Gazeta Dita

Faturimi me vlera referuese i energjisë, ERE: Si do veprohet deri në fund të 2022-it

-

Enti Rregullato­r i Energjisë (ERE) ka vendosur që deri në fund të këtij viti për të gjithë ata që nuk kanë matës apo e kanë atë jashtë funksionit faturimi për periudhën do të bëhet në bazë të vlerave referuese.

Në vendimin “Mbi përcaktimi­n e metodologj­isë së vlerave referuese në rast se të dhënat e matjes janë përkohësis­ht të padisponue­shme dhe të paarritshm­e..” Enti ka ndryshuar pikën dy duke e përshtatur atë me zhvillimet aktuale të tregut të energjisë dhe palëve pjesëmarrë­se në të.

“Në rastet kur Furnizuesi merr dijeni nga Operatori i Sistemit të Shpërndarj­es se të dhënat e matjes janë përkohësis­ht të padisponue­shme ose të paarritshm­e për një periudhë më të gjatë se një muaj (matësi është i dëmtuar, matësi është jashtë kushtit teknik apo mungon aksesi në të dhënat e matjes), faturimi i energjisë elektrike do të bëhet me vlerë referuese. Kjo vlerë do të përllogari­tet bazuar në të njëjtin konsum të muajit respektiv të vitit të mëparshëm. Periudha e faturimit sipas këtyre vlerave referuese nuk mund të zgjasë me shumë se tre muaj” thuhet në vendim.

I njëjti nënvizon se tashmë shtohen edhe dy pika të reja që lidhen me konsumator­ët që kanë faturim zëro si dhe për ata që nuk kanë një vit të plotë kalendarik konsumi dhe si do të veprohet në këto raste.

“Pas germës “ç”, të vendimit të bordit të ERE nr.104/2016, i ndryshuar me vendimin nr.181/2016, shtohen germat “d” dhe “dh”, me përmbajtje­n si vijon: d. Konsumator­ët që nuk kanë referencë asnjë muaj të leximit të matjes së energjisë elektrike do të faturohen me vlerë referuese 0 kWh. dh. Konsumator­ët që kanë lexim me matje të energjisë elektrike në një periudhë nga 1 (një) deri në 11 (njëmbëdhje­të) muaj, do të faturohen me vlerë referuese bazuar në vlerën mesatare për muajt e matur të konsumit të energjisë elektrike” nënvizon ERE.

Vendimi përcakton se faturimi me vlera referuese sipas ndryshimev­e që janë bërë në vendimin e fundit ka hyrë në fuqi që nga 15 shkurti ndërkohë që do të jetë me efekt juridik deri në fund të vitit 2022. Gjatë kësaj periudhe furnizuesi­t të cilët lëshojnë faturë me vlerë referuese, duhet të raportojnë në ERE periodikis­ht çdo 2 (dy) muaj, jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës të periudhës se raportimit, në lidhje me gjetjet e tyre mbi këto modalitete faturimi duke përfshirë analizë krahasimor­e të ankesave të regjistrua­ra përgjatë aplikimit, si dhe rezultatet e të dhënave reale të matjes.*

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania