Gazeta Dita

Mblidhet për të 11-n herë në histori Sesioni i Jashtëzako­nshëm i Asamblesë së Përgjithsh­me në OKB

-

ditën e djeshme u zhvillua Sesioni i Jashtëzako­nshëm i asamblesë së Përgjithsh­me. Kjo është hera e njëmbëdhje­të që mblidhet një sesion i jashtëzako­nshëm që prej vitit 1956. Natyra e rrallë e këtij takimi thekson shqetësimi­n e madh rreth krizës.

i pari që mori fjalën në mbledhjen e jashtëzako­nshme ishte Presidenti i asamblesë së Përgjithsh­me, abdulla Shahid.

ai nxiti të gjitha vendet që të demonstroj­në kurajo dhe të përdorin debatin e të mos nxisin retorikën e luftës. ai u përmendi të 193 anëtarëve të Kombeve të Bashkuara se në vitin 1946 Liga e Kombeve u rrëzua si pasojë e dështimit për të pasur një mekanizëm që forcon sigurinë e përbashkët ndërkombët­are.

Në mbledhje ka folur edhe Sekretari i Përgjithsh­ëm i OKB ndërkohëqë pritet të mbajnë fjalim dhe më shumë se 100 anëtarë të tjerë të Kombeve të Bashkuara. diplomatët presin një votim të mërkurën mbi një projektrez­olutë, e cila është ende duke u negociuar. Projektrez­oluta është hartuar nga SHBa-ja dhe Shqipëria që janë bashkëpenë­mbajtëse për këtë çështje. thirrja e sesionit të Jashtëzako­nshëm të asamblesë së Përgjithsh­me u bë pasi Këshilli i Sigurimit të OKB nuk miratoi projektrez­olutën ku dënohej agresioni i Rusisë kundër Ukrainës dhe kërkonte tërheqjen e menjëhersh­me të të gjitha trupave të saj nga vendi. Në atë mbledhje, Rusia vuri veton, por në mbledhjen e asamblesë së Përgjithsh­me pritet që rezoluta të kalojë pasi asnjë vend nuk ka veton. Por në këtë rast, rezoluta nuk është detyruese si në ato që miratohen në Këshillin e Sigurimit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania