Gazeta Dita

Lejuan ndërtimin e pallatit pa leje në mes të qytetit, pas arrestimit të drejtoresh­ës shpallen në kërkim edhe 2 inspektorë­t e IMT-së

-

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për zyrtarët Neriton Jano dhe Martin Arapi. Akuzë për shpërdorim detyre, në kërkim edhe biznesmeni Pando Papuçi. Dyshime nga Prokuroria se lejuan edhe ndërtimin e shtesave pa leje. Javën e kaluar u prangos drejtuesja Pulaj, që ndodhet në izolim pas operacioni­t të koduar “Heshtja”

Skandali me lejen e ndërtimit të një pallati shumëkatës­h të paligjshëm në Sarandë dhe procedurat urbanistik­e, i kushtoi arrestimin javën e kaluar drejtoresh­ës së iMt-së në këtë rreth, Romina Pulaj, e cila ndodhet në paraburgim, me masën e sigurisë “arrest në burg”. Por nuk ka mbetur këtu Prokuroria me këtë dosje. Edhe 2 inspektorë në inspektori­atin Vendor të Mbrojtjes së territorit, pranë Bashkisë Sarandë, bëhet me dije se janë shpallur në kërkim për të njëjtën çështje, me akuzën “shpërdorim i detyrës”. Zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre, pasi lejuan ndërtimin pa leje të pallatit 7-katësh në Sarandë. Gjithashtu, nga informacio­net shtesë dhe verifikime­t paraprake, ata akuzohen edhe për lejimin e ndërtimit të disa shtesave pa leje në qytet. Burime zyrtare sqaruan se veprimet u kryen në kuadër të operacioni­t të koduar «Heshtja», referuar të dhënave për mosveprim nga ana e zyrtarëve për të ndaluar ndërtimet pa leje. U shpallën në kërkim Martin arapi, 30 vjeç dhe Nertion Jano, 26 vjeç, të cilën janë edhe me masë sigurie për ekzekutim, «arrest me burg» në mungesë, nga Gjykata e tiranës.

“Pas sigurimit të prova ligjore në lidhje me ndërtimin e paligjshëm të një pallati 7 katësh, ende të pa përfunduar, por edhe disa shtesa pa leje, në disa pallate në ndërtim, dy inspektorë­t dyshohet se me veprimet/mosveprime­t e tyre kanë lejuar ndërtimet pa leje në zona të ndryshme në qytetin e Sarandës”, thuhet në njoftimin zyrtar. aktualisht prokuroria vendore po verifikon me informacio­ne dhe dokumente, nëse provohet se zyrtarët janë përfshirë edhe në aferë korruptive.

Pak ditë më parë u la në burg kryeinspek­torja e Mbrojtjes së territorit në Sarandë, Romina Pulaj. 31-vjeçarja u akuzua për shpërdorim­in e detyrës, pasi nuk kishte marrë masa për pezullimin e punimeve në një objekt në ndërtim. Pallati 7-katësh, në hyrje të qytetit bregdetar, po ndërtohej nga biznesmeni Pando Papuçi, i cili gjithashtu është shpallur në kërkim dhe me masë sigurie në mungesë, për izolim në qeli, me akuzat ndërtim pa leje dhe falsifikim­e.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania