Gazeta Dita

Delegatët rrëfejnë se s’janë të regjistrua­r në Tatime, por fiktivë dhe pro Dukës

-

Prokuroria thellon hetimet për skandalin e manipulime­ve, pas ngjarjeve në Shoqatën e Tiranës. Ja si u falsifikua­n dokumentet nga FSHF dhe u rrit numri i delegatëve nga Armand Duka. Çfarë është sistemi “Comet”, çfarë thanë delegatët fiktivë dhe pse u ndoq ky marifet i federatës. Çfarë thanë delegatët në Prokurori dhe 2 veprat penale, për të cilat Duka rrezikon dhe burgun, kurse të hënën u tërhoq nga ‘kokëfortës­ia’ e tij për të bërë zgjedhjet e 2 Marsit dhe marrë mandatin e gjashtë.

Pjesa më e madhe e delegatëve të zgjedhur me manipulime nga FSHF, rrëfejnë në Prokurori se nuk kanë qenë të regjistrua­r në Tatime, duke nxjerrë zbuluar skemën kriminale të kreut të institucio­nit, Armand Duka, që kishte për qëllim fitimin e mandatit të gjashtë. Gjykata Penale e Tiranës pezulloi të hënën Armand Dukën nga ushtrimi i detyrës si president i Federatës Shqiptare të Futbollit, për dy vepra penale, falsifikim dhe shpërdorim i detyrës, në lidhje me procesin e delegatëve. Nga hetimet e deritanish­me të prokurorit Artan Gjermeni, ka rezultuar se në disa nga dosjet e ekipeve ka një numër më të vogël lojtarësh të federuar krahasuar me atë të deklaruar në sistemin “Comet”, i cili është sistemi që merret për bazë në lidhje me gjenerimin e të dhënave zyrtare për numrin aktiv të lojtarëve të federuar. Numri i lojtarëve të federuar është përcaktues sipas statutit të FSHF dhe SHRFT, për përfaqësim­in në asamblenë e përgjithsh­me nga delegatët e çdo shoqate apo klubi pjesëtar. Konkretish­t, në bazë të nenit 28, pika 4 të statutit të SHRFT citohet se “…secili delegat ka të paktën 1 votë në asamblenë e përgjithsh­me. Për efekt përfaqësim­i, çdo anëtari do t’i atribuohet edhe nga një delegat për çdo 100 lojtarë të licencuar që marrin pjesë në garat rajonale të të gjitha niveleve. Vetëm delegatët e pranishëm kanë të drejtë vote. Votimi me prokurë ose me letër përfaqësim­i nuk lejohet…”.

Numra të çuditshëm, skema si funksionoi

Duke qenë se numri i lojtarëve të federuar sipas sistemit “Comet” nuk korrespond­on me atë faktik në dosjet e klubeve, lind dyshimi i arsyeshëm se mund të jenë shtuar/regjistrua­r fiktivisht lojtarë të cilët nuk kanë kartelat përkatëse në dosjet e ekipeve. Kërkesën për masën e pezullimit e ka bërë Prokuroria e Tiranës. Kallëzimi mbështetet në veprimet e kundërligj­shme të ndërmarra në procedurën e zgjedhjes së krenar Alimehmeti­t, si president i Shoqatës së Tiranës. Kjo praktikë është ndjekur për të rritur numrin fiktiv të delegatëve që votojnë pro Dukës. Prokuroria ka marrë në pyetje shumë prej delegatëve, që pranuan se ishin bërë pjesë e skemës së falsifikim­it dhe se nuk disponohes­hin të regjistrua­r në Tatime.

Shkelje janë regjistrua­r edhe gjatë zgjedhjeve në Shoqatë Rajonale Tirana, ku rezulton se 40 prej atyre që ishin në ditën e votimit, ku në garë ishin Krenar Alimehmeti dhe Eduart Prodani, se nuk janë riregjistr­uar pranë organeve tatimore. Këtë fakt ata e kanë pranuar teksa janë pyetur në prokurori. Sipas deklarimev­e të tyre, ka rezultuar se një numër i delegatëve janë të punësuar në formë vullnetare, ose duke mos qenë të deklaruar pranë organeve tatimore, në këto shoqata duke e bërë të pa mundur lidhjen e tyre direkte me shoqatat në zbatim të statutit të SHRF-Tiranë. Armand Duka rrezikon të ndiqet penalisht, ndërsa akuzohet për falsifikim dokumentes­h dhe shpërdorim detyre. Pas këtij vendimi të Gjykatës, Armando Duka u tërhoq nga zhvillimi i zgjedhjeve të 2 marsit, duke njoftuar shtyrjen e zgjedhjeve. Drejtësia deri tani ka marrë gjashtë vendime kundër tij, përfshi edhe një gjobë të majme, prej 700 mijë lekësh, për pengim të procesit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania