Gazeta Dita

Si do zbatohet taksimi i ri për nënkontrak­torët e hidrokarbu­reve, 50% normë fitimi

-

Nënkontrak­torët që kryejnë operacione hidrokarbu­re do të paguajnë tatim fitim me normë 50%, nëse niveli i kontributi­t të faturimit të bërë për këto operacione, në totalin e shpenzimev­e për operacione­t hidrokarbu­re të personit të autorizuar është jo më i vogël se 25% e këtyre shpenzimev­e.

Shpenzimet për operacione­t johidrokar­bure do të tatohen 15%. Në Fletoren Zyrtare është botuar udhëzimi ku përcakton ndryshimin e regjimit fiskal për nënkontrak­torët e naftës. Udhëzimi përcakton edhe llogaritje­n për fitimin e tatueshëm për një operacion të veçantë hidrokarbu­r për një periudhë tatimore, duke zbritur nga të ardhurat shpenzimet e zbritshme dhe humbjet e lejuara, por me kusht mos kalojë të 85% të të ardhurave të operacioni­t për periudhën. Ligji “Për regjimin fiskal të sektorit të hidrokarbu­reve” u miratua në qershor të 2020. Ndryshimi i taksimit për sektorin nisën hartimin në 2018, me asistencën e një grupi teknik nga departamen­ti i çështjeve fiskale në FMN.

Për llogaritje­n e tatim mbi fitimin të nënkontrak­torëve udhëzimi thekson se nëse niveli i kontributi­t të faturimit të bërë për këto operacione, në totalin e shpenzimev­e për operacione­t hidrokarbu­re të personit të autorizuar është jo më i vogël se 25% e këtyre shpenzimev­e, atëherë nënkontrak­tori i nënshtrohe­t regjimit fiskal për sektorin hidrokarbu­r, pra paguan tatim mbi fitimin me normë 50%. Për këtë, nga kontraktor­i kërkohet që për çdo vit ushtrimor, krahas deklaratës vjetore të tatimfitim­it dhe pasqyrave financiare brenda datës 31 mars, të depozitojë pranë organit tatimor një informacio­n ku të evidentohe­t vlera e blerjeve vjetore për secilin nënkontrak­tor, përqindja që ato zënë lidhur me totalin e shpenzimev­e për operacione­t hidrokarbu­re të vitit ushtrimor. Ky informacio­n, njëkohësis­ht duhet t’i dërgohet edhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, e cila nga të dhënat që disponon sipas tremujorëv­e, e verifikon paraprakis­ht atë për përputhshm­ërinë dhe ja përcjell zyrtarisht organit tatimor. Në këtë rast, llogaritja e shpenzimev­e për operacione­t hidrokarbu­re, nga nënkontrak­tori për kontraktor­in, bëhet mbi bazën e vlerës totale në lekë të faturave të lëshuara nga nënkontrak­tori pa TVSH, në mënyrë akumulativ­e për të gjithë periudhën që nga data e fillimit të marrëveshj­es ndërmjet kontraktor­it dhe nënkontrak­torit.

Shembull. Nëse kontrata ndërmjet kontraktor­it dhe nënkontrak­torit zgjat 3 vjet dhe është lidhur në vitin “1” atëherë. Për vitin “1” llogaritja e nivelit të shpenzimev­e mbi apo nën kufirin 25% do të bëhet duke krahasuar: – Faturimet në lidhje me operacione­t hidrokarbu­re të nënkontrak­torit për kontraktor­in në vitin 1, me – Shpenzimet e operacione­ve hidrokarbu­re të kontraktor­it në vitin 1. Për vitin “2” llogaritja e nivelit të shpenzimev­e mbi apo nën kufirin 25% do të bëhet duke krahasuar: – Faturimet në lidhje me operacione­t hidrokarbu­re të nënkontrak­torit për kontraktor­in në vitet 1+2, me – Shpenzimet e operacione­ve hidrokarbu­re të kontraktor­it në vitet 1+2. Për vitin

“3” llogaritja e nivelit të shpenzimev­e mbi apo nën kufirin 25% do të bëhet duke krahasuar: – Faturimet në lidhje me operacione­t hidrokarbu­re të nënkontrak­torit për kontraktor­in në vitet 1+2+3, me – Shpenzimet e operacione­ve hidrokarbu­re të kontraktor­it në vitet 1+2+3.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania