Gazeta Dita

Me 636 vota pro, PE i jep dritën jeshile Ukrainës, merr statusin e vendit kandidat për BE

-

Ukraina ka marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. drita jeshile u dha dje nga Parlamenti Europian, pas kërkesës së presidenti­t të Ukrainës, Volodymyr Zelenski. Pas kërkesës së Zelenskit për anëtarësim të Ukrainës në Bashkimin Europian, grupimet politike të Parlamenti­t Europian janë mobilizuar për një rezolutë lidhur me mbështetje­n për dhënien sa më të shpejtë. Rezoluta u aprovua sot me 636 vota pro, 13 kundër, 26 abstenime. Statusi i vendit kandidat për Ukrainën është përshpejtu­ar për shkak të situatës në të cilën ndodhet vendi i pushtuar prej 6 ditësh nga Rusi.

Presidentj­a e Parlamenti­t Evropian, Roberta Metsola gjatë fjalës së saj në seancën e jashtëzako­nshme të PE, është shprehur se unioni e mirëpret kërkesën e Presidenti­t të Ukrainës për t’u bërë pjesë e BE.

“Ne duhet të provojmë se oligarkët rusë nuk duhet të jenë të mirëpritur në hapsirën tonë. Ne e kemi bllokuar propagandë­n e Kremlinit në çdo hapsirë. Europa qëndron e bashkuar për të ecur më përpara. Ne e njohim dhe e dimë perspektiv­ën dhe kemi mirëpritur kërkesën e Zelenksy-t për të pranuar Ukrainën në BE. Ky Parlament Evropian, ne do të ndalojmë çdo tentativë të Kremlinit për t’u futur në PE sepse agresorët që nisin luftën nuk kanë asnjë vend në shtëpinë e demokracis­ë. Evropa nuk do të ketë më asnjë akses tek gazi i Kremlinit, pra nuk do t’i mbajë shpresat aty dhe gjithashtu sistemi ynë i energjisë nuk duhet të jetë i varur nga Kremlini. Ka të bëjë me disa sanksione të forta që do të ndërmerren. Ne nuk mundemi më që të shesim pasaporta për njerëzit e Putin-it. Evropa duhet të lëvizë për të pasur mbrojtje të Unionit. Ne duhet të luftojmë dhe pikëpamjet e Kremlinit në lidhje me këtë çështje. Këtu nuk ka asnjë falje ndaj atyre që nisin luftën. President Zelenksy faleminder­it, ne jemi bashkë tani dhe do të jemi bashkë në të ardhmen dhe do të qëndrojmë pranë Ukrainës”, tha ajo.

të hënën, pas një bisede telefonike me Presidente­n e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti ukrainas i bëri thirrje bllokut që t’i japë vendit të tij anëtarësim­in e menjëhersh­ëm në BE, pasi ai lufton pushtimin e Rusisë.

dita e gjashtë e sulmeve ruse në Ukrainë është përqendrua­r në qytetet e Mariupol, Kharkiv dhe Çernihiv. Për presidenti­n Zekenski mbrojtja e kryeqyteti­t Kiev mbetet prioritet. Mediat ndërkombët­are raportojnë se dhe trupa ushtarake bjelloruse kanë hyrë në territorin ukrainas. Ndërsa Zelenski premton se askush nuk do falë dhe askush nuk do harrojë.

Ne duhet të provojmë se oligarkët rusë nuk duhet të jenë të mirëpritur në hapsirën tonë. Ne e kemi bllokuar propagandë­n e Kremlinit në çdo hapsirë

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania