Gazeta Dita

A është e sigurt të udhëtoni nëse jeni vaksinuar, keni marrë doza përforcues­e? Ekspertët janë të ndarë

-

Miliona njerëz tashmë janë vaksinuar, kanë marrë doza përforcues­e dhe sapo janë shëruar nga infektimi me Covid-19, i shkaktuar nga varianti Omicron.

Këta persona kanë atë që jashtë komuniteti­t mjekësor njihet me termin “super imunitet”. Shumë prej tyre janë gati të kthehen përsëri në normalitet dhe të udhëtojnë nëpër botë.

Megjithëse ky term mbart një nuancë të një imuniteti “të pathyeshëm”, ekspertët mjekësorë nuk pajtohen për nivelin dhe kohëzgjatj­en e mbrojtjes që ofron ai.

CNBC travel u kërkoi disa autoritete­ve kryesore mjekësore që të jepnin qëndrimin e tyre mbi këtë çështje.

“Keni mbrojtje shumë të mirë”

Rreziku për t’u sëmurë rëndë te personat e vaksinuar dhe të shëruar është “i ulët dhe … nuk ka gjasa që të ulet më tepër”, tha dale Fisher, shefi i grupit të mjekëve në Sistemin Shëndetëso­r Universita­r të Singaporit.

Për këta njerëz, rreziqet për të udhëtuar nuk lidhen aq shumë me shëndetin, por me probleme të tjera që mund të prishin planet e tyre, tha ai. Udhëtarët e imunizuar mundet gjithsesi që të sëmuren gjatë udhëtimeve të tyre, ose mund t’u duhet që t’i anulojnë ato nëse rezultojnë pozitivë nga testi që bëjnë përpara se të udhëtojnë.

Fisher tha se udhëtimet nuk përbëjnë më rrezikun që kishin më parë në lidhje me Covid-in, për shkak se tashmë, varianti Omicron është gjerësisht i përhapur.

“Nuk ka asgjë magjike për sa i përket udhëtimeve; nuk ka një mundësi më të lartë

Një panoramë mbi situatën e Covid 19 në Europë. Sa të sigurt janë ata që kanë marrë dy dozat e vaksinës. Çfarë thonë ekspertët dhe lehtësimi i masave për ata që duan të udhëtojnë në disa vende të Evropës

për t’u infektuar me Covid për shkak se po udhëtoni, në rast se nuk jeni duke shkuar nga një zonë shumë e ulët endemike në një zonë shumë të lartë endemike,” tha ai. Por gjithsesi, “nuk është se kanë mbetur shumë zona të ulëta endemike në botë”.

disa studime tregojnë se vaksinat, së bashku me shërimin nga Covid, ofrojnë më shumë mbrojtje, tha Fisher. Sidoqoftë, shtoi ai, “ju keni mbrojtje goxha të lartë edhe pas marrjes së dy dozave”.

“Rreziku që të infektohen­i me Covid ngado që të shkoni do të ekzistojë për gjithë pjesën tjetër të jetës tuaj,” tha ai. “Por në fakt, për shumicën dërrmuese të njerëzve, do të jetë thjesht një sëmundje shumë e lehtë, ndoshta totalisht asimptomat­ike.”

“Ky virus është shumë dinak”

Njerëzit akoma nuk duhet ta humbin vigjilencë­n e tyre, tha dr. Patrice Harris, ish-presidente e Shoqatës amerikane të Mjekësisë dhe CEO e kompanisë së testimeve mjekësore eMed.

“Po vëmë re se numri i shtrimeve në spital është në rënie, por në SHBa vazhdon të ketë 2,400 vdekje në ditë nga Covid,” tha ajo gjatë një interviste me CNBC travel javën e kaluar. “Nuk jemi ende në fund të kësaj pandemie.”

Kjo nuk do të thotë që ajo po dekurajon udhëtimet – Harris tha se ajo vetë po planifikon dy udhëtime në Europë këtë vit. Por ajo rekomandon që njerëzit të vazhdojnë të mbështeten te “praktikat e provuara dhe të vërtetuara shkencëris­ht”, të tilla si: vaksinat, testimet, maskat, ajrosja dhe distancimi social.

Harris tha se njerëzit që kanë imunitet të komproment­uar, ose që jetojnë në një ambient me njerëz të tjerë që kanë imunitet të dobët, duhet të tregojnë më shumë kujdes. Edhe pse ajo vetë është e vaksinuar dhe ka marrë edhe dozën përforcues­e, vazhdon të tregohet e kujdesshme për hir të babait të saj 87-vjeçar.

“Ky virus është shumë dinak dhe na ka mashtruar në çdo hap të tijin,” tha ajo.

Ekziston gjithmonë kërcënimi i shfaqjes së një varianti të ri, së bashku me rrezikun e zhvillimit të të ashtuquajt­urit “Covid-i i gjatë”, edhe pas infektimev­e të lehta, tha ajo.

“Ndonjëherë, ne mendojmë: unë do të sëmurem me Covid, por jam i ri, jam i shëndetshë­m, jam i vaksinuar, kështu që do ta kaloj shpejt atë,” tha ajo. “Por … jo të gjithë do ta kalojnë këtë sëmundje.”

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania