Gazeta Dita

Duka bën pas dhe njeh verdiktet e drejtësisë: Do i kërkoj Asamblesë, që zgjedhjet e 2 Marsit të zhvillohen në datë tjetër!

-

Tërhiqet nga ‘kokëfortës­ia’ për t’u zgjedhur për herë të gjashtë më 2 mars si president i FSHF-së Armand Duka, duke njohur kështu fitoren e kryebashki­akut Erion Veliajt në organet e drejtësisë. Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për shtyrjen e zgjedhjeve për kreun e FSHF-së dhe vendimit të djeshëm për pezullimin e Armand Dukës nga funksionet, me dy akuza penale, ky i fundit njofton se pranon shtyrjen e zgjedhjeve. Edhe pse tashmë është gjykata ajo që ka vendosur për shtyrjen e zgjedhjeve për Asamblenë e Përgjithsh­me të FSHF-së në një datë tjetër, Duka përmes një postimi në FB thotë se do të propozojë edhe ai zhvendosje­n e zgjedhjeve në një datë tjetër. Më poshtë njoftimi që ka shpërndarë vetë kreu në detyrë i FSHF. “...Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur thirrjen e Asamblesë së

Përgjithsh­me Zgjedhore më datë 2 mars 2022, me një rend dite siç e parashikon Statuti i FSHF-së: miratimin e bilancit financiar, miratimin e buxhetit, miratimin e raporteve të auditorëve të pavarur dhe zgjedhjet për organet drejtuese, për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv për katër vitet e ardhshme. Duke qenë dëshmitar të një procesi të ndërlikuar me debate e akuza, por edhe disa vendime gjyqësore, përfshirë dhe atë për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë, që duhet të respektohe­n detyrimish­t, unë do t›i propozoj dhe do t›i kërkoj Asamblesë që pikën e rendit e ditës, për zgjedhjet e organeve drejtuese të FSHF, për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv, të shqyrtohen në një datë tjetër. Uroj që kjo periudhë t’i shërbej një procesit të rregullt statutor dhe gjithë kandidatëv­e për të shpalosur platformat e tyre përballë komuniteti­t të futbollit”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania