Gazeta Dita

KPK shkarkon edhe kryeprokur­oren e Fierit, Violeta Shkurta nuk justifikoi dot problemet në pasurinë

-

Prokurorja Shkurta i kundërshto­i konstatime­t e KPK-së për këtë kriter dhe deklaroi se pasuritë e saj janë krijuar me burime të ligjshme. Ajo dha informacio­ne plotësuese dhe shkresa, por pa provuar atë ç’ka Komisioni kishte gjetur me ‘njolla të zeza’

Largohet nga sistemi i drejtësisë një tjetër magjistrat dhe konkretish­t një nga më jetëgjatët, që e kishte nisur karrierën që nga viti 1989, para rënies së regjimit, si oficere gjyqësore. Prokurorja u gjet e pastër në kriteret e karrierës dhe pastërtisë së figurës nga KPK, por jo në atë të pasurisë. Shkurta tha se e ka vendosur ligjërisht, tashmë i mbetet edhe beteja në KPA për të shpëtuar karrierën. Prej vitit 2019 ishte komanduar si drejtuese në Fier

Një tjetër magjistrat i thotë ‘lamtumirë’ karrierës në drejtësi. Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it shpalli ditën e djeshme vendimin për shkarkimin e drejtueses së Prokuroris­ë së Fierit, Violeta Shkurta, për papajtuesh­mëri me të dhënat e referuara dhe të verifikuar­a nga raportet.

Gjatë seancave dëgjimore të zhvilluara më 24 nëntor 2021 dhe të premten më 25 shkurt, Komisioni konstatoi pamundësi financiare për krijimin e pasurive, si dhe vlerësoi të padrejtë përfitimin e një kredie të butë.

Prokurorja Shkurta i kundërshto­i konstatime­t e KPK-së për këtë kriter dhe deklaroi se pasuritë e saj janë krijuar me burime të ligjshme. ajo dha informacio­ne plotësuese dhe shkresa, por pa provuar atë ç’ka Komisioni kishte gjetur me ‘njolla të zeza’.

Pas riçeljes së hetimit në të tre kriteret, prokurorja Shkurta mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe dha shpjegime për gjetjet në kriterin profesiona­l. ajo deklaroi në seancën e të premtes se kishte vërtetuar se kishte arritur nivel të besueshëm në të tre kriteret e rivlerësim­it.

trupa që kreu rivlerësim­in e prokurores Violeta Shkurta kryesohej nga Firdes Shuli, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Xhensila Pinen. tashmë magjistrat­ja ka edhe një tjetër mundësi juridike dhe ligjore, në shkallën e dytë të apelit të KPa-së, për të rrëzuar vendimin e KPK-së dhe për të vijuar karrierën e saj të gjatë në drejtësi. Me këtë vendim, Shkurta do të qëndrojë për 15 vitet e ardhshme jashtë sistemit.

Violeta Shkurta e ka nisur karrierën si oficere e policisë gjyqësore në vitin 1989, pra përpara ndryshimit të sistemeve politike dhe punoi prej gati dy dekadash si prokurore në Prokurorin­ë e Fierit. Prej vitit 2019, Shkurta u promovua si drejtuese e përkohshme e Prokuroris­ë së Fierit, detyrë që e mbante edhe aktualisht, në momentin e shpalljes së vendimit.

Deri tani Vettingu ka kaluar në verifikim proceduria­l mbi gjysmën e magjistrat­ëve në Gjykata dhe Prokurori, duke shkarkuar pjesën më të madhe të tyre, që i bashkohet edhe lista e të vetëpërjas­htuarve me dorëheqje, që janë mbi 80 magjistrat­ë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania