Gazeta Dita

Vrau Jurgen Dukën për radhën e pagesës në market, dorëzohet pas negociatav­e 3-mujore ish-polici Arbër Sula. Jep dhe armën e shërbimit

-

Ekzekutoi mëngjesin e 14 dhjetorit në një supermarke­t te “irfan tomini” në kryeqytet për radhën e pagesës në kasë, vetëdorëzo­het pas rreth tre muajve polici i krimeve të Policisë dibër, arbër Sula, tashmë i pezulluar nga funksionet prej Policisë së Shtetit, menjëherë pas ngjarjes. ai është autori i dyshuar për vrasjen Jurgen dukës, në një debat verbal që denigroi në përplasje fizike dhe përdorimin e pistoletës së shërbimit, me një plumb fatal në zemër. “Si rezultat i presionit të kontrollev­e të pandërprer­a nga shërbimet e Policisë dhe falë negociatav­e të vazhdueshm­e me familjarët, mbrëmjen e së martës, në Komisariat­in e Policisë Nr. 2, është vetëdorëzu­ar shtetasi a. S., (ish-punonjës Policie), ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së tiranës. Ngjarja ndodhi në dhjetor të vitit të kaluar, pas një konflikti për motive të dobëta, kur Sula ka qenë jashtë shërbimit. duka i ka kërkuar të paguajë para, duke i thënë me ironi se do i paguante edhe të tijat ish-efektivit dhe aty situata doli nga kontrolli. Pamjet e kamerave të sigurisë së biznesit zbardhën gjithçka, përfshi dëshmitë e shitësit dhe shokëve të viktimës, që po hetohen në gjendje të lirë për moskallëzi­m krimi. Viktima kishte qenë i arrestuar më parë për trafik droge në Itali, ku ishte ekstraduar dhe më pas liruar, për t’u rikthyer në Shqipëri. Mësohet se ish-punonjësi i Policisë ka dorëzuar armën e shërbimit me të cilën kreu krimin, së bashku me municionin luftarak, të cilat u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania