Gazeta Dita

Vrasja e Alikajt në banesë, i arrestuari e mohon. Dy pista hetimi, borxhet e drogës dhe grabitja

-

Vrasja e ushtarakut në Vlorë, që u inskenua nga autorët si një flijim, duket se ka për motiv konfliktet për lëndët narkotike. Policia ka publikuar edhe të dhënat për të dyshuarin e vrasjes së altin alikajt, në lagjen “24 Maji”, rreth një muaj më parë. autori i dyshuar, Shazi ahmetaj, me origjinë nga Kolonja e Lushnjës, u arrestua dy ditë më parë, së bashku me shokun e tij, Mario Kiptiu, që dyshohet se ndihmoi të largohej. ahmetaj nuk e ka pranuar krimin, por ka pranuar se e njihte viktimën dhe kishte shoqëri e qëndronte me të. Në media u publikua edhe fotografi e të ndaluarit Kiptiu.

trupi i alikajt u gjet i pajetë në banesën e tij në Vlorë nga e ëma, ndërsa ishte shpallur në kërkim 8 ditë para se të gjendej i vdekur. Një nga pistat ku po hetohet është ajo e lëndëve narkotike, pasi viktima njihej si përdorues i drogës dhe autori është më precedentë në fushën e narkotikëv­e. Nuk përjashtoh­et as fakti se viktima mund t’i ketë pasur borxh autorit, ç’ka ka çuar në përplasje mes tyre për motive ekonomike. të dy njiheshin dhe qëndronin bashkë, sipas burimeve nga policia. Një tjetër pistë mbetet ajo e grabitjes së viktimës. alikaj kohët e fundit kishte shuma të konsiderue­shme në duar. Viktima ishte shpallur në kërkim që prej datës 11 shkurt, ndërsa denoncimin në polici e kishte bërë kushëriri i tij. Në trupin e 46-vjeçarit, në banesën e braktisur, është gjetur edhe një plumb në shpatull, nga krahu i zemrës, si dhe një frakturë në kokë, ku dyshohet se është goditur me sende të forta, sëpatë ose levë hekuri. Nga ana tjetër, familjarët e tij dyshonin se vrasja ishte e mirëorgani­zuar. Sipas tyre, autori apo autorët kanë helmuar qentë e komshinjve, në mënyrë që të mos lehnin për të sinjalizua­r futjen e tyre në banesë dhe po ashtu kanë ulur automatin në shtëpinë e viktimës. Po ashtu ata kanë deklaruar se në banesë kanë gjetur edhe një sëpatë me gjak, me të cilën dyshohet se është goditur viktima.

Megjithëse i ndaluari s’ka pranuar asgjë dhe ka një skenë ende aktive të krimit, rezulton se të dy personat dyshohet se kanë qenë bashkë në banesë dhe pasi kanë konsumuar lëndë narkotike, autori e ka qëlluar me plumb në kokë. dyshohet se i ka marrë lekë dhe është larguar nga vendngjarj­a. Prej disa kohësh, autori sipas burimeve, ka qëndruar në banesën e viktimës.

 ?? ?? Shazi Ahmetaj
Shazi Ahmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania