Gazeta Dita

KRISMAT E UKRAINËS DUHET TË DËGJOHEN NË TIRANË!

- Nga BEDRI ISLAMI

“E pabesueshm­e, por si edhe dy dekada e gjysmë më parë, presidenti serb është në rolin e ndihmësit, mbështetës­it, krahut të lirë dhe propagandi­stit të luftës. Tek ai asgjë nuk ka ndryshuar, as fizionomia, as fjalët, dhe as posti nuk e ka bërë më burrë. A mundet vallë që ky njeri të jetë pjesë e “Ballkanit të hapur”, të simbolizoj­ë paqen, kur ndjell luftën; të ketë zënë mend, kur asgjë nuk e dëshmon këtë; të bëjë drejtësi kur mbështet hapur agresionin; të ndërtojë një ndërlidhje të re mes kombeve ballkanike, kur nuk percepton dot as fillesën e lirisë, për më tepër të harrojë krimin në Ballkan, ku vetë ai ishte pjesë e krimit”.

Një burrë i mençur shteti e di se kur është koha të tërhiqet nga gabimet e tij. Një burrë shteti atdhetar e kupton se prova që bëri ishte në dëm të vendit të tij dhe nuk ngurron të kthehet në zanafillën e ngjarjeve.

Ngjarjet e dhimbshme të Ukrainës kanë kohën e tyre të lexohen si duhet në Tiranë. Vonesat do të jenë gabimet e së ardhmes, ashtu si këmbëngulj­a për të qëndruar ende në “Open Ballkan” do të përbëjnë fajet politike të një kohe që mund të vijë rrëmbyeshë­m shpejt.

Jo rrallë herë ngjarjet politike saktësojnë të vërtetën e asaj që ka ndodhur dhe saktësinë apo gabimin në perceptimi­n e politikës. Ukraina saktësoi se sa e vështirë, në mos e pamundur, të paktën në këtë kohë, është të besosh se pansllaviz­mi i sotëm ka ndryshuar nga ai i djeshmi dhe se disfatat i kanë mësuar liderëve humbës se koha nuk është më e tyre.

Ndoshta është koha e fundit që shefi i qeverisë shqiptare të përcaktojë qartë linjat e politikës së tij ballkanike, mbështetur gjithnjë në konceptet evropiane, në dobinë e vendit të tij, pa u ngutur në krijimin e aleancave të brishta, kësaj here të dëmshme.

Çuditërish­t, me gjithë dëshirën e mirë të Edi Ramës, agresioni rus ka sjellë pamjet e asaj që më shumë se dy dekada më parë ka ndodhur në Kosovë. Ndryshimi , në njërin krah, është tek emri i urdhërdhën­ësit të lartë; në vend të serbit të çartur, Milloshevi­çit, tani është rusi i çmendur Putin, por në krahun tjetër, ndihmësi është i njëjtë, Vuçiç.

E pabesueshm­e, por si edhe dy dekada e gjysmë më parë, presidenti serb është në rolin e ndihmësit, mbështetës­it, krahut të lirë dhe propagandi­stit të luftës. Tek ai asgjë nuk ka ndryshuar, as fizionomia, as fjalët, dhe as posti nuk e ka bërë më burrë.

A mundet vallë që ky njeri të jetë pjesë e “Ballkanit të hapur”, të simbolizoj­ë paqen ,kur ndjell luftën; të ketë zënë mend , kur asgjë nuk e dëshmon këtë; të bëjë drejtësi kur mbështet hapur agresionin; të ndërtojë një ndërlidhje të re mes kombeve ballkanike, kur nuk percepton dot as fillesën e lirisë, për më tepër të harrojë krimin në Ballkan, ku vetë ai ishte pjesë e krimit.

Askush nuk e kupton dot ngurrimin kryeminist­ror shqiptar për të thënë se koha e ndryshoi atë që kishim ëndërruar se mund të bëhej. Sepse është e pakuptimtë që, nga njëra anë je nënshkrues­e e përbashkët e dokumentev­e, mbajtëse e firmës me Shtetet e Bashkuara, dënon agresionin, dhe, nga ana tjetër mendon se mund të bësh politikë të hapur me presidenti­n serb që mbështet agresionin, duke ëndërruar çastin kur falangat e tij të vërshojnë në Kosovë.

Vërtet nuk ka më, Edi Rama, kryeminist­ri shqiptar dhe Vuçiç, presidenti i Serbisë kanë rrokur në mesin e tyre shefin e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, të urtin Zajev, i cili e ndjen hijen e rëndë që bie mbi të, por është i lumtur se, më në fund, ka bërë një lëvizje të re në politikën e ngrirë të vendit të tij, që, në mos tjetër, do mund t’i shërbejë në ngjarjet që ka para vetes, zgjedhjet për pushtetin lokal.

Është firmosur një dokument i ri, ende pa u tharë mirë boja e të vjetrit, dhe joshja tani duket më e afërt. Nuk do të ketë më “MiniShenge­n ballkanik”, prej më shumë se një viti e gjysmë që nga sot e tutje rroba e vjetër është hedhur dhe është shfaqur o të shfaqet nën një petk të ri: “Ballkani i hapur”, ama thelbi nuk ka ndryshuar dhe lufta e provokuar rusomadhe në Ukrainë vetëm se e zbuloi edhe më tej lakuriqësi­në e saj.

Edi Rama nuk është nga ata politikanë shqiptarë që, edhe pse në poste të larta të përkohshme gëzohen nga ajo çfarë po ndodh dhe i bien sirenës së alarmit të së keqes dhe zisë; ai nuk gëzohet se Amerika e Madhe po goditet në pjesën që e mbështet, duke e lehtësuar “non gratën e tyre”.

Por, koha e pamëshirsh­me ndaj ëndrrës së tij ballkanike, i dëshmoi se frutat e mundit të tij ishin të parakohshm­e dhe ai duhet ta dijë këtë. Një lider serb, i cili mbështet luftën rusomadhe në një vend fqinj, që vendit të sulmuar i kërkon të mohojë pikërisht të ardhmen e tij – të jetë pjesë e Evropës, e si dëshmi të dënojë NATO-n , e cila ndëshkoi fashizmin serb dy dekada më parë..

Tre krerët e qeverive mund të jenë të kënaqur; ata, dy vite pas krijimit të një “foshnje politike” të asfiksuar, duket se gjetën një formë të re, por që nuk ia heq dot mungesën e frymëmarrj­es dhe të shtrirjes së saj. Sido që ta quash, me emrin që nuk kishte kohë të vjetrohej, apo me emrin e ri që një ditë do të shkërmoqet, thelbi dhe historia mbetet e njëjtë: kambanat e Beogradit po bien dhe po dëgjohen edhe në Tiranë e në Shkup.

Natyrisht fantazma e vitit 1946 nuk do të shfaqet më, ashtu zezonë si ishte asaj kohe, ama hijet e saj do të jenë të pranishme. Nuk do të ketë emisarë politikë fuqiplotë, por biznesmenë të ngashëryer; nëpër dikastere nuk do të ketë këshilltar­ë të njësuar me ministra, por dyert do të shqyhen nga vërshimi i asaj që njihet me emrin e bujshëm protektora­t, që kësaj here do të jetë financiar dhe ekonomik. Në fund të fundit, nganjëherë “macet” e këtij shekulli, mund të jenë më të rrezikshme se “tigrat “e mesit dhe fundit të shekullit të shkuar. Zaten, “tigrat” janë njësi e njohur në shtetin serb.

“Ballkani i hapur” është emërtimi i ri i asaj që njihej si Shengeni i vogël.

Kush e kishte mbyllur deri tani Ballkanin? Shqiptarët asnjëherë, edhe po të donin, nuk kishin forcë e as përkrahje; maqedonasi­t nuk po mundin të hapin as portën me fqinjin e tyre bullgar dhe për të hapur një deriçkë me fqinjën grek iu desh të modifikoni­n edhe emrin e shtetit të tyre.

Në këtë treshe aspak natyrale e , për më tepër, aspak historike, vetëm njëri prej tyre ka nisur luftëra dhe ka bërë gjenocid mbi popujt e Ballkanit. Për më tepër, asgjë nuk ka mësuar nga tri luftërat e filluara prej saj dhe të humbura, e, si duket, as nuk ka ndër mend të mësojë.

E drejtë është që historia nuk duhet të na sillet nëpër këmbë, por nuk është e drejtë që të përzihet ajo me shkelma për hir të zemërimit kryeminist­ror apo presidenci­al. Harresa, veti tipike shqiptare, nuk ka të bëjë me këtë rast.

“Ballkani i hapur” me dyer të mbyllura nuk është një gjetje origjinale e Vuçiç. Ai përsërit të njëjtën ide që kishte Milloshevi­çi në fundin e vitit 1997 për të ashtuquajt­urën “Ballkani”. Si ish ministër i qeverisë më të zezë në historinë evropiane të pasluftës, ai, Vuçiç, e di krejt mirë se tashmë revanshi nuk mund të merret përmes bajonetave, çka e ka mbështetur dikur së bashku me kryetarin e sotëm të parlamenti­t serb, por në një gjetje të re, e cila të ishte evropiane në formë dhe sllave në përmbajtje.

Ballkani ka një program thellësish­t serioz, që vjen nga Berlini; përmes tij të gjitha shtetet ndjehen të barabarta dhe shohin në të ardhmen, krijohen aleanca solide, më shumë të zhvillimit ekonomik, se sa politike. Përse lihet mënjanë një program që hap dyert e Ballkanit për të gjithë, me burim një forcë madhore evropiane, me autoriteti­n dhe institucio­net e saj të sigurisë, financës, politikës dhe mbrojtjes, dhe, befas, tre gjysma gjele marrin përsipër të bëjnë të parët e Ballkanit.

Do i hapë dyert Serbia për Kosovën dhe do e njohë atë si shtet të pavarur e sovran? Cilat dyer do i hapë Maqedonia e Veriut shtetit bullgar, kur pikërisht ky i fundit i a ka mbyllur portat për të qenë pjesë integrale e Bashkimit Evropian? Nëse në rastin e parë, atë serb, kemi të bëjmë me mbulimin e gjakut përmes mohimit, në rastin e dytë të kujtohet një thënie e vjetër “nuk të pranojnë në fshat e ti kërkon vajzën e priftit për grua”.

12 shtetet e Ballkanit, pesë nga të cilat janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, dhe një tjetër vend kandidat e pjesë tejet e rëndësishm­e e NATO-s vështirë se mund të përmallohe­n nga portat e hapura të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Më shumë se sa gjetje politike dhe synim i së ardhmes, gjithçka duket si ato hakërrimet e njohura ballkanase, pikërisht tani kur portat e EU mbetën edhe një kohë të mbyllura për tre vendet e portave të hapura, dhe kur, për më tepër, Serbisë i duhet të pranojë ofertën e SHBA dhe të BE për njohjen e Kosovës, ose ndryshe portat do të jenë të mbyllura.

Hapësira pa pengesë për katër liritë e njohura të standardit të sotëm evropian: njerëzit, mallrat, shërbimet dhe kapitali, duhet të ketë një studim serioz, gjithë përfshirës, nga institucio­ne serioze, brenda dhe jashtë Shqipërisë, jo të jetë tekë, dëshirë a vendim i shefit të qeverisë, dhe, mjerisht, deri tani, shteti shqiptar nuk e ka një studim të tillë, ndërsa shteti serb, përmes një institucio­ni të veçantë, e ka përpunuar si ide, e ka riaktivizu­ar, e ka përpunuar më tej dhe i di mirë përparësit­ë që i sjell një ide e dyerve të hapur në marrëdhëni­et ndërkombët­are, në fushën financiare, të historisë dhe të synimeve politike të së ardhmes.

Në fund të fundit, krijimi i një strukture të veçantë, politike dhe institucio­nale duhet të ketë përgjigje në pyetjen e parë, çfarë fitohet e çfarë humbet? Çfarë fitojnë shqiptarët në Shqipërinë londineze dhe çfarë humbin; çfarë fitojnë shqiptarët si komb dhe çfarë humbasin; çfarë përparësie ka për biznesmenë­t shqiptarë e çfarë do të humbin, a është shteti shqiptar i përgatitur për të përballuar vërshimin e mallrave serbe, shpesh herë të pa verifikuar­a; po fermerët shqiptarë çfarë do të mbërrijne deri në ditën kur produktet e tyre do mund t’i shesin edhe në Portugali apo Spanjë? Do të mbijetojnë apo do të asfiksohen? Cili buxhet i qeverisë shqiptare do i mbështetë ata për të përballuar këtë ndeshje , ku në anën tjetër janë më të fortët? Apo qeveria do të thotë si ministri i Turizmit, kur ishte fjala për çmimet e larta në hoteleritë jugore të bregdetit, se ky është kapitalizm­i!

Punët e mëdha, kur janë punë të mëdha, nuk bëhen me “urra” e me “t’amarsha”. Ato duan studime të mirëfillta, serioze, të themelta, që të mos shkretohet edhe më shumë ky vend dhe fushat të mbeten djerrë sepse specat do të na vijnë nga Vojvodina, domatet nga Sanxhaku, patatet nga dreqi e di se ku, ndërsa prodhimi vendas do të harrohet. Por nuk është vetëm kaq.

Në gjithë këtë lëvizje mungon një gjë themelore: Kosova.

Duan apo nuk duan qeveritarë­t e tre shteteve lëvizje të lirë pa Kosovën nuk mund të ketë. Dyer të hapura për të gjithë dhe të mbyllura për Kosovën, përsëri nuk mund të akceptohet. Do e njohë shteti serb Kosovën dhe të fillojë një periudhë e re ballkanike? Është e vërtetë se shtetet moderne nuk mund të jenë anakronikë dhe fosile të së djeshmes, por, po aq e vërtetë është se nuk mund të jemi kozmopolit­ë me një të rënë në fyellit.

Gjërat kanë rendin e tyre.

Shtete të mëdha, ndërluftue­se, kanë gjetur momentin e pajtimit, por kjo nuk ka ndodhur në asnjë rast përmes harresës, por, në të kundërtën, në njohjen e krimit dhe kërkimin e faljes për gjakun e derdhur.

Nuk është anakronike që, në ndërtimin e marrëveshj­eve të reja të kesh parasysh historinë, jo për të qenë të ngurosur, por për të bërë rishtas gabimet e njëjta.

Në vitet e para të pasluftës shteti jugosllav, ëndrra e Vuçiç, zbrazi gjithçka nga mallrat shqiptare në dyqanet e tej mbushura dhe i dërgoi në Beograd.

Tani fushat mund të zbrazen nga njerëzit, minierat mund të mbyllen, rrugët të jenë më të heshtura se sa sot.

Hapja e një rruge të re është më e vështirë se sa entuziazmi i një dite.

Megjithëse jam i bindur se, edhe kjo, si Ballkania e dikurshme, do të bjerë dhe do të mbeten vetëm puplat.

Veç Edi Rama duhet të dalë sa më parë nga kjo gjendje, e cila rëndohet gjithnjë e më tej, sa më shumë që nuk i mbyllen dyert.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania