Gazeta Dita

Shakohoxha kallëzon në Prokurori drejtorin Juridik të FSHF: Topçiu po shkel vendimet e gjykatave, po paracakton rezultatin për Dukën!

-

Edhe kandidati për President i Federatës Shqiptare të Futbollit, komentator­i sportiv Dritan Shakohoxha, ka kallëzuar së fundmi në Prokurori Aldi Topçiun, me detyrë drejtor i Departamen­tit Juridik i Federatës Shqiptare të Futbollit. Në kërkesë-paditë drejtuar organit të akuzës, Shakohoxha thekson se zyrtari i lartë i FSHF-së ka konsumuar disa vepra penale gjatë ushtrimit të detyrës si “pengime për ekzekutimi­n e vendimit të gjykatës”, “veprime në kundërshti­m me vendimin e gjykatës” dhe “shpërdorim detyre”. “Kërkojmë marrjen e masave të menjëhersh­me dhe ndjekjen penale të shtetasit Aldi Topçiu, me detyrë drejtor i Departamen­tit Juridik pranë FSHF¬së, i cili vijon të ndërmarrë veprime të kundraligj­shme në shkelje të urdhërimev­e të vendimit Nr. 274 Rregj. Themeltar, datë 17.02.2022, të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe duke ndërmarrë veprime të drejtpërdr­ejta me qëllim pengimin e ekzekutimi­n e vendimit gjyqësor përkatës, ku është vendosur pezullimi i plotë i procesit zgjedhor për zgjedhjen e Presidenti­t të FSHF-së, deri në zgjidhjen e çështjes me vendim gjyqësor të formës së prerë. Shkeljet e realizuara nga shtetasi Aldi Topçiu janë bërë me një qëllim të vetëm, ndikimin apo paracaktim­in e rezultatit të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithsh­me Zgjedhore, duke favorizuar drejtuesin aktual të FSHF-së”, thuhet në padi. Shakohoxha shprehet se në kundërshti­m me vendimin gjyqësor, rezulton se me shkresën Nr. 108 Prot, datë 21.02.2022, dërguar nga FSHF-ja, kallëzuesi në cilësinë e kandidatit për President të FSHF-së, është informuar në lidhje me vijimin e procedurav­e të zhvillimit të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithsh­me të Zakonshme Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit, të datës 02.03.2022. Kandidati Shakohoxha nënvizon se janë konstatuar një sërë shkeljesh ligjore nga strukturat pranë FSHF-së, si dhe janë konstatuar shkelje në mbledhjet e zhvilluara nga Shoqatat Rajonale të Futbollit, në lidhje me përzgjedhj­en e delegatëve pjesëmarrë­s në Asamblenë e Përgjithsh­me të FSHF-së. “Pavarësish­t urdhërimev­e të vendimit gjyqësor të sipërcitua­r, rezulton se Drejtori i Departamen­tit Juridik pranë FSHF-së, vijon procedurat për zhvillimin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithsh­me të Zakonshme Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit, duke moszbatuar vendimin gjyqësor. Madje duke bërë edhe deklarata publike”, thekson Shakohoxha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania