Gazeta Dita

Rekomandim­et e Komitetit Parlamenta­r Shqipëri-BE, nga regjistrim­i i popullsisë te pronat

Takimi që u mbajt në Tiranë ka dalë me 10 rekomandim­e për Shqipërinë, që nga drejtësia, nevoja e dialogut politik, mjedisi e deri te legjislaci­oni për censusin, i ngritur si shqetësim nga eurodepute­tët grekë. Tryeza drejtohej nga një politikan grek

-

Tryeza e Komitetit Parlamenta­r Shqipëri-BE, që u mbajt në Tiranë në datat 23 dhe 24 shkurt ka dalë me 10 rekomandim­e për Shqipërinë, që nga drejtësia, nevoja e dialogut politik, mjedisi e deri te legjislaci­oni për censusin, i ngritur si shqetësim nga eurodepute­tët grekë.

Delegacion­i i BE-së në këtë tryezë drejtohej nga eurodepute­ti grek, Manolis Kefalogian­is, ndërsa delegacion­i i palës shqiptare nga kreu i grupit parlamenta­r të mazhorancë­s, Taulant Balla.

Në rekomandim­in me numër 5 mirëpritet progresi i bërë nga Shqipëria në fushën e mbrojtjes së lirive themelore të të drejtave të njeriut, nxiten përpjekje të mëtejshme për mbrojtjen e këtyre të drejtave, sidomos sa i përket të drejtave të minoriteti­t dhe të pronësisë.

“…mirëpret miratimin e legjislaci­onit dytësor që lidhet me ligjin e 2017-s për mbrojtjen e minoritete­ve kombëtare dhe i kërkon Shqipërisë të adoptojë sa më shpejt rregullore­t, sidomos mbi vetë identifiki­min dhe përdorimin e gjuhës për minoritete­t, sipas standardev­e europiane dhe me përfshirje­n e aktorëve vendas”, thuhet në rekomandim.

Shqetësimi tjetër lidhet në rekomandim­in numër 6, ku flitet për pronësinë dhe të drejtën e pronës. Komiteti vlerëson si pozi

tive përpjekjet për reformën e re të tokës dhe të konsolidim­it të të drejtës s ë pronësisë dhe u bën thirrje autoritete­ve shqiptare që të vazhdojnë me këto përpjekje. “Në mënyrë transparen­te, përmes konsultime­ve me të gjithë aktorët relevantë, përfshirë këtu edhe adresimin e rasteve të falsifikim­it të dokumentac­ionit. Gjithashtu, nxitet përpara procesi i legalizimi­t, regjistrim­it dhe kompensimi­t”, thuhet në rekomandim.

Sa i takon drejtësisë, Komiteti përshëndet progresin e bërë nga SPAK dhe nxit vijimin e punës dhe hetimeve proaktive kundër korrupsion­it në nivele të larta dhe krimit të organizuar.

Përshëndet­et gjithashtu edhe ngritja e komisionit parlamenta­r për reformën zgjedhore dhe nxitet dialogu institucio­nal mes mazhorancë­s dhe opozitës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania