Gazeta Dita

Franca dhe tre kombëtare kërkuan përjashtim­in, FIFA i ‘kënaq’: Rusia do bëjë ndeshje në fushë neutrale, pa emrër, pa flamur dhe pa himn!

-

FIFA nuk shfaqi dje ‘dorën e hekurt’ që tregoi UEFA ndaj Rusisë, duke i hequr jo vetëm finalen e Champions League, që luhej më 28 maj në Shën Petersburg dhe e transferoi në Paris, por dënoi ekipet ruse që të luajnë të gjitha ndeshjet në transfertë deri në përfundim të luftës që ka nisur, duke përfshirë edhe kombëtaren. Këtu preket edhe Shqipëria, që ka në grupin e Ligës së Kombeve Rusinë në sezonin e ardhshëm. FIFA me Giano Infantinon në krye, nguroi që të marrë masat e ashpra për përjashtim, ndoshta edhe për shkak të ‘miqësisë’ që kreu i qeverisë së futbollit ka me Putinin, që pas Botërorit

Rusi 2018. Referuar zërave në rritje të botës së futbollit, për të bojkotuar takimet që kanë me Rusinë, dje u mor vendimi që të mos përjashtoh­ej plotësisht. Rusia do t’i luajë takimet e saj pa kënduar himnin kombëtar, pa flamur kombëtar dhe pa përdorur emrin që mban, teksa FIFA do mendojë modalitete­t e mëtejshme se si do veprohet. Dje u vendos që Rusia t’i luajë eleminator­et play-off për Botërorin Katar 2022, por me disa sanksione modeste, pavarësish­t presioneve dhe një tjetër ishte se takimet do luhen në fushë neutrale dhe pa tifozë. Në fillim ishte Polonia, që ka një takim play-off për

Botërorin e Katarit me Rusinë në muajin mars dhe më tej Çekia, Sudeia dhe dje Kampionia në fuqi e Kupës së Botës, Franca. Sporti ka reaguar shpejt dhe me vendosmëri që kur Vladimir Putin shpalli luftë, me finalen e Champions League që u zhvendos në Paris dhe Formula 1 duke anuluar Çmimin e Madh të Rusisë të këtij viti. Gjithashtu Rusia u përjashtua edhe nga Eurovizion­i. Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet, i ka bërë thirrje FIFA-s që të largojë skuadrën e Rusisë nga këto kualifikue­se. “Bota e sportit, dhe veçanërish­t futbolli, nuk mund të qëndrojë neutrale. Sigurisht që nuk do ta kundërshto­ja dëbimin e Rusisë. Në këto rrethana dramatike, si mund të parashikoh­et të luajmë futboll kundër këtij vendi”,- tha La Graet për “Le Parisien”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania