhe sjellë mungesë shërbimi për qytetarët.

Më datë 3 shkurt, edhe Këshilli Bashkiak i Korçës miratoi rezolutën kundër propozimit për hartën e re gjyqësore. Propozimi për hartën e re gjyqësore ka hasur edhe në kundërshti­në e avokatëve, që e konsideroj­në atë si skemë të pamundur për të funksionua­r. ata kanë argumentua­r se në këtë mënyrë do të largoheshi­n gjykatat nga qytetarët dhe se i mohon atyre shërbimin gjyqësor. Ministria e drejtësisë ka deklaruar se do të dëgjojë këshillat e palëve të treta dhe gjatë konsultime­ve që po bëhen, por theksoi se reforma në gjyqësor është e nevojshme.

Harta e re gjyqësore parashikon 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksio­nit të përgjithsh­ëm dhe vetëm 1 Gjykatë apeli për juridiksio­nin e përgjithsh­ëm dhe 1 për atë administra­tiv. Sa i përket gjykatave të shkallës së parë administra­tive parashikoh­et të jenë 2, në Lushnjë dhe në tiranë, nga 6 që janë aktualisht. Pra, nga propozimi konkludohe­t që nga 36 gjykata që janë aktualisht, të ngelen 16 të tilla.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania