Gazeta Dita

Tirana fiton “Superbowl”-in e saj, Partizani ankohet për ‘masakrime’ dhe cilëson gjyqtarin Jorgji “pa personalit­et”

-

tirana ka fituar një nga ndeshjet më të rëndësishm­e dhe me një rivale direkte për titull, siç është Laçi. Rezultati 4-1 për bardheblut­ë cilësohet edhe si një shenjë besimi se ky titull nuk mund të lëshohet, pavarësish­t momenteve të dobëta që kalon ekipi në disa ndeshje në Superligë. Kurse për rishtarët laçianë, duket se gara do bëhet më e vështirë, por jo e pamundur. Edhe pse ndodhet 6 pikë larg Tiranës, me 43 pikë, trajneri Mirel Josa dhe të tijët kanë një kalendar më të favorshëm në krahasim me bardheblut­ë. Laçi në katër takimet e ardhshme prej skuadra që janë në fund të tabelës së rënditjes (Egnantia, Kastrioti, Skënderbeu dhe Teuta), kurse Tirana ka takime të vështira (Teuta, Partizani, Vllaznia, Dinamo). Presidenti Refik Halili e ka konsiderua­r si shumë të rëndësishm­e fitoren me rezultatin 4-1 të ekipit të tij ndaj Laçit dhe u shpreh deri në euforik. Duke folur për emisionin “Gol pas Goli”, Halili theksoi se skuadra “bardheblu” vërtetoi sot se kanë vlerë, ndërsa veçoi emra si Seferi, Xhixha dhe portieri Bekaj dhe se ishin më të mirët.

Dramatike ka qenë ndeshja e shoqëruar me tensione të forta dhe polemika në Rrogozhinë, ku nuk mungoi asgjë. Kjo, për shkak se Egnantia priste Kastriotin si rival direkt për mbijetesë në Superligë dhe për faktin se goli i fitores (2-1) erdhi vetëm në fund të takimit. Me dy fitoret e fundit, rrogozhina­sit katapultua­n tabelën e renditjes, nga vendi i fundit në të shtatin dhe 2 pikë larg play-off. Në takimet e tjera, Kukësi mezi i mori një pikë Teutës në fushën e vetë, me një gol në fund të takimit, teksa durrsakët ndjejnë ‘erën e blozës’ që mban fundi i tabelës. Në takimet e të premtes,, Skënderbeu nxori një pikë me vuajtje ndaj Vllaznisë mes përplasjev­e e goditjes së gjyqtarit, kurse derbi i kryeqyteti­t, Dinamo-Partizani përfundoi në barazim pa gola.

Të kuqtë e Partizanit janë irrituar me arbitrin Enea Jorgji, i cili në minutën e 80 nxori Muratajn me të kuq. Sipas drejtorit Olsi, xhaketa e zezë në vazhdimësi merr vendime të qëllimshme kundër Partizanit. “Unë kam një mënyrë zgjidhjeje, por nuk mund ta bëj sepse jam Olsi Rama. Nuk mund të merrem personalis­ht me një arbitër që ka harruar integritet­in personal në shtëpinë e vet dhe vjen të gjykojë Partizanin në një mënyrë komplet të shkujdesur dhe të papërgjgje­shme”, tha Olsi Rama, drejtor i Partizanit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania