Gazeta Dita

KRAHËSI I MEMALIAJVE, UKRAINA, UJKU PUTIN DHE BUNKERËT E ENVERIT

- Sefer Pasha

Kam ardhur në Krahës për një veprimtari kushtuar dëshmorit të Policisë së Shtetit Mirjan Hoxha nga fshati Levan, por Përroi i Fushës dhe lugina e Vjosës me mbushën me motive të lëngshme nga jeta e krahësitëv­e që gurgullon drama dhe këngë. Njeriu që më shoqëron quhet Shyqyri Hysi, profesor në universite­tin “Eqerem Çabej” në Gjirokastë­r. Shyqyriu me mahnit me karizmën e tij. Edhe kur flet për qokën e dëshmorit sikur aktron. I tralls bukur hallet e tepelenasv­e, të cilave u bën një lexim diagonal. Është e shtunë dhe në Krahës bëhet pazari i tërë zonës. Krahësiotë­t blejnë e shkëmbejnë mallra sidomos ato të gjësë së gjallë. Shyqyri Hysi më tregon dhe unë mbaj ndonjë shënim. Banorët bëjnë tregti dhe e gjejnë kohën të flasin për Ukrainën. Një bari nga Kalivaçi ka varur në vithet e mushkës një portret të Putinit. Fytyrën e Putinit e ka ngjyer me krem bajge. Shumë tregtar të vegjël, dhe ata që shesin nga një kaçup me gjizë, e quajnë Putinin ujk dhe të tjerë gomar. Flasin me admirim për Presidenti­n e Ukrainës Zelensky sikur ai të ishte krahësiot. Këndohen këngë trimërie për të. Zelensky nuk e braktisi popullin e tij. Lufton bashkë me të. Më duken të çuditshëm kur thonë që t’i sjellin refugjatët ukrainas dhe në fshatrat e Memaljaive. Jemi gati tua hapin shtëpitë. Por ukrahinasi­t duhet ta mbajnë kokën lart. Të mos dorëzohen. Dhe në luftë të këndojnë. Dhe mes zhurmës së pazarit tregojnë një histori të hershme. Pas liqenit të Krahësit është Përroi i Zi. Aty ka shumë mistere. Druvarët i mbanin mushkat të lëshuara edhe pse kishte tufa me ujqër. Por ujqërit nuk u afroheshin mushkave të druvarëve. Kjo ndodhte se midis druvarëve njëri ishte këngëtar i madh i Përroi të Zi. Dhe kur këndonte druvari tufat me ujqër iknin për në malet e Beratit. Dhe mushkat nuk i gjente gjë. Punën e druvarit e bënin të tjerët. Ai vetëm këndonte. Kënga e tij ruante mushkat. Por ajo që nuk më pëlqen në këto biseda ishin ato që lidhen me bukerët e Enverit. Kemi nisur t’i pastrojmë bunkerët thonë ata se lufta mund të vij dhe në brigjet e lumit të Vjosës. Sikur i kanë ngritur veshët serbët. Sodis tregimet që mi thotë Shyqyri Hysi. Me ne bashkohet dhe doktori i shkencave Zaho Golemi. Unë i pyes për rrënjën e fjalës “Krahës”. Përgjigjet Zaho Golemi, i cili është në qendrën studimore të Akademisë së Sigurisë. Fjala “Krahës” pas shumë përpjekjes­h në fushë kërkimesh të mbështetur në parime e metoda shkencore të mirëfillta mbi çështjet e etimologji­së së gjuhës shqipe ka në rrënjë të saj fjalën shqip “KRAH”(vend, anë, drejtim për të ecur diku, mbrojtje, mbështetje të gjymtyrëve të sipërme të trupit të njeriut nga supi deri tek dora, krah për krahu së bashku). Edhe fjala “Krahanë” këtu e ka burimin. Që do të thotë se një grup njerëzish mbajnë krahun e dikujt. Edhe fjala tjetër “Krahas”(sikur t’i shtonim zanoren “ë”) do të lexohej për krahësh, duke kapur njëri - tjetrin nga krahët. Mbi Krahës duket sikur ka rënë dëborë. Kanë çelur bajamet dhe kulumbritë. Edhe pse ka shqetësime për emigrimin e egër dhe për faktin që nuk ka martesa dhe lindje krahasiotë­t punojnë. Ndërtohen vila. Ngrihen vreshta me ullinj e rrush. Janë hapur disa punishte qumështi. Ka tufa të shumta me bagëti. Po zhvillohet turizmi malor. Njëri nga piktorët e Tepelenës më tregon një pikturë të aktorit të madh Leonardo Di Kapri. Aktori i Hollivudit mori në mbrojte lumin e Vjosës. Të mos preket kjo pasuri e madhe e natyrës shqiptare. Piktura e tepelenasi­t për Leonardo Di Kaprin më emocionon. Të përgjëruar pas lumit të Vjosës vdiqën para kohe poetët Qazim Shemaj dhe Petrit Rukaj. Poeti Qazim Shemaj, i cili anës Vjosës kalonte një pjesë të kohës ka lënë në dorëshkrim vëllimin: “Më varrosni në brigjet e Vjosës”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania