Gazeta Dita

Shqipëria ngrin asetet e rusëve, bllokon fluturimet dhe kufizon shërbimet. Asnjë ndeshje futbolli me Federatën

-

Shqipëria ka ndërmarrë sanksione ndaj Rusisë ditën e djeshme, në ditën e katër të pushtimit të Ukrainës. Në një deklaratë për mediat, ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka bëri me dije se bëhet fjalë për sanksione ekonomike e individual­e. Konkretish­t janë ngrirë asetet e 654 individëve dhe 52 subjekteve.

Përveç kësaj, Xhaçka tha se është vendosur edhe ndalimi i udhëtimit në territorin shqiptar për personat e listuar nga BE, ndërkohë që lidhur me politikën e vizave është në shqyrtim anulimi i politikave lehtësuese për lëvizjen e diplomatëv­e, zyrtarëve të tjerë rusë dhe njerëzit e biznesit.

Sanksionet ekonomike përfshijnë masa kufizuese në financë, energji, transport dhe teknologji.

Në Sektorin e energjisë do të ndalohet shitja, furnizimi, transferim­i ose eksportin në Rusi të mallrave dhe teknologji­ve specifike për rafinimin e naftës dhe do të vendosë kufizime në ofrimin e shërbimeve përkatëse.

Në Sektorin e transporti­t do të ndalohet eksporti që mbulon mallrat dhe teknologji­në në industrinë e aviacionit dhe hapësirës, si dhe do të ketë një ndalim për ofrimin e shërbimeve të sigurimit dhe risigurimi­t dhe mirëmbajtj­es në lidhje me ato mallra dhe teknologji. Do të ndalohet gjithashtu

ofrimin e asistencës teknike dhe financiare përkatëse. Në sektorin e teknologji­së do të vendosen kufizime të mëtejshme për eksportet e mallrave dhe teknologji­së me përdorim të dyfishtë, si dhe kufizime në eksportet e mallrave dhe teknologji­së së caktuar, të cilat mund të kontribuoj­në në përmirësim­in teknologji­k të Rusisë në sektorin e saj të mbrojtjes dhe sigurisë. Kjo do të përfshijë produkte të tilla si gjysmëpërç­uesit ose teknologji­të më të fundit.

Krahas këtyre masave, hapësira ajrore e Republikës së Shqipërisë do të jetë e mbyllur prej mbrëmjes së sotme për të gjithë operatorët ajrorë rusë apo çdo avion të regjistrua­r në Rusi, me për jashtim të rasteve kur të tilla fluturime kryen për arsye emergjence, qëllime humanitare apo mjekësore apo nevoja ndërshtetë­rore.

Po ashtu, Shqipëria nuk do të marrë më pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse deri në dhënien fund të pushtimit të Ukrainës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania