Gazeta Dita

NGJASHMËRI E HIDHUR! TË MBROJMË ATDHEUN!

- Ilmi S.Qazimi

Lufta e armatosur me zhvillime midis modernes dhe klasikes, si biznes më fitimprurë­s-paçka se vdesin mijëra e mijëra njerëz- në vijim të pandemisë Kovid-19, që po na shohin sytë në Ukrainë na shtyn të mendojmë se si të qajmë e të zgjidhim hallin tonë të ngjashëm me të. Halli ynë është shumë më i madh se i Ukrainës. Ne kemi një vend ndër të parët në Europë për burimet e ujit; dikur ishim edhe fener ndriçues në Europë për idetë marksiste -leniniste. Tani jemi i vetmi vend pa ushtri e pa industri, pa bujqësi e pa blegtori, kemi demek-vetëm turizëm; ndërsa Ukraina ka disa vende të para në kontinent për uranium, thekër, elb, grurë, gaz natyror, pajisjeje termo- bërthamore dhe xeherorë...Ajo ka për president një komedian, kurse ne kemi një piktor për kryetar qeverie, por ama e kemi të përgjithsh­ëm , për shkak të sistemit të qeverisjes dhe mungesës së opozitës. Ukraina ka pasur ombrellë Rusinë (helbete edhe si ish-pjesë e ish-perandoris­ë ruse edhe e ish-BRSS aq famëmadh) por ajo, e kërkoi vetë ombrellën tjetër, atë amerikane si breshka te nallbani. Kurse ne, si më i vogli që rri pranë trungut të pemës më të madhe, tërë kohën jemi në hije-veç 45 viteve të epokës së Enver Hoxhës që arritëm të bënim hijen tonë në glob. Natyrisht aq sa mund të ketë hije rigoni kur afër ka edhe lisa! A ju kujtohet fjalia konfuciane që tha zaptuesi i shthurur modern shpërfillë­s amerikan Bush kur erdhi në Shqipëri ,” ne nuk ju japim peshk ,por ju mësojmë se si kapet peshku”! E bukur apo jo! Dhe pastaj fap na tha (me fjalë e me vepra mafjoze):”Ç’e doni ju ushtrinë e cila ju kushton kaq shumë? Përse ju duhen armët, avionët, tanket? Ç’e doni misrin, grurin, perimet, mineralet? Juve u mbron NATO? Juve u ushqen Europa! “Dhe qeveritarë­t tanë puthakëmbë­s të asaj kohe zbatuan këtë porosi duke iu vënë sharrën bimëve, zjarrin uzinave e fabrikave dhe tanket e avionët i dërguan për skrap në Serbi! Këta qeveritarë si krimineli S.Berisha, dhe pasuesit e tij të mëpastajmë deri të sotshëm paksa më të moderuar,si Edi Rama, që nuk e kanë haberin e mbrojtjes së territorit të atdheut tonë, të Shqipërisë së vogël por të paasimilue­shme, bënë gjithçka duke e çuar mbrojtjen e vendit në kuotën zero. Tani ne kemi 13 gjeneralë pa ushtri dhe një ministër mbrojtje që akuzohet se ka sjellë në bujqësinë tonë helme në vend të pesticidev­e!? A e dëgjuat se çfarë tha dje sekretari i NATO-s?”Ne nuk mund të ndihmojmë Ukrainën nga ajri se është me rrezik të madh!” Thirri mendjes, o kryetar Edi Rama! Si mund të të ndihmojë ty NATO në një rast sulmi nga Sërbia apo Greqia, të cilët kanë qenë e do të jenë armiq historikë të këtij trualli, kur, ajo makineri aq madhore ushtarake shtypëse nuk po ndihmon Ukrainën?!Dhe më tej, Amerika tha: “do të nisim sanksionet e forta duke filluar nga ndalimi i parave prej bankave...”.Kina tha:” Shpresojmë që të mos ketë përshkallë­zim të mëtejshëm kjo situatë...?! “Kurse Gjermania e sikletosur, por me guximin e njohur tha: “Nuk jam dakord me Amerikën se kam hallin e gazit tim natyror që marr nga Rusia, se po m’u ndërpre, mbetet pa jetë tërë industria dhe jeta e tejdispili­nuar gjermane!” Në thelb: të mëdhenjtë bëjnë lojën: “Unë po marr këtë, ti mbaj atë, atyre të tjerëve leru ndonjë thelë të vogël ose vetëm lëngun!” Popujt vriten e priten e vajtojnë deri sa mund edhe të zhduken! Imperializ­mi vijon të punojë për të shtyrë jetën e vet. Populli ynë nuk mposhtet e as nuk asimilohet por me këta kryetarë qeverish ai do të vuajë shumë pasi atdheu nuk mbrohet as me fjalë, as me duartrokit­je as me batuta e oratori, por me armë, me fuqi ekonomike, me shpirt atdhetar. Është koha që të shohim hallin tonë të madh: të mbrojmë atdheun nga qeveria jonë dhe nga armiqtë e jashtëm!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania