Gazeta Dita

S’ka liri për ish-prokurorin sali Hasa, Gjykata e lartë e lë në qeli

-

Ish-magjistrat­i i Sarandës, që ka humbur dhe betejën me Vettingun, teksa është pezulluar edhe nga KLP pas arrestimit vitin e kaluar nga SPAK, kërkoi zbutje të masës së sigurisë, meqë hetimet u mbyllën dhe dosja shkoi në GJKKO për proces. Avokati pretendoi se nuk mund të prishë më provat dhe kushtet kanë ndryshuar. Pritet nisja e procesit në Gjykatën e Posaçme, akuzohet se liroi nga burgu vëllanë e oficeres së policisë, që hetohej për plagosje. Të pandehur në dosje, një oficer gjyqësor, një gjyqtar futbolli dhe dy zyrtarë vendorë

Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e ishprokuro­rit të Sarandës, Sali Hasa, për lirim të parakohshë­m nga qelia. Magjistrat­i që tashmë është përjashtua­r edhe prej Vettingut në drejtësi, është arrestuar vitin e kaluar nga SPaK, për akuzën e korrupsion­it pasiv, në lidhje me lirimin e një të arrestuari për plagosje. Nëpërmjet avokatit mbrojtës, ishte kërkuar lirimi me masë të butë sigurie, pasi hetimet ishin mbyllur dhe Hasa nuk përbënte më rrezikshmë­ri shoqërore apo për të prishur provat e akuzës. Por SPaK kërkoi mbajtjen në qeli, pasi çështja kishte ende ndjeshmëri ligjore dhe juridike.

Kjo ka bërë që ish-prokurori të vijojë të qëndrojë në qeli, ndërsa një muaj më parë SPaK mbylli hetimet dhe kaloi çështjen për gjykim në GJKKO, ku ende nuk ka nisur seanca e parë, për shkak të rekursit për revokim mase nga Hasa. ish-prokurori nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat e ngritura, teksa edhe KLP e ka pezulluar nga detyra, deri në përfundim të çështjes me drejtësinë.

SPaK ka dërguar për gjykim edhe Markelian alinanin, Julian Zerajn, Qerim Ruçin, Napolon Hodajn, Emiljano Miranin dhe Elsona Papajn, të pandehur po për të njëjtën dosje dhe për çështje të ndryshme të kapura nëpërmjet përgjimeve. disa prej të pandehurve janë zyrtarë vendorë apo të futbollit lokal dhe një prej tyre arbitër, i cili akuzohet për trukim të ndeshjeve të

Kategorisë së Parë, kryesisht ndeshjes Përmeti-delvina.

Për gjykim është dërguar edhe zyrtari i Klubit të Përmetit, Bledar Hajredini, që akuzohen si grup i strukturua­r kriminal.

ish-prokurori i Sarandës, u prangos për korrupsion, pasi nga hetimet e SPaK rezulton se ka pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave për një kriminel. Bashkë me të janë vënë në pranga 5 personat e tjerë, me akuzën e korrupsion­it si dhe një efektive në gjendje të lirë, që ndërhyri te ish-prokurori Hasa për lirimin e vëllait të saj. Të akuzuarit janë respektivi­sht oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorin­ë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Napolon Hodaj, arbitri i ndeshjeve të futbollit Qerim Ruçi, zyrtari i klubit sportiv SHS Përmeti, Bledar Hajredini, si dhe dy persona të tjerë Julian Zera dhe Emiljano Mirani, të akuzuar për veprën penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania