Gazeta Dita

FSHF zbaton vendimin e Gjykatës, njeh Prodanin si drejtues të Shoqatës së Tiranës: Beteja për transparen­cë ia vlejti!

-

Federata Shqiptare e Futbollit ka njohur zyrtarisht Eduard Prodranin si kryetar të Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila e regjistroi zyrtarisht Prodranin si kryetar të ligjshëm të SHRF-së Tiranë, Armand Duka dhe zyrtarët e FSHF-së i janë bindur vendimit gjyqësor. Njohja që i bën sot FSHFja Prodanit si kryetar legjitim të SHRF-së Tiranë, është një fitore e madhe e Erion Veliajt kundër klanit Duka. Lajmin e ka dhënë vetë Prodani, që ka postuar në rrjetet sociale një email të FSHF-së, e cila i drejtohet Prodranit në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës Rajonale të Tiranës, duke e ftuar për në Asamblenë e Zakonshme Zgjedhore. “Ju bëjmë me dije se, në Asamblenë e Zakonshme Zgjedhore, jeni i ftuar në cilësinë e Kryetarit të

Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, sipas vendimit të Gjykatës Tiranë”, thuhet në njoftimin zyrtar që FSHF i ka dërguar Prodranit. Vetë Prodrani i është drejtuar me një mesazh anëtarëve të Shoqatës së Tiranës, ku thekson se beteja për transparen­cë dhe lufta për drejtësi ia vlejti. “Më në fund FSHF njeh rezultatin e ligjshëm të zgjedhjeve në Shoqatën Rajonale të Futbollit të Tiranës. Beteja për transparen­cë dhe lufta për drejtësi ia vlejti. Tashmë Tirana do të ketë një përfaqësi të vërtetë për futbollin e në shërbim të futbollit. Ashtu si ju kam premtuar do të jem zëri juaj dhe avokati i tërë komuniteti­t të futbollit në Kryeqytet. Falenderoj të tërë ata që më besuam, më inkurajuan dhe më mbështeten në këtë përpjekje. Mezi pres t’ja nisim punës së bashku”, shkruan Prodrani.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania