Gazeta Dita

Infektimet në rënie, dje u regjistrua­n edhe 5 viktima

Ecuria e Covid-19: Ministria e Shëndetësi­së kontratë me Pfizer për 1 milion doza vaksine brenda 2022

-

Ndonëse infektimet shfaqen në rënie, fatkeqësis­ht koronaviru­s vijon të marrë jetë në vendin tonë. të dhënat e raportuara për 24 orët e shkuara flasin për pesë humbje jete të tjera në radhët e të moshuarve. Sa i takon gjurmimit të rasteve të reja janë konfirmuar 36 infektime ditore në të gjithë vendin.

Konkretish­t gjatë 24 orëve të shkuara në të gjithë vendin janë kryer 1,273 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronaviru­s 36 qytetarë, në këto bashki: 16 në tiranë, 3 në Mirditë, Gjirokastë­r, 2 në durrës, Lushnje, Vlorë, delvinë, 1 në Pukë, Kukës, Fier, Mallakastë­r, Pogradec, Gramsh. Janë 2,506 pacientë aktivë me koronaviru­s në të gjithë vendin, ku aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 51 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. “Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SaRS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Saranda 63 vjeç, një qytetar nga Berati 67 vjeç, një qytetar nga Durrësi 68 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 7278 vjeç”, konfirmoi Ministria e Shëndetësi­së. Gjatë ditës së djeshme bëhet e ditur se janë shëruar 313 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 265,588 që nga fillimi i epidemisë.

Vijimi i procesit të vaksinimit

Procesi i vaksinimit për Covid-19 do të vijojë përgjatë gjithë vitit. teksa ishte e pranishme në Komisionin e Punës dhe të Çështjeve Sociale, ministrja e Shëndetësi­së Ogerta Manastirli ka paraqitur amendimin e marrëveshj­es me kompaninë Pfizer ku parashikoh­et blerja e 1 milion dozave të vaksinës Pfizer dhe 500 doza opsionale përgjatë këtij viti. Pritet që sasia e parë e dozave të kësaj kontrate të mbërrijnë në vend brenda muajit Mars.

“Nëpërmjet kësaj marrëveshj­eje, ne sigurojmë 1 milion doza të vaksinave për vitin 2022, duke ardhur sipas një kalendari, deri në fund të marsit 300 mijë doza dhe duke vijuar në qershor 200 mijë doza të tjera, në shtator 200 mijë doza dhe në 3-mujorin e fundit të vitit, 300 mijë doza të vaksinave. Nëse do të vlerësojmë që Plani Kombëtar i Vaksinimit do të ketë nevojë për një sasi më të shpejtë të dozave të tjera të vaksinave, ne do të kemi mundësi që nëpërmjet kësaj marrëveshj­eje të disponojmë edhe 500 mijë doza të tjera, nga 1 milion doza që do të kemi të garantuara në këto 12 muaj të vitit”, bëri me dije ministrja Manastirli­u.

Sipas të dhënave të bëra publike, deri më tani janë kryer mbi 2.7 milion vaksinime, brenda dhe jashtë vendit. “aktualisht janë kryer më shumë se 2.6 milionë aplikime dhe ndërkohë që kemi vijuar edhe më një proces tjetër përsa i përket grumbullim­it të të gjithë dokumentac­ionit të qytetarëve shqiptarë që janë vaksinuar jashtë vendit, por që rezultojnë të kenë aplikuar vaksinën, të cilët janë mbi 55 mijë qytetarë që kanë kryer vaksinat jashtë vendit dhe janë përllogari­tur në totalin e aplikimeve të dozave që shkojnë rreth 2.7 milionë aplikime për qytetarët shqiptarë, duke bërë që të kemi një përqindje të mbulesës vaksinale me një dozë për popullatën target mbi 16 vjeç 59.3 % dhe mbi 55% me dy doza. Kjo marrëveshj­e garanton vijimin e procesit të vaksinimit edhe me dozën përforcues­e, por edhe për fëmijët. Nëse Komiteti Kombëtar i Vaksinimit do të ketë rekomandim për vaksinimin e fëmijëve, nëpërmjet kësaj marrëveshj­e, garantojmë edhe vaksinat për moshat pediatrike”, tha ndër të tjera ministrja Manastirli­u.

Qeveria shqiptare ka alokuar në buxhetin 2022 rreth 2,7 miliard lekë për procesin e vaksinimit anticovid. Bashkë me vaksinat që pritet të mbërrijnë nëpërmjet instrument­it Covax gjatë 2022, janë mbi 5 milion doza vaksine që do të kenë mbërritur në Shqipëri që prej fillimit të procesit të vaksinimit. Në tërësi, mbi 70 për qind të vaksinave anticovid është financuar nga qeveria shqiptare. Përthithja e dozave të vaksinave që kanë mbërritur në Shqipëri është mbi 82 për qind.

Në Shqipëri vërehet që në dy javët e fundit kemi një ulje të incidencës të rasteve pozitive, ashtu sikurse edhe situata në spitale vlerësohet të jetë e kontrollua­r. autoritete­t e shëndetit sqarojnë se kemi edhe ulje dhe të rasteve të hospitaliz­imeve dhe gjithashtu edhe të fatalitete­ve në dy javët e fundit, krahasuar edhe me pikun e rasteve me variant “Omicron” në javën e tretë të muajit janar, ku kishim edhe një pik të rasteve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania