Gazeta Dita

SHKB tjetër goditje në shenjë, gjen armatime edhe në Burgun e Fierit

-

Kontroll i befasishëm edhe në institucio­nin me kapacitet mbi 700 të paraburgos­ur dhe të dënuar. Gjenden në qeli një mjet prerës, një shtizë dhe një telefon të fshehur brenda lavatriçes në ambientet e të dënuarve dhe një celular dhe karikuesi në godinën e të paraburgos­urve. Hetime për poseduesit dhe bashkëpunë­torët në radhët e gardianëve

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve godet përsëri në shenjë dhe këtë herë në Burgun e Fierit. Pothuajse çdo operacion i befasishëm në institucio­net penitencia­re në vend kthehet me rezultate në zbulimin e sendeve të paligjshme apo lëndëve narkotike dhe aktivitete­ve të dyshimta në qeli.

Sinjalet se në Burgun e Peqinit janë futur mjete të paligjshme për të burgosurit, ka sjellë një kontroll tjetër të drejtorisë së Burgjeve dy ditë më parë. dhe këtë herë në Burgun e Fierit me mbi 700 persona të izoluar si kapacitet, ku të dënuarve u janë gjetur një mjet prerës 15 cm e gjatë, një shtizë dhe një telefon.

Kontrolli ka vijuar edhe në godinën e paraburgim­it, ku në ambientet e përbashkët­a, brenda lavatriçes është gjetur një telefon celular. Karikuesi i këtij telefoni u gjet në po të njëjtën godinë, në ambientet e dusheve. Materialet i kaluan Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve për hetime të tjera. Edhe në fillim të muajit shkurt, SHKBB zhvilloi një megaoperac­ion në Burgun e Elbasanit, tiranës dhe Korçës, i koduar “trinomi”, ku si rezultat u shkarkuan një grup me zyrtarë të burgjeve, të dënuar ViP për krime të rënda dhe familjarë të tyre, që porosisnin nga qelitë trafikun e drogës brenda burgjeve, gjithsej 27 të arrestuar dhe rindaluar, pasi këta të fundit vuanin dënime të tjera të rënda. Sipas hetimeve, ky bashkëpuni­m mes shefave të policisë së burgjeve dhe të dënuarve e paraburgos­urve, i kishte kthyer qelitë në vatra të drogës dhe organizime­ve të paligjshme të lojërave të fatit.

të burgosurit ViP, si aleksandër Llanaj në sistemin e sigurisë së lartë “41 Bis”, Gazmir Braka, i njohur me emrin “Gaxhai”, Leo Osmani dhe delin Hajdari, arben Grori, Klajdi Gjeçi dhe aleksandër Sinanaj, akuzohen se bashkëpuno­nin me hallkat më të larta të burgjeve, mes tyre edhe shefi i policisë së paraburgim­it në Elbasan, Hysni Ndreu, që u arrestua bashkë me 7 oficerë në burgjet e Elbasanit, Peqinit dhe drenovës.

Kontrollet e mëvonshme në drenovë, Burrel, e tiranë, kanë zbuluar gjithashtu sende të tjera të paligjshme, kryesisht ato elektronik­e të fjalës së fundit dhe armë të ftohta.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania