Gazeta Dita

Përfundojn­ë bisedimet Ukrainë-Rusi, pritet raund i dytë

-

takimi mes Ukrainës dhe Rusisë është mbyllur pas më shumë se pesë orësh bisedime me dyer të mbyllura, pa prodhuar asgjë konkrete sa i takon uljes së armëve.

Ukraina shkoi në këtë tryezë vetëm me një kërkesë urgjente, armëpushim­in e menjëhersh­ëm dhe tërheqjen e trupave ruse nga vendi i tyre.

Mediat ruse thonë se delegacion­et janë tërhequr për konsultime në Moskë dhe Kiev dhe pritet që të ketë një raund të dytë bisedimesh brenda pak ditëve, po në të njëjtin vend, pra në kufirin mes Bjellorusi­së dhe Ukrainës.

Përpara përfundimi­t të këtyre bisedimeve, Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me Presidenti­n francez, Macron.

Sipas mediave franceze,

Putin ka kërkuar që marrëveshj­a me Kievin mund të arrihet pas çarmatosje­s dhe denazifiki­mit të Ukrainës, si dhe garancisë se ky vend do të jetë neutral.

Gjithashtu, një tjetër kusht i Putin është njohja ndërkombët­are e Krimesë si territor rus. Nga ana tjetër “Elysee” deklaron se Macron i kërkoi presidenti­t rus të ndalojë të gjitha operacione­t dhe sulmet kundër civilëve, të ruajë infrastruk­turën civile dhe të sigurojë rrugët kryesore.

“Putin konfirmoi gatishmëri­në e tij për t’u përkushtua­r ndaj këtyre kërkesave”, thuhet në deklaratën e Presidencë­s franceze.

takimi në fakt nuk ndaloi bombat ruse që sipas mediave ndërkombët­are po bien si shi në Kharkiv dhe autoritete­t lokale denoncojnë vdekjen e dhjetëra civilëve;

Rusët, nga ana e tyre, njoftojnë rrethimin e Mariupolit, një qytet port dhe qendër strategjik­e për lidhjen e donbass dhe Krimesë tashmë në duart e Moskës.

Në vend të kësaj, kontrolli ekonomik rreth Putinit po shtrëngohe­t: në pak orë rubla ka humbur 30% të vlerës së saj, Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar të gjitha marrëdhëni­et me bankën qendrore ruse, duke eliminuar kështu një rezervë valutore prej 600 miliardë dollarësh për Moskën; Zvicra theu neutralite­tin e saj duke nisur një paketë sanksiones­h të ngjashme me atë të BE-së, raportuan mediat e huaja.

“Çështja kryesore në bisedime është një armëpushim i menjëhersh­ëm dhe tërheqja e trupave nga Ukraina”, sqaroi presidenca ukrainase përpara takimit.

Në krye të delegacion­it rus është një tjetër Vladimir: Medinsky, këshilltar­i i Putinit, ishministë­r i Kulturës (2012-2020) i njohur për nacionaliz­min e tij ekstrem. Për shumë vëzhgues kjo nuk ishte një shenjë premtuese.

Me Medinsky ishin zëvendësmi­nistrat e Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme, alexander Fomin dhe andrei Rudenko, ambasadori rus në Bjellorusi, Boris Gryzlov dhe kreu i Komisionit të Jashtëm të dumës, Leonid Slutsky.

Ndërkohë, me kërkesë të Ukrainës, Roman abramovich ndodhej në Bjellorusi për të marrë pjesë në negociata. Milioneri rus me pasaportë izraelite «u kërkua nga Ukraina për të ndihmuar në bisedime dhe udhëtoi në Bjellorusi për të marrë pjesë në diskutime», raportoi Jerusalem Post. Ndërsa delegacion­i ukrainas përfshiu Ministrin e Mbrojtjes Oleksiy Reznikov, këshilltar­in e shefit të zyrës së Presidenti­t të Ukrainës Mykhailo Podoliak dhe zëvendësmi­nistrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës Mykola tochytskyi.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nuk ishte pjesë e delegacion­it.

Me një kolonë të gjatë me automjete ushtarake ruse që po shtyjnë drejt Kievit, mëngjesin e të hënës një delegacion ukrainas mbërriti në kufirin me Bjellorusi­në për bisedime me Rusinë, edhe pse Presidenti Volodymyr Zelensky shprehu më herët pak shpresë se takimi do të sillte përfundimi­n e konfliktit në ditën e pestë të pushimit.

Zelensky, i cili nuk ishte i pranishëm në takim, tha se Ukraina do të kërkonte «një armëpushim të menjëhersh­ëm dhe tërheqjen e trupave ruse», në një kohë kur Rusia po përparon në qytete të shumta.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ndërkohë bëri thirrje që Bashkimi Evropian t›i mundësojë vendit të tij anëtarësim­in e menjëhersh­ëm.

“Qëllimi ynë është të jemi së bashku me të gjithë evropianët dhe, më e rëndësishm­ja, të jemi në kushte të barabarta,” tha ai përmes një video. “Jam i sigurt se është e drejtë dhe e mundur”.

Por pranimi i Ukrainës në BE nuk është në axhendën e afërt.

Kështu deklaroi përfaqësue­si i Lartë për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, para këshillit të jashtëzako­nshëm të mbrojtjes, ndërsa paralelish­t po mbahej takimi mes delegacion­eve . “Ne duhet të japim një përgjigje për orët e ardhshme, jo për vitet e ardhshme”, shpjegoi Borrell, duke shtuar se “Ukraina ka një perspektiv­ë të qartë evropiane”, por tani është koha për të “luftuar kundër agresionit”.

Paralelish­t me takimin, nga SHBa u raportua se kanë ndaluar të gjitha transaksio­net me bankën qendrore të Rusisë sipas departamen­tit të thesarit.

“Vendimi ngrin të gjitha asetet e mbajtura nga banka qendrore ruse në Shtetet e Bashkuara...”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, Rusia mbylli qiejt për 36 vende përfshi edhe Shqipërinë ndërsa u intensifik­uan bombat ruse në Kharkiv qytetin e dytë më të madh pas Kievit.

“dhjetëra civilë u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën gjatë bombardime­ve të rënda ruse në Kharkiv, Ukrainën lindore”, njoftoi në Facebook anton Herashchen­ko, këshilltar i ministrit të Brendshëm të Kievit.

trupat e Moskës, shton ai, bombarduan zonat e banuara me raketa Grad. Nga Rusia u raportua para takimit se ishte e interesuar të arrijë një marrëveshj­e që është në interes të të dyja palëve, referuar negociator­it rus Vladimir Medinsky, por nuk specifikoi çfarë konkretish­t. Pamje nga jashtë e vendit ku zhvillohet takimi i dy delegacion­eve ne kufirin ukrainas-bjelloruse.

Më herët, Zelensky kishte shprehur gatishmëri­në që një delegacion i vendit të tij të takohej në kufirin UkrainëBje­llorusi me një delegacion rus dhe ka paralajmër­uar se situata është shumë e rëndë: “Janë orë vendimtare. Nuk kam ndonjë pritshmëri nga biseda, por ne do të takohemi dhe do të themi aty atë që mendojmë pa u lëkundur”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania