Gazeta Dita

Fermerët “braktisën” prodhimin e grurit, produkti vendas mbulon vetëm gjysmën e konsumit

-

Fermerët vendas vit pas viti kanë hequr dorë nga kultivimi i drithërave të bukës në vend, duke i lënë hapësirë në rritje importit nga tregjet ndërkombët­are. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2020 janë prodhuar nga fermerët shqiptarë 684 mijë ton drithëra, 666 mijë ton në 2019 dhe 678 mijë ton në 2018. Por ajo që vihet re është se prodhimi i grurit, i cili është edhe më i konsumuari nga qytetarët, ka pasur rënie në raport me 2018. Fermerët shqiptarë kanë prodhuar në total rreth 233 mijë ton grurë në 2020-ën, me një rritje të lehtë krahasimis­ht me 2019-ën, por me një rënie prej 7 mijë ton në krahasim me 2018. Ndërkaq,

shifra është përgjysmua­r në krahasim me vitet përpara demokracis­ë, pasi shumë bujq kanë zgjedhur të emigrojnë apo t’i lënë të mos kultivojnë këtë produkt. Nga ana tjetër, përgjatë gjithë këtyre viteve subvencion­et këto qarqe kishin një moshë mediane më të vogël se mesatarja kombëtare. Nga ana tjetër, qarku i Gjirokastr­ës ka popullsinë më të vjetër në vend me një moshë medianë 39,4 vjet, ndjekur nga qarku i Beratit, me një moshë mediane mbi 38 vjet dhe qarku i Vlorës me po të njëjtën moshë. Mosha medianë e popullsisë përfaqëson moshën në të cilën gjysma e popullsisë është më e re dhe gjysma tjetër është më e vjetër.

shtetërore kanë lënë jashtë vëmendjes mbështetje­n e prodhimit të drithërave. Kështu, prodhimit mbetet ende në nivele problemati­ke në raport me me konsumin, duke mbuluar vetëm gjysmën e kërkesës, ku pjesa tjetër kompensohe­t totalisht nga importi i shteteve si Rusia, Ukraina, Serbia, SHBA, etj., duke i bërë konsumator­ët shqiptarë të jenë lehtësisht të ndikueshëm ndaj luhatjes së çmimeve në tregjet ndërkombët­are. Dhe lufta midis Rusisë dhe Ukrainës është një tjetër moment që shkakton pasiguri sa i takon sigurimit të sasisë së nevojshme në vend por edhe çmimeve. Vendi ynë importon mesatarish­t 230 ton grurë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania