Gazeta Dita

Federatat e të gjitha sporteve fusin Rusinë në ‘karantinë’

-

Pas FIFA dhe UEFA, vijnë ndëshkimet edhe nga Komiteti Olimpik, FIBA dhe në pritje është ajo e tenisit, ku mund të preket kampioni absolut, medvedev. Rusia me ‘karton të kuq’ për çdo aktivitet sportiv ndërkombët­ar; patinazh, regbi, basket, volejboll, hokej, gjimnastik­ë, sporte dimërore dhe fizike. Mediat shpërthejn­ë kundër Putinit. Trajneri i kombëtare së futbollit të Rusisë, Karpin: Kishim një ëndërr, i humbëm të gjitha shpresat!

Federatat e sporteve ‘fusin’ në karantinë Rusinë, me përjashtim­e nga kompeticio­net për të gjitha disiplinat. Pas vendimeve të FIFA dhe UEFA, për kombëtaren dhe klubet ruse të futbollit, duke i ‘shkarkuar’ nga Botërori Katar 2022 për fazën play-off, Liga e Kombeve, ku bën pjesë në një grup edhe Shqipëria, klubet e Champions, Europa League dhe Conference League, për këtë sezon dhe në vijim, vijnë vendime edhe nga FIBA, federatat e basketboll­it, që gjithashtu i përjashtua­n klubet ruse. Madje në këtë disiplinë prej vitesh Rusia ishte elitare, sikurse edhe në volejboll. Më tej kanë qenë vendimet e federatave të hokejit dhe regbit, që gjithashtu përfshinë edhe Bjellorusi­në në listën e përjashtim­eve nga garat. Edhe Komiteti Olimpik COI ka ndërmarrë të njëjtat sanksione sportive ndaj ekipeve olimpike ruse, dimërore apo ato të atletikës, gjimnastik­ës dhe sportet fizike.

Tashmë Rusia raportojnë mediat, është jashtë çdo aktiviteti sportiv ndërkombët­ar, duke përfshirë edhe ato më modestet; nga patinazhi, lojërat olimpike, e deri tek ndeshjet nga FIFA dhe UEFA. E gjithë bota e futbollit është ngritur kundër Rusisë, sanksionet vijojnë në bllok. Në dilemë mbetet vetëm federata e tenisit, sportit individual, teksa Medvedev u shpall kampion dy ditë më parë në një nga ‘slamet’ e radhës dhe gjithashtu u ngjit në krye të renditjes (ranking) botëror, si numri një i tenisit. Komiteti Olimpik Ndërkombët­ar (IOC) u ka rekomandua­r të gjitha Federata Ndërkombët­are Sportive dhe vendeve që organizojn­ë evente ndërkombët­are që të mos lejojnë pjesëmarrj­en e sportistëv­e rusë dhe bjellorusë. Kjo, për shkak të luftës që Rusia ka nisur prej disa ditësh në Ukrainë. Ky është vendimi i dytë që IOC merr kundër këtyre dy shteteve, pas atij të anulimit të çdo eventi sportiv ndërkombët­ar në Rusi e Bjellorusi, vendim marrë katër ditë më parë. Më herët janë pezulluar nga garat e Formula 1, Eurovision dhe finalja e Champions League, që do zhvillohej në Shën Petersburg, më 28 maj dhe u transferua në paris.

Këto vendime kanë marrë edhe mbështetje­n dhe ‘ovacionet’ e mediave sportive evropiane. “Të përzënë”, “Koha e Putin”, “Rusia jashtë nga gjithçka”, “Jashtë”, janë vetëm disa nga titujt e mediave, që kanë si cover edhe foton e Vladimir Putinit.

Trajneri i Rusisë i pezmatuar: Kishim një ëndërr, i humbëm të gjitha shpresat! Valeri Karpin, trajneri i përfaqësue­ses Ruse, ka reaguar pas vendimin të FIFA-s, që

përjashtoi këta të fundit nga Botërori i Katar 2022, faza play-off: “Është e kotë të themi që jemi të gjithë të zhgënjyer. Sigurisht që prisnin të fitonim ndeshjet e playoff, do të ishim të vendosur në fushë. Është një mëkat për lojtarët të cilët ëndërronin të ishin në Botëror, tani i kanë humbur të gjithë shpresat.

Shpresojë që sanksionet e FIFA-s dhe UEFA-s mund të hiqen së shpejti dhe që futbollist­ët rus të rikthehen në skenën ndërkombët­are”, u shpreh ndër të tjera Karpin. Rusia ishte caktuar për t’u ndeshur me Skocinë fillimisht në ndeshjet e marsit për një vend në Botërorin e nëntorit të këtij viti në Katar dhe më tej në finalen me një mes Suedi-Poloni. Nga këto përballje del vetëm një fituese në fund për në Boteror, teksa rusët tashmë kanë humbur këtë garë dhe të tjerat në vijim, deri në vendim të dytë të UEFA-FIFA.

Vëmendja në këto momente është e gjitha e zhvendosur tek lufta që po ndodh në Ukrainë, ku Rusia ka dërguar trupat ushtarake duke shkaktuar dëme të mëdha edhe në aspektin njerëzor. Edhe bota e futbollit nuk mund t’i shmanget konfliktit në Ukrainë, ndërsa janë përçuar mesazhe paqeje para startit të ndeshjeve në kampionate­t kryesore të Europës. Ndërkohë, protagonis­t së fundmi në lidhje me temën e luftës është bërë trajneri i Chelsea, Tomas Tuchel, i cili duket se është lodhur nga pyetjet e gazetarëve të cilat nuk kishin lidhje me futbollin, duke theksuar se ai nuk është një politikan për të komentuar mbi ngjarjet e fundit që po ndodhin në Ukrainë. Kjo, edhe për shkak se president i skuadrës është manjati rus, Roman Abramovich dhe gjermani s’ka dashur të hyjë në polemika me rrisk juridik apo legal për kontratën e tij. “Më dëgjoni ju lutem, tani duhet të ndaloni me këto pyetje. Unë nuk jam një politikan, unë mund ta përsëris se ndihem keq për atë që po ndodh. Nuk kam përjetuar asnjëherë luftën, ndaj edhe të flas për të ndihem i privilegju­ar teksa jam këtu duke qëndruar në paqje. Unë bëj më të mirën, por duhet të ndaloni me këto pyetje sepse nuk kam asnjë përgjigje”, u shpreh Tuchel.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania