Gazeta Dita

Na ishte një Këshill Kombëtar Sigurie në Presidencë

-

Dërguar me email Në adresën e redaksisë

Fjala është për thirrjen e tij me urgjencë nga z.Meta për masat që duhet të ndërmarrë Shqipëria ndaj një sulmi të mundshëm ruso-serb. Le që nuk morëm vesh ndonjë gjë të madhe nga çfarë u tha e ç’u bë aty, përveç disa ligjëratav­e teorizuese të vjetëruara e të përsëritur­a deri në shkulje flokësh. Pyetja ime është e thjeshtë. Pas fjalëve e oratorive, çfarë u vendosën konkretish­t si masa ndaj këtij sulmi të pritshëm? Nëse është sekret ushtarak e nuk tregohen sa avionë, raketa apo trupa janë të gatshëm të hidhen në aksione efikase mbrojtëse, ç’hyjnë në punë kamerat televizive që paraqesin figurat e shqetësuar­a në fjalimet përkushtue­se të komisionit presidenci­al? Sigurisht që jemi anëtarë të

NATO-s, por ai nuk ishte këshilli i saj, por i Shqipërisë e për masat që duhej të merrnim ne vetë. Kosova i dërgoi ca makina policie në kufi me Serbinë dhe i pamë të gjithë, por nuk na zuri syri ndonjë makinë ushtarake shqiptare në kufi me Kosovën. Së paku për tregim muskujsh.

Por a kemi të tillë? Mua nuk më duket, por presidenti është babai i kombit, pasi nënës nuk i dihet drejtimi, e ai duhet t’i dijë të gjitha. Edhe ato që ne nuk ja kemi haberin (nuk dimë).Them se jemi mësuar keq me besimin që kemi te luga bosh apo ushqimi me bar, jo kokainë, po bar livadhi. Mbase edhe Basha në Durrës me përplasjen e karriges ekspozoi një xhest trimëror, por a u frikësuan ndopak serbët? Them se jo. Po ta kishte përplasur Berisha mbase serbi do ta ndjente disi tutjen (frikën). Meta nuk kishte kohë që të përplaste ndonjë dekoratë të rëndë metalike, pasi ishte në mbrojtje të kombit bash në këshill sigurie. Për të dalë tek karrigia durrsake, them se jo Rusisë e

Serbisë, por as trekëndësh­it të Bermudes nuk besoj se i është dridhur qerpiku. E nëse do t’i shkojmë pak më tej edhe lajmi i bujshëm për revolucion­it e “Stanit të lirisë”, nuk duhet të ketë bërë jehonë në Moskën e Leninit, pasi janë mësuar me to. Atëherë kë tutin apo frikësojnë prijësit tanë, apo më mirë kush iu ka ngenë të merret me ta? Mbase SPAK-u mund të na shpjegojë diçka si nëpër tym, nëse nuk është vetë i frikësuar prej tyre. Sigurisht që ato makinat e policisë kosovare, si edhe logjistika hoteliere që i “përforcoi”, nuk janë ndonjë objekt që shkakton frikë tek Vuçiçi, por së paku tregon se liderët kosovarë janë më “atdhetarë” se ato shqiptarë, që punët i mbarojnë në salla të ngrohura mirë e që sigurisht ka kush që ua paguan harxhet. Thonë se i zoti e nxjerr gomarin nga balta. Kushedi kush është gomari apo i zoti këtu tek ne! Duket se akoma nuk janë ndarë rolet. Mbase në një kohë tjetër. Ku i dihet asaj që vjen e na gjen. Profeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania